Gazeta Shqiptare

Modernizoh­et transporti publik, nis testimi i autobusit të parë elektrik

Veliaj: Kompanitë private të fillojnë porositë

-

Ka

nisur testimi i auto busit të parë elektrik, çka shënon një hap më tej drejt modernizim­it të transporti­t publik në kryeqytet. I pranishëm në këtë ngjarje ka qenë edhe kryebashki­aku Erion Veliaj i shoqëruar nga ministri i Infrastruk­turës dhe Energjetik­ës, Damian Gjiknuri; ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi si dhe ambasadori i Polonisë në Shqipëri, Karol Bachura. Kryetari i Bashkisë së Tiranës theksoi se me këtë teknologji, kryeqyteti po ndjek të njëjtin hap zhvillimi si dhe shumë qytete të zhvilluara në botë. Gjithashtu, ai u bëri thirrje kompanive

DEKLARATA

"Do të krijojmë një kompani publike të transporti­t, nëse operatorët privatë nuk do të na përgjigjen në këtë shkallë modernizim­i. Nga testimet e bëra në SHBA në një dekadë, një autobus kursente 500 mijë dollarë karburant, ky është një investim që vlen" - tha Veliaj.

që operojnë në fushën e transporti­t publik që të nisin sa më parë porositjen e autobusëve të kësaj teknologji­e. Në të kundërt, ai paralajmër­oi se Bashkia e Tiranës po mendon të krijojë

një kompani publike të transporti­t urban, nëse kompanitë aktuale të transporti­t nuk do t'i përgjigjen këtij standardi. "Po ju them sërish, do të krijojmë një kompani publike të transpor- tit, nëse operatorët privatë nuk do të na përgjigjen në këtë shkallë modernizim­i. Nga testimet e ndodhura në SHBA në një dekadë, një autobus kursente 500 mijë dollarë karburant, ky është një investim që vlen", - u shpreh Veliaj. Ai garantoi se përveç kostove që mund të ketë fillimisht blerja e autobusëve të rinj, futja e kësaj teknologji­e do të jetë një investim i favorshëm për të ardhmen dhe financat e operatorëv­e, kjo për faktin se ato do të punojnë me një kosto më të ulët. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi falënderoi kryebashki­akun Veliaj për ndërmarrje­n e kësaj nisme, që kontribuon për një mjedis më të pastër. Edhe ministri i Infrastruk­turës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, përgëzoi Bashkinë e Tiranës për këtë hap të rëndësishë­m të hedhur në fushën e transporti­t publik. Më tej, të pranishmit në këtë testim bënë një udhëtim me autobusin elektrik, duke parë nga afër mënyrën se si ai performon në trafikun dhe rrugët e kryeqyteti­t.

 ??  ?? Erion Veliaj gjatë testimit të autobusëve elektrikë
Erion Veliaj gjatë testimit të autobusëve elektrikë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania