Gazeta Shqiptare

Lu: ‘ Tahiri’, drejtësi. Askush s’është mbi ligjin

Ambasadori i SHBA: Shumë politikanë shqiptarë i kanë shpëtuar drejtësisë në këto 27 vite “Në komunizëm burgoseshi­n të pafajshëm. 27 vjet krime nga të majtë e të djathtë”

- Valentina Madani

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, theu dje heshtjen, duke u përfshirë në debatin e fortë të çështjes "Tahiri". Pa tone kritike, por me mesazhe të qarta dhe të drejtpërdr­ejta, diplomati amerikan u përfshi dje në ato që ai i quajti "polemika rreth ish- ministrit të Brendshëm", duke bërë kontrastin para dhe pas diktaturës në Shqipëri dhe gjyqeve në kohën e Enverit. Ambasadori Lu rikthehet pas në kohë, duke kujtuar periudhën e komunizmit, ku sipas tij, njerëz të pafajshëm dërgoheshi­n në burgjet më të tmerrshme. Për këtë, diplomati amerikan kërkon që më parë të zbardhet e vërteta, referuar kërkesës së Prokuroris­ë për Krime të Rënda për arrestimin e ishministr­it të Brendshëm si i përfshirë në trafik ndërkombët­ar të lëndëve narkotike. Duke kërkuar përfshirje­n qytetare në shërbim të së vërtetës, ambasadori amerikan i qëndroi deklaratës njësoj si Hojt Brajan Ji: "Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin". Në një takim me Këshillin Zëdhënësja e Komisionit Europian, Maja Koçijançiç u shpreh dje për çështjen "Tahiri". "Ju e dini që Komisioni Europian përgatit raportin e tij vjetor, ku kjo do të jetë në një vëzhgim të rreptë, duke qenë se lufta kundër krimit të organizuar dhe reforma e drejtësisë janë prioritete", u shpreh ajo në një konferencë për shtyp, e pyetur nga gazetarja Erisa Zykaj.

Rinor të Ambasadës, Donald Lu përmendi se Shqipëria është përballur prej 27 vitesh me problemin e turpshëm të politikanë­ve të fuqishëm, nga të dyja kahet politike, që kanë kryer krime të tmerrshme dhe i kanë shpëtuar drejtësisë. "Brezat e kaluar kanë dështuar, por ju do të keni suk-

ses. Ju do të mposhtni korrupsion­in. Por së pari, më lejoni të them dy fjalë në lidhje me polemikat aktuale rreth ish- ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Të gjithë ju jeni duke parë të shkruhet historia në këtë vend. Ajo që dini është se në komunizëm, Shqipëria kishte problemin e turp- shëm të udhëheqësv­e komunistë, që dërgonin njerëz të pafajshëm në burgjet më të tmerrshme në Spaç, në Burrel dhe në Qafë Bar. Në 27 vitet e fundit, ky vend është përballur me problemin e turpshëm të politikanë­ve të fuqishëm nga e djathta dhe nga e majta, që kanë kryer krime të tmerrshme dhe i kanë shpëtuar drejtësisë, pa pushim", deklaroi z. Lu. Ai shtoi: "Nuk do të ishte e përshtatsh­me për mua të them nëse Saimir Tahiri është fajtor apo i pafajshëm. Por, është jashtëzako­nisht e rëndësishm­e që ju si drejtues të shoqërisë civile, ju si të rinj dhe ju si qytetarë të Shqipërisë të zbuloni të vërtetën. E drejta për të ditur të vërtetën nuk i përket asnjë partie politike. U përket qytetarëve të Shqipërisë. Ju nuk jeni gjyqtarë apo prokurorë, por jeni njerëz që votoni. Ju i dhatë besimin tuaj këtij personi si anëtar i Kuvendit dhe si ministër i lartë i kabinetit. Është përgjegjës­ia juaj të kërkoni që publiku të dijë të vërtetën për këtë çështje. Nëse është i pafajshëm, njerëzit duhet ta dinë këtë. Nëse është fajtor, ai duhet të përballet me drejtësinë", theksoi ambasadori Donald Lu.

 ??  ?? Seancë parlamenta­re
Seancë parlamenta­re
 ??  ?? Ambasadori amerikan, Donald Lu
Ambasadori amerikan, Donald Lu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania