Gazeta Shqiptare

Paraplegji­kët protestojn­ë para derës së kyçur të shoqatës

Adem Demushi: Kanë vjedhur plot 25 milionë lekë në kurrizin tonë Anëtarët: Po abuzojnë me fondet tona

-

Rreth 30 persona me status parapegjik pro testuan ditën e djeshme para derës së mbyllur të shoqatës së Invalidëve të Shqipërisë, duke akuzuar kreun e tyre se po abuzon me fondet. Për më tepër se 4 orë, protestues­it kanë kërkuar edhe ndihmën e forcave policore për hapjen e derës. Më tej, ata kanë hyrë brenda ambienteve dhe policia ka shoqëruar në komisariat punonjësen e shoqatës që ndodhej brenda godinës, për ta marrë në pyetje në lidhje me çështjen. Në një intervistë për "Gazeta Shqiptare", Adem Demushi, anëtar i kësaj shoqate pretendon se kreu i ' Invalidëve të Shqipërisë', Ndrek Ismaili, në bashkëpuni­m me disa të tjerë ka abuzuar me plot 25 milionë lekë, që duhet të përdoreshi­n në ndihmë të kësaj kategorie. Gjithashtu, Demushi pretendon se kanë dashur të bëjnë edhe tregtimin e karrigeve me rrota brenda ambienteve. Që prej vitit 2001, shoqata e para- tetraplegj­ikëve është vendosur në objektin dykatësh në zonën e Laprakës në kryeqytet, me vendim të bashkisë, pasi ndërtesa ish- ndërmarrje­s shtetërore administro­hej nga kjo e fundit.

Cila është arsyeja që ju protestuat?

Prej vitesh në kurrizin tonë po bëhen pazare të pista nga Ali Plaka, Qerim Stojku e i plotfuqish­mi Ndrek Ismaili, i cili është dhe kryetari i shoqatës sonë. Këto veprime abuzive i kanë kryer në bashkëpuni­m me koordinato­ren Shpresa Spahiu. Kështu që pas thirrjeve tona të shumta, vendosëm të ngremë zërin për të drejtat që na takojnë.

Ku kanë ndodhur abuz- "Pas kontrollit, auditi nga Ministria e Financave arriti në konkluzion­in se ka shkelje të mëdha financiare dhe e dërgoi çështjen për ndjekje penale. Por deri më tani nuk kemi parë asnjë veprim konkret për dënimin e abuzuesve. Mesa duket, gjithçka është mbyllur me korrupsion", - u shpreh anëtari i shoqatës.

imet sipas jush?

Një vit e gjysmë më parë, vetë Shpresa Spahiu me Ali Plakën pohuan se këtu po bëhet "kërdia", pasi plotësohen fatura fiktive për të mbuluar pisllëqet që bëjnë me paratë. Vlera e fondeve me të cilat është abuzuar arrin vlerën 25 milionë lekë të vje-

tra. Shteti këto fonde i adreson për kategorinë tonë që të na vijë në ndihmë, por kurrë nuk janë përdorur nga ne. Madje, Ismaili dëshironte të shiste plot 3500 karroca me rrota me çmim minimal 1300 euro, duke folur në emër të shoqatës. Ne i kemi të gjitha të faktuara, nuk janë thjesht pretendime të kota.

Kush e kishte kyçur derën e shoqatës?

Koordinato­rja e shoqatës, Shpresa Spahiu. Ajo i ka shndërruar ambientet e shoqatës sonë në hotel, e ka privatizua­r. Tentuam të hynim sot, por ajo nuk përgjigjej, madje as thirrjeve të policisë. Pa përdorur dhunë, hartuam një procesverb­al dhe hymë brenda, ku policia shoqëroi në rajon koordinato­ren për ta marrë në pyetje në lidhje me çështjen.

A i keni njoftuar instancat përkatëse mbi problemati­kën tuaj?

Normalisht që i kemi njoftuar, madje për këtë rast kontaktova me zv. ministren Bardhylka Kospiri, e cila më tha që të mos ndërmarrim asnjë veprim të paligjshëm. Dhe ne s'do kryejnë asnjë akt të tillë. Edhe prokuroria është në dijeni të çështjes, por nuk na ka kthyer asnjë

përgjigje sesi do të zgjidhet. Ne kemi denoncuar rastin edhe te Ministria e Financave. Kjo e fundit dërgoi një grup kontrolli auditi për të verifikuar këto fonde.

Çfarë konstatoi ky grup auditi?

Pas kontrollit, auditi nga Ministria e Financave arriti në konkluzion­in se ka shkelje të mëdha financiare dhe e dërgoi çështjen për ndjekje penale. Por deri më tani nuk kemi parë asnjë veprim konkret për dënimin e abuzuesve. Mesa duket, gjithçka është mbyllur me korrupsion.

Cilat janë kërkesat tuaja ndaj shtetit shqiptar?

Kërkojmë nga shteti shqiptar që të bëjë drejtësi dhe të zbatojë ligjet, pasi ajo që po ndodh në kurrizin tonë është e pafalshme. Shoqata e tetraplegj­ikëve është një institucio­n shtetëror dhe askush nuk ka të drejtë të abuzojë me fondet tona.

 ??  ?? Anëtarët e shoqatës duke protestuar
Anëtarët e shoqatës duke protestuar

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania