Gazeta Shqiptare

TIRANA LEXON Nisma dhe Festivali Ndërkombët­ar kthen sytë nga letërsia

-

Njëfarë

e premteje/ po sh koj të blej shpirtra/ ( për ty)/ në Naschmarkt/ tri herë pesëdhjetë cent/ përvëluar krah për krah,/ kjo kishë, mendova pas/ një nate të përgjumur/ ka diçka prej kurrille mbretërore/ qafë të gjatë fyt të kuq pala lëkure anash/. Këto janë vargje të poetes Andrea Grill, përkthyer nga Jonila Godole. Grill është një prej shkrimtarë­ve që vjen në Shqipëri në kuadër të Festivalit Ndërkombët­ar të Letërsisë, që mbahet në Tiranë në datat 2628 tetor. Organizuar nga IDMC me mbështetje­n e Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë së Tiranës, Festivali Ndërkombët­ar i Letërsisë në Tiranë ( TILF) “Letërsi në lëvizje”, ka ftuar autorë nga Shqipëria, Austria, Gjermania, Franca, Italia, Maqedonia, Suedia të dialogojnë me njëritjetr­in, si dhe me publikun e gjerë, të rinj, studentë dhe të apasionuar pas letërsisë. Andrea Grill ( Austri), Daniela Danz ( Gjermani), Entela Tabaku Sörman ( Suedi/ Shqipëri), Jürgen Banscherus ( Gjermani), Karl – Markus Gauß ( Austri), Muriel Barbery ( Francë),

Nikola Madzirov ( Maqedoni), Roland Sejko ( Itali/ Shqipëri), Rudi Erebara ( Shqipëri) dhe Thanas Medi ( Shqipëri) janë atërorët veprat e të cilëve do të lexohen duke pasur të pranishëm shkrimtarë­t dhe përkthyesi­t e tyre.

Sipas drejtores së IDMC, Jonila Godole, moto e TILF 2017, “Letërsi në lëvizje” synon t’u japë autorëve mundësinë që të rrëfejnë rrugëtimin e tyre letrar dhe gjeografik: Letërsia në lëvizje, sfidat e migrimit, udhëtimi dhe mbërritja. “Leximet gjatë festivalit duan të hapin një dialog me publikun mbi këto tema dhe fate njerëzore, të cilat në 27 vitet e fundit kanë kaluar rrugëtime të brendshme e të jashtme, lëvizje demografik­e dhe migrim. Veçanërish­t, publiku i ri shqiptar ka nevojë për këto perceptime që vijnë nga vende të ndryshme evropiane”,- thotë Godole. Si- pas saj, festivali kthehet në një auditor të hapur mes të ftuarve dhe publikut për të reflektuar mbi letërsinë bashkëkoho­re dhe artin në tërësi përgjatë ndryshimev­e politike, shoqërore dhe kulturore që ka kaluar Shqipëria. “Festivali, siç është krijuar traditë, hap siparin me maratonën e leximit # TiranaLexo­n në kafenetë letrare, klasat dhe biblioteka të ndryshme duke iu drejtuar të gjitha grup- moshave nga fëmijët te më të rriturit. Kombinimi i këtyre dy aktivitete­ve shpresojmë të përmbushë shijet dhe pritshmëri­të e një audience të gjerë letrare me shije të shumëllojt­a”,- shton ajo.

Mes lexuesish dhe autorësh në sallën gjermane të Bibliotekë­s Kombëtare, Ministrja e Kulturës u bëri një ftesë të hapur mediave, por jo vetëm, të bashkëpuno­jnë më shumë mbi shqetësimi­n që ajo ndau me miqtë e librit, jo vetëm si ministre, por edhe si njeri i letrave.

“Kemi humbur 2 gjenerata lexuesish, por jemi në kohë për të edukuar ata që po vijnë. Duke qenë se jemi një shoqëri që jetojmë shumë virtualish­t, rrjetet sociale dhe media, secili prej nesh, le t’i kushtojë 1 minutë në ditë takimit për një libër, kësaj propagande. Pini atë kafenë dhe bashkë me kafenë dhe një libër. Do t’i bëjmë një të mirë shumë të madhe vetes dhe fëmijëve”,- tha ministrja Kumbaro.

Këtë vit nisma kushtuar librit “Tirana lexon”, synon të çojë librin edhe në periferitë e kryeqyteti­t, si në bibliotekë­n e Bathores, por edhe të kthehet në një traditë leximi, që të mbushë me lexues

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania