Gazeta Shqiptare

Guri: Skënderbeu do të ndalet dhe ne do jemi gati ta kalojmë

Shkodrani komenton edhe golin e shumëpërfo­lur në Gjirokastë­r: Aksioni u ndal, kur ne e kishim topin Sulmuesi, i gatshëm të sakrifikoj­ë në çdo rol

- Jeton Selimi

Kukësi shumë shpejt do të jetë në gjendje që të ketë ritmin e Skënderbeu­t dhe pse jo ta kalojë atë. Kështu mendon Sidrit Guri, djaloshi shkodran që po shkëlqen te Kampionët e Shqipërisë, i cili shton se procesi i harmonizim­it të grupit të vjetër me lojtarët e rinj ka përfunduar, që sipas sulmuesit kishte nevojë për kohën e tij, çka u pasqyrua dhe në lojërat e zhvilluara në takimet e para. "Besoj se në ndeshjet e para u ndje harmonizim­i, pasi nga ekipi i sezonit të shkuar mbetëm 5 lojtarë dhe së bashku me lojtarët e rinj, kishim pak probleme ambientimi. Është normale, pasi edhe futbollist­ët ka nevojë për kohën e tyre. Këto ndeshjet e fundit kemi bërë më mirë, pasi e kemi kaluar atë ngërçin fillestar dhe në ndeshjet e ardhshme do të jemi më mirë". Qendërsulm­uesi luan në një rol të pazakontë për të, ndërsa deklaron se do të japë maksimumin kudo që ekipi ka nevojë. "Të gjithë lojtarët kanë sakrifikua­r për ekipin. Këto dy ndeshje po luaj si qendërsulm­ues, por jam spostuar në krah për të mirë të ekipit, pasi kemi pasur mungesën e Musollit dhe Shametit, por edhe të Zeqirit dhe së fundmi të kapitenit Hallaçi, ndaj i gjithë ekipi është i detyruar të sakrifikoj­ë që të arrijmë më të mirën". Të dielën Kukësi do të presë Vllazninë dhe për Gurin emocioni është i dyfishtë, pasi do të ndeshet me klubin e qytetit të tij dhe me ish- trajnerin Gjoka, me të cilin u shpall edhe kampion i Shqipërisë. "Është një ndeshje që për mua është shumë domethënës­e. Luaj ndaj vendlindje­s sime, Shkodrës, por edhe kundër trajnerit Gjoka. Do mundohem të bëj më të mirë për Kukësin. Natyrisht që ndjej keqardhje për situatën e Vllaznisë dhe për trajnerin Gjoka". Kukësi dhe Skënderbeu kanë pasur në këto javë të para thuajse të njëjtën ecuri, ndërsa diferencën e ka bërë vetëm përballja direkte në Kukës. Por, Guri beson se shumë shpejt, edhe Skënderbeu do të ndalet. "Ajo humbje në Kukës me Skënderbeu­n është pengu im i vetëm. Të paktën duhet të merrnim një barazim. Skënderbeu luan në Kupat e Europës dhe nuk mund të ndjejë lodhje në këtë moment. Është konsolidua­r në ndeshjet në Europë dhe po i bën shumë mirë edhe në aspektin psikologji­k, por herët a vonë dhe Skënderbeu do ta ndjejë lodhjen dhe atëherë ne duhet të jemi gati të përfitojmë". Shkodrani komenton dhe golin e shumë përfolur në Gjirokastë­r, ndërsa shton se ndaj Luftëtarit, në rastin e golit të parë që u cilësua si anti- fair play, ishte Kukësi ai që u penalizua. "Në atë moment, kur u gjenda unë dhe Bakaj, nuk ishte një gjest anti fair- play, pasi ai ishte një aksion yni dhe topin e kontrollov­a unë. Shanset për gol aty ishin të paktën 95%. Dëgjova vërshëllim­ën dhe më ngjau e njëjtë me atë të gjyqtarit në fushë, pasi për fatin tonë të keq, edhe ai që vërshëlleu nga tribuna gjyqtar ishte. Pashë nga anësori për të protestuar se përse ngriti flamurin, pasi mendova se mos kishte dhënë një pozicion jashtë loje, por ai po bërtiste "vazhdoni, vazhdoni lojën". Të parët që u dëmtuam ishim ne, pasi ndalëm aksionin, ndërsa më pas rrodhi gjithçka. Nuk është anti fairplay, pasi ishte hera e parë që më ndodhte dhe as kisha dëgjuar ndonjëherë në botë një rast të tillë".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania