Gazeta Shqiptare

Arrestohet Artan Dekovi, i dënuar me 8 vjet burg për një plagosje në vitin 2014

Dy javë më parë Berisha publikoi denoncimin e qytetarit dixhital

-

SHKODËR - Një 45- vjeçar i shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje është arrestuar dje nga policia e Shkodrës. Bëhet fjalë për Artan Dekovin, i cili më 10 tetor të këtij viti u përmend nga ishkryemin­istri Sali Berisha në një status të tij në "Facebook". Sipas Berishës, qytetari digjital denoncoi rastin e Artan Dekovit, i cili nuk arrestohej për shkak se është djali i xhaxhait të shefit të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ( SHÇBA) në policinë e Shkodrës. 16 ditë pas këtij denoncimi, blutë e qytetit verior prangosën 45- vjeçarin, banues në lagjen "Dobraç". Ndërkohë, burime zyrtare nga policia lokale bënë me dije se Artan Dekovi është i

QYTETARI DIGJITAL

"Përshëndet­je z. Doktor, jam një oficer policie në Komisariat­in e Policisë Shkodër. Nuk mundemi të japim informacio­n për një person në kërkim Artan Dekovi i dënuar me 12 vjet burgim, pasi është djali i xhaxhait të shefit të SHÇBA në Drejtorinë e Policisë Shkodër, Arben Dekovi. Ky person lëviz i armatosur në qytet dhe nuk e ndalon njeri, sepse kemi frikë nga shef Arbeni. Ju lutem publikoje, por anonim".

dënuar me 8 vite burg për një ngjarje të ndodhur më 29 mars të vitit 2014 në qytetin e Shkodrës. Mësohet se Dekovi u shpall në kërkim më 30 mars

të 2014- ës, pasi plagosi me armë zjarri shtetasin Anton Dakaj. Policia në atë kohë bëri të ditur se procedimi ndaj Artan Dekovit filloi sepse ky sh- tetas pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, në një lokal "Bar- Bufe" në lagjen "Partizani" Shkodër, qëlloi me armë zjarri 42- vjeçarin Dakaj, banues në Shkodër. Në momentin kur ndodhi ngjarja, ky i fundit ishte duke pirë kafe me vëllain e tij në zonën e njohur "Rus". I plagosuri Anton Dakaj mori një plumb në këmbë, i cili i preku arterien kryesore. Ndihma e shpejtë e mjekëve bëri që ai të shpëtojë. Pavarësish­t se i mbijetoi vdekjes, Dakaj mbeti invalid. Pas ngjarjes janë zhvilluar se- ancat gjyqësore dhe në përfundim, agresori Artan Dekovi u dënua me 8 vite burg. Vetëm pas 3 vitesh e gjysmë, në kërkim policor u bë e mundur kapja e 45- vjeçarit. "Me datë 26.10.2017 nga Sektori i Krimeve të Rënda në D. V. P. Shkodër, në bashkëpuni­m me forcat e Komisariat­it të Policisë Shkodër, pas informacio­neve të marra në rrugë operative dhe një operacioni të mirorganiz­uar, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim: Artan Dekovi. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, ka vendosur masë sigurimi arrest në burg, me vendim nr. 51- 2016- 3890 datë 14.09.2016 me 8 vite burg, për veprat penale "Plagosja e rëndë me dashje" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit".

 ??  ?? Vendi ku ndodhi plagosja në 2014- ën
Vendi ku ndodhi plagosja në 2014- ën

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania