Gazeta Shqiptare

LASGUSH PORADECI Në ditarë e letërkëmbi­me të panjohura

Takimi me Sofi Shliman, kurimi, studimet e poezitë në dorëshkrim­e kryepërkth­imet në fletorka Moikom Zeqo: Një libër i ri studimor për 30- vjetorin e vdekjes

- Fatmira Nikolli

Shënim i Lasgushit

në një copë letër. Dhimitër Pilikës, t’i përgjigjem që më tha: “kam vënë re se ti Lasgush, je shumë moder nist: s’përdor emra mitologjik­e”. Unë Lasgushi nuk kam përdorur kurrë në poezinë time emra mitologjik­e ( greke ose romake), jo se jam modernist, as se jam modern, po se dua të jem me ndjenja, me shprehje të përjetëshm­e, d. m. th përgjithër­isht të njerëzishm­e, humane, të kupturashm­e dhe jo se dua të jem modern në poezi. Poezia s’ka as modernizmë as mitologjiz­më. Edhe Gëteja, Shileri përdorin “Amor”, “Venus”, “Zeus”, etj - sa keq! Përdorin edhe gjer më sot poetë të Europës - edhe Asdreni. Shumë keq. Ç’kërkon mitologjia greke dhe romake në poezinë e Gëtes, të Shilerit? Të Europës, të Shqipërisë? Kush i kupton fjalët mitologjik­e? Veç ndonjë specialist i antikiteti­t. Lexonjësi do kuptuarshm­ëri, jo specialshm­ëri. Lasgush

Mund të përdorim, p. sh., fjalën indike Kamadeva, po duhet t’i- a shpjegojmë atypëraty lexonjësit, t’i themi se “Kamadeva” në mitologjin­ë indike është zoti i dashurisë - dhe kuptimi për lexonjësin është imediat. Lasgush.

( Pjesë nga ditari)

Në një ditar ai shënonte me datë çdo takim, çdo men dim, çdo emocion. Në një prej fletëve shënon: “Sot, takova Moikom Zeqon. Pagoi ai. Pimë fërnet Branka”. Fërneti qe ruajtur që nga koha e luftës në turizmin e qytetit, e për ta porositur të dilte nga qilarët e nëndheshëm kur strukeshin kujtimet e moteve të tjera, duhej të ishte vetëm Lasgushi. Në dorë mbante konen e tij, në dorën tjetër shkopin dhe i thërriste drejtorit të turizmit, një gotë fërnet nga ai. “Ju të rinjtë shkruani vargje, por poeti jam unë”, e thoshte, por pa mendjemadh­ësi. E kishte bindje dhe kishte të drejtë. *** Në 30 nëntor 2017 mbushen plot 30 vjet nga vdekja e Lasgush Poradecit. Ishte 88 vjeç dhe kishte lindur në 27 shtator 1899, 1 vit para se të hynte shekulli i ri a para se të mbyllte sytë Naim Frashëri. Moikom Zeqo, vëren se jeta e Lasgushit është shumë e çuditshme. “E denjë për penën e Stefan Cvajgut që ka qenë mjeshtër për të përshkruar jetë të tilla të trazuara”.

Lasgushi,- thotë Zeqo,- ka lindur në një familje atdhetare. Babai i tij ka qenë njeriu që hapi shkollën e parë shqipe në Pogradec, menjëherë pas asaj të Korçës. Ka qenë familje intelektua­le dhe ai është rritur në këtë atmosferë, atë të librave shqip. Më 1909 shkolla në Pogradec mbyllet, dhe Lasgushi ende i mitur, në moshën 10- vjeçare detyrohet të shkojë për të vazhduar një gjysmë gjimnazi, në Manastir në Maqedoni në gjuhën rumune. Pas këtij dyvjeçari, kthehet në Pogradec dhe shkon me dëshirën e babait, në një lice fretërish francezë në Greqi. Nga mosha 16- vjeçare deri në moshën 20vjeçare ka qenë në Athinë, ku ka mësuar frëngjisht, greqisht e ka lexuar poetët e mëdhenj francezë, si Bodlerin. Moikom Zeqo thotë se ka parë edhe përkthime nga Bodleri, dhe dorëshkrim­e poezish në frëngjisht.

LASGUSHI NË RINI

Njohës i shqipes, rumanishte­s, frëngjisht­es, greqishtes, Lasgushi në moshën 18- vjeçare ishte poliglot.

I ati i vdes dhe i ndërpritet ndihma nga ana ekonomike. Lufta e Parë Botërore është në të mbaruar dhe ai e gjen veten të sëmurë nga tuberkuloz­i i kockave, një sëmundje që e ka torturuar gjithë jetën. Me nismën e vet, ai shkon dhe takon Sofia Schlimanin, gruan e famshme greke të Henrik Shlimanit, zbuluesit të Trojës dhe kulturës Mikenase( kërkimin për Trojën e pat nisur vetëm nga çfarë kishte thënë Homeri). Pas vdekjes së të shoqit, ajo kishte ngritur një sanatorium, një pavijon i të cilit, ishte pa pagesë, vetëm për të varfrit. “Lasgushi është takuar me Sofinë dhe ky i ka bërë shumë përshtypje asaj. Ka jetuar dy vite në Sanatorium pa pagesë”.

Në moshën 20- vjeçare, shkruan poezitë e para dhe bën vizatimet e para. Pas kësaj moshe, në Bukuresht nis studimin për pikturë ndërsa ndjek edhe shkolla të tjera, si Konservato­ri i Muzikës, i Drejtësisë, i Letrave. Më 1924 merr një bursë nga qeveria e Fan Nolit për të studiuar gjermanist­ikë dhe lingusitik­ë në Grac të Austrisë.

Më 1933, është ndër të parët shqiptarë që doktorohet me një tezë që ka të bëjë me Emineskun. Ndërkaq, ka botuar poetikë më 1933 dhe më 1937- të dytin me ndihmën e Mitrush Kutelit. Me kthimin në Shqipëri, Lasgushi emërohet si profesor i bukurshkri­mit dhe vizatimit.

Pas çlirimit punon pak kohë në Institutin e Shkencave dhe më pas ka qenë përkthyes deri në moshën 75- vjeçare, në Shtëpinë Botuese “Naim Frashëri”. Aty ka përkthyer një numër të madh poetësh. Për Zeqon, disa përkthime janë të një niveli shumë të lartë, si për shembull Bërnsi, që për profesor Moikomin është një ndër më të mirat në gjuhën shqipe prej të gjitha kohërave e krahasuesh­me, vetëm më ‘ Rubairat’ e Omar Khajam, përkthyer nga Fan Noli. Ka përkthyer Majakovski­n, Adam Miskieviçi­n, Lermontovi­n apo Hajnen.

LIBRI

Moikom Zeqo tregon për

 ??  ?? Lasgush Poradeci
Lasgush Poradeci

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania