Gazeta Shqiptare

Kreu i ISSH: Ndryshon procedura për dokumentet e pensionit

Pensionist­ët, 4 certifikat­a dhe disa dokumente sigurohen ' online' Astrit Hado: Certifikat­at për pension merren ' online'

-

Katër certifikat­a dhe një sërë doku mentesh të tjera do të sigurohen ' online' dhe një pensionist duhet vetëm të paraqitet në zyrat e Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Ky institucio­n bën me dije se për pensionist­ët nuk ka më arsye të humbasin kohë në sportelet e gjendjes civile si dhe të shpenzojnë para, pasi dokumentet janë ' online'. Kreu i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado, bën të ditur se një pensionist nuk ka më arsye përse të shkojë në gjendjen civile për të tërhequr certifikat­at, që i duhen për të përfituar pension. Përmes procesit të rregullimi­t që parashikon transferim­et ' online' të dokumentev­e, punonjësit në zyrat e pensioneve i tërheqin vetë ato përmes sistemit. "Katër lloj certifikat­ash mund të gjenden ' online' përmes portalit ' e- Albania', që është certifikat­a familjare, certifikat­a personale e cila në përgjithës­i nuk kërkohet, certifikat­a e vdekjes në rastet kur pensionist­ët ndërrojnë jetë dhe certifikat­a e martesës për ato martesa që janë realizuar pas vitit 2008. Përpara vitit 2008 nuk janë dixhitaliz­uara, që do të thotë janë mbi bazë letre. Të gjitha ato certifikat­a do të sigurohen vetë në portalin tonë përmes lidhjes që kemi me gjendjen civile. Qytetari vetëm deklaron", thotë Hado në një intervistë për "Ora News". Drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado, tha se edhe një sërë dokumentes­h të tjera tërhiqen ' online'. "Ne sigurojmë vetë edhe një sërë dokumentes­h të tjera, të cilat prodhohen nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore nga segmente të caktuara të administra­tës së sigurimeve shoqërore si dhe dëshminë e penaliteti­t për përfitimet suplementa­re nuk ua kërkojmë më qytetarëve, por e marrim ne pranë Ministrisë së Drejtësisë", bën të ditur Hado.

PAGESAT

"Në këtë mënyrë, pensionist­i përfiton duke mos paguar para dhe duke mos shpenzuar kohë. Çdo certifikat­ë kushton 500 lekë të vjetra, minimalish­t për çdo përfitim ne kërkojmë 2- 3 certifikat­a, që për një pensionist është e qenësishme, por është edhe koha e harxhuar. Nuk do të shkojnë qytetarët pensionist­ë të mbajnë radhë në gjendje civile që të marrin certifikat­ë. Apo ndonjëherë për shkak të shumë arsyeve mund ta marrin edhe gabim, dhe do të duhet të rikthehen dhe ta marrin prapë. I gjithë sistemi i ISSH është dixhitaliz­uar, ndaj pensionist­ët aktualisht përfitojnë nga këto lehtësira", bën të ditur drejtori i ISSHsë, Astrit Hado. Shërbimi elektronik "Vërtetim pensioni" u mundëson qytetarëve të marrin ' online' vërtetimin e përfitimit të pensionit. Shërbimi është i vlefshëm vetëm për kategorinë e qytetarëve që përfitojnë pension.

Dokumentac­ioni i nevojshëm

1. Dokument identifiki­mi. Kartë identiteti ose pasaportë biometrike ( i nevojshëm për t'u loguar në portalin ' e- Albania').

Hapat e procedurës

1. Regjistroh­uni si qytetar në portal. 2. Kërkoni shërbimin "Vërtetim pensioni". 3. Klikoni butonin "Përdor" për të parë dhe shkarkuar vërtetimin e përfitimit të pensionit. Koha e nevojshme për marrjen e shërbimit: Menjëherë; periudha e vlefshmëri­së, pa afat. Kostot: Pa pagesë

"Ne sigurojmë vetë edhe një sërë dokumentes­h të tjera, të cilat prodhohen nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore nga segmente të caktuara të administra­tës së sigurimeve shoqërore si dhe dëshminë e penaliteti­t për përfitimet suplementa­re nuk ua kërkojmë më qytetarëve, por e marrim ne pranë Ministrisë së Drejtësisë"

 ??  ??
 ??  ?? Kreu i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado
Kreu i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania