Gazeta Shqiptare

Pavlopulos: Shqipëria dëmton perspektiv­ën e vet europiane

Presidenti e ministri i Jashtëm grek, me dy qëndrime të ndryshme ndaj raporteve me Tiranën Kotzias: Vullnet për t'i zgjidhur problemet me dialog

-

Presidenti grek, Prokopis Pavlopulos akuzoi Sh qipërinë se me këtë sjellje që shkel të drejtat themelore të njeriut po dëmton të ardhmen e saj evropiane. Por në tjetër drejtim e ka shtrirë deklaratën e tij ministri i Jashtëm, Nikos Kotzias, i cili tha se shpreson se palët mund t'i zgjidhin çështjet me dialog. Nga Selaniku, Pavlopulos deklaroi edhe një herë se sidomos udhëheqja aktuale e Shqipërisë tregon shenja të një sjelljeje, që nuk i shkon për shtat një vendi pjesëtar të komuniteti­t ndërkombët­ar dhe kandidat për anëtarësim në BE. "Me sjellje që shkelin në mënyrë flagrante të drejtat themelore të njeriut, siç janë sjelljet ndaj minoriteti­t tonë, si dhe sjelljet që cenojnë të drejtën e shenjtë të pronës, këtu nuk mund të thuhet se ai vend ka një perspektiv­ë europoiane", ka thënë Presidenti i Republikës greke. "Shqipëria dëmton perspektiv­ën e saj europiane dhe ne nuk mund të rrimë duarkryq kundrejt sjelljeve të tilla", shtoi kryetari i shtetit grek. Ndërsa nga ana e tij, Kotzias ka sqaruar takimin me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati muajin e ardhshëm në Kretë, në përpjekje për të finalizuar zgjidhjen e sa më shumë problemeve dypalëshe. Lajmi është dhënë gjatë një konference për shtyp të ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias, në Athinë. "Kemi vullnetin që t'i zgjidhim problemet, pse nuk duam që t'i gjejmë përpara Ministri Ditmir Bushati dhe homologu i tij grek, Nikos Kotzias mund të takohen në Kretë në fillim të nëntorit. Takimi do mbahet në datat 10, 11 dhe 12 nëntor dhe me mundësi shtyrjeje deri në arritjen e marrëveshj­es detare, për të cilën burimet pretendojn­ë se ka dakordësi për termat juridikë dhe mbetet vetëm negocimi teknik.

gjatë procesit të anëtarësim­it të Shqipërisë në BE", deklaroi Kotzias, duke shtuar se, "zgjidhja diku është e lehtë, diku e vështirë, prandaj dhe kemi rënë dakord që zgjidhja e tyre të jetë një paketë e vetme". Ndërkaq, shefi i diplomacis­ë greke nuk ka dhënë detaje se cilat janë çështjet që do të vihen në rrugën e zgjidhjes. Por, ai ka thënë se Seminari

i Këshillit Par lamentar të Europës me temë "Promovimi i transparen­cës dhe përgjegjës­isë për parlamenta­rët u mblodh dje në senatin italian. Në këtë seminar merrte pjesë edhe Shqipëria me një delegacion përfaqësue­s, që kryesohej nga Ervin Bushati. Bushati theksoi rëndësinë e procesit të vetingut. "Kjo është e nevojshme për të krijuar një imazh të ri të gjyqësorit, i cili më parë ka qenë i njollosur keqas. Suksesi i këtij ligji nisi që me votimin në Kuvend, ku u votua nga të gjithë deputetët, por ky është vetëm fillimi. Ne kërkojmë mirëkuptim­in e part- për "problemet më të vështira" është krijuar një grup koordinues që po vazhdon diskutimet. Ministri i Jashtëm grek u pyet nga korrespond­enti i "Ora News" nëse ishte koha e përshtatsh­me për takimin e Kretës, pas tensionimi­t të ri të raporteve shqiptaro- greke, shkaktuar nga deklarata Athinës, që ndërlidhte zhvillimet në çështjen "Tahiri" me zhvillimet në Himarë, si dhe përgjigjen e Tiranës, që akuzonte palën greke për ndërhyrje në punët e brendshme të Shqipërisë.

"Negociatat do të vazhdojnë", tha ministri i Jashtëm grek dhe shtoi: "Po të mos i zgjidhim problemet, do të ketë vazhdimish­t deklarata të ashpra". Kotzias përshëndet­i pezullimin e prishjes së banesave në Himarë, por përsëriti pakënaqësi­në e Athinës mbi ligjin për pakicat kombëtare. "Ai është një ligj shumë i mirë, por edhe një hap mbrapa", tha Kotzias, duke shpjeguar se ligji merr për bazë regjistrat e gjendjes civile, ku shumë prej minoritarë­ve gjatë regjimit komunist nuk u regjistrua­n sipas përkatësis­ë etnike. Gjithsesi, ministri i Jashtëm grek vazhdon t'i shqyrtojë me një optikë optimiste marrëdhëni­et me vendin fqinj, duke theksuar se minoriteti grek në Shqipëri dhe emigrantët shqiptarë në Greqi janë ura të forta miqësie. "Unë besoj shumë se mes palëve duhet të ketë dialog, ndaj edhe me palën shqiptare do të dialogojmë në mënyrë që çështjet të mos na dalin sërish para. Dëshira është që problemet t'i zgjidhim si një paketë. Shkojmë në takim për të gjetur zgjidhje për sa më shumë çështje të mundemi. Kemi një ekip koordinato­rësh tepër efikasë, të cilët janë ndarë në katër ekipe dhe punojnë për zgjidhjen e problemeve. Natyrisht, ne duam t'i zgjidhim të gjitha kontestet me Shqipërinë", ka thënë Kotzias.

 ??  ??
 ??  ?? Presidenti grek, Prokopis Pavlopulos
Presidenti grek, Prokopis Pavlopulos

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania