Gazeta Shqiptare

Aksion në Dibër, arrestohen 5 persona, parandaloh­et edhe vrasja për borxhin

-

DIBËR - Mbrëmjen e së mërkurës, policia e Dibrës ka parandalua­r përshkallë­zimin e një konflikti, duke arrestuar një person e sekuestrua­r armën e zjarrit me fishek në gojë, gati për qitje. Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë zbardhur 6 vjedhje, si dhe është goditur një rast i prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. Në pranga kanë përfunduar 5 persona, si dhe është shpallur në kërkim një tjetër. Për këto ngjarje janë sekuestrua­r armë zjarri, automjete, motorçikle­ta, lëndë narkotike e bimë narkotike të kultivuara. Sipas bluve, pas marrjes së informacio­nit për një konflikt të ndodhur në orët e pasdites midis dy personave në fshatin Shumbat, njësia Sllovë, konflikt i cili po përshkallë­zohej në orët e mbrëmjes, ku njëra palë kishte një kallashnik­ov me vete, është ndërhyrë menjëherë. Në pranga ka përfunduar shtetasi Jetmir Kade, banues në Shumbat. Mësohet se 35vjeçari ishte konfliktua­r me shtetasin A. D., për një shumë prej 9 mijë lekësh që ky i fundit ia kishte borxh. Kade kishte marrë armën dhe dyshohet se ka qëlluar në ajër para banesës së tij dhe më pas kishte shkuar rreth 300 m larg banesës për t'u sqaruar me shtetasin A. D. Ndërhyrja në kohë e policisë ka bërë të mundur parandalim­in e një krimi të mundshëm. Po si rezultat i punës profesiona­le, policia e Dibrës ka zbardhur dhe dokumentua­r 6 raste të vjedhjes së pronës. Konkretish­t, në vijim të operacioni­t të nisur tri ditë më parë ku u arrestua një prej autorëve, Edison Çuku, 23 vjeç, banues Dobrovë ( i dënuar më parë për vjedhje), blutë ndaluan dhe 22- vjeçarin Gentjan Ismaili, banues në njësinë administra­tive Melan ( i dënuar më parë për vjedhje). Për këta dy shtetas është dokumentua­r me prova ligjore autorësia e 6 rasteve të vjedhjeve të ndodhura më parë. Gjithashtu, policia e Dibrës ka arrestuar F. Ç., 28 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për vjedhje. Në pranga ka përfunduar edhe Imer Lamallari, 50 vjeç, banues në fshatin Vasie, njësia administra­tive Kala e DodësDibër. Ndërsa, është shpallur në kërkim djali i tij 26- vjeçar, pasi gjatë kontrollit të ushtruar para banesës janë gjetur të kultivuara disa bimë kanabis. Kurse, në stallën e bagëtive u gjet një fuçi plastike me bimë të thara kanabisi, me peshë 3 kg e 30 gr.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania