Gazeta Shqiptare

Të verbrit dhe paraplegji­kët nuk marrin shtesat e pensionit

Sipas udhëzimit, prej datës 1 shtator 2017 kjo kategori përfitonte rritje pagese "Kjo është një tallje e hapur për ne"

-

Edhe pse kanë kaluar dy muaj, ende nuk është vënë në jetë vendimi për rritjen e masës së përfitimit për të gjithë ata që kanë status invalidi para dhe tetraplegj­ik apo të verbri. Sipas udhëzimeve të firmosura nga ministrja e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirli­u, të publikuara në Fletoren Zyrtare, vendimi duhet t'i shtrinte efektet që prej 1 shtatorit të këtij viti. Individët që gëzojnë statusin e invalidit paraplegji­k dhe tetraplegj­ik, sipas udhëzimit të datës 3 tetor 2017, do të përfitonin 10.330 lekë të reja në muaj. Ndërkaq, për personat me statusin e të verbrit, masa e përfitimit do të shkonte 11.730 lekë, e po të njëjtën vlerë do të merrte edhe kujdestari i tij, sipas udhëzimit të botuar në Fletoren Zyrtare në 21 shtator të këtij viti. I raportuar edhe një muaj më parë nga "Gazeta Shqiptare", ky problem vazhdon të mbetet po njësoj. Pra, për pagesat e muajit shtator dhe tetor, shtesat e pensionit që paracaktoh­eshin të hynin në fuqi që prej datës 1.09.2017 ende nuk janë hedhur në llogaritë e kësaj kategorie. Shuma to- tale e shpërblimi­t mujor për të verbrit ka qenë po njësoj si më parë, pra 11.500 lekë dhe shtesa prej 230 lekësh ende nuk është bërë reale. Në udhëzim nënvizohet se: "Për përfitimet nga statusi i të verbrit", të ndryshuar, UDHËZOJ: 1. Masa e përfiti- mit për shkak të verbërisë, e përcaktuar në pikën 4, të vendimit nr. 277, datë 18.6.1997, të Këshillit të Ministrave, bëhet 11.730 ( njëmbëdhje­të mijë e shtatëqind e tridhjetë) lekë në muaj. Të njëjtën masë përfiton edhe kujdestari i të verbrit". I py- etur nga "Gazeta Shqiptare", Shpëtim Memia, drejtues i degës së Shoqatës së të Verbërve në Tropojë, bën me dije për "GSH" se për muajin shtator ende nuk ka marrë asnjë masë përfitimi shtesë, ndërsa shpreson që shtesat të jepen për të dy mua- jt së bashku në nëntor. "Totali që mora në shtator ishte vetëm 115 mijë lekë të vjetra. Por, edhe sikur të ishte hedhur kjo shtesë, është qesharake. Është një tallje e madhe që po na bëjnë për vetëm 2300 lekë të vjetra. Këtë ' nder' që po na bëjnë, unë nuk e quaj dot shtesë pensioni. Por edhe këto lekë ende s'po i marrim, shpresojmë tani në nëntor", - thotë Memia. Ndërkohë, Agim Gjonça një prej qytetarëve që gëzon statusin e invalidit, tregon se ditën e djeshme është drejtuar pranë postës për të tërhequr pagesën, por edhe për muajin tetor shtesat nuk janë bërë reale. "Kam 2 muaj që marr ende pagesën e vjetër, në një kohë që shtesat nuk e dimë se kur do na jepen. Trumbetojn­ë me të madhe, por asgjë reale", - thotë Gjonça. Ndërkaq, në udhëzim citohet se: "Për për- fitimet nga statusi i invalidit paraplegji­k dhe tetraplegj­ik", të ndryshuar, UDHËZOJ: 1. Masa e përfitimit për invalidët paraplegji­kë dhe tetraplegj­ikë, të përcaktuar në pikën 4, të vendimit të Këshillit të Ministrave, nr. 31, datë 20.1.2001, bëhet 10.330 ( dhjetë mijë e treqind e tridhjetë) lekë në muaj. 2. Masa e përfitimit për kujdestari­n e invalidit paraplegji­k dhe tetraplegj­ik, të përcaktuar në pikën 4, të vendimit nr. 31, datë 20.1.2001, të Këshillit të Ministrave, bëhet 10.850 ( dhjetë mijë e tetëqind e pesëdhjetë) lekë në muaj. Ky udhëzim hyn në fuqi me botimin në Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet nga 1.9.2017". Kategoritë e sipërpërme­ndura shprehen se që prej vitit 2010 nuk ka pasur më rritje reale të masës së përfitimit nga statusi që gëzojnë, por thjesht indeksim për të ruajtur po atë nivel pagese.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania