Gazeta Shqiptare

Balla mbledh 61 krerët e PS- së, zgjedhje në 16 degë, kryetarët që ikin

Sekretari i Përgjithsh­ëm: Procesi shtyhet deri më 30 nëntor

-

61

kryetarë të PS- së në bashkitë e vendit raportuan dje para sekretarit të përgjithsh­ëm të PS- së, Taulant Balla, në një takim në selinë rozë. Për më shumë se një orë, Balla ka dëgjuar ecurinë e procesit zgjedhor nëpër degë. Procesi zgjedhor pritet të përfundojë në 30 nëntor, edhe pse ishte parashikua­r që ai të mbaronte më datë 15 nëntor. Janë 16 bashki që do u duhet të rizgjedhin kryetarët e tyre, pasi kryetarët aktualë do duhet të lënë detyrën për rezultate të dobëta në detyrë. Gjithashtu, janë edhe dhjetë kryetarë bashkie që ushtrojnë paralelish­t detyrën e kryetarit të degës, por edhe funksione të tjera. Mes tyre janë kryetarët e PS në Shkodër ( Arvit Osja), Gjirokastë­r ( Flamur Golemi), Berat ( Valbona Zylyftari), Lushnje ( Lindita Buxheli), Lezhë ( Ardiana Jaku). Pasi ka dëgjuar 61 krerët e degëve të PS, sekretari i përgjithsh­ëm, Taulant Balla, ka urdhëruar shtyrjen me 15 ditë të procesit zgjedhor. Kështu, procesi zgjedhor në degët e PS do të jetë deri më 30 nëntor. "Kishim mbledhje organizati­ve, që lidhet me raportimin e procesit zgjedhor në të gjitha degët. Kemi shtyrë afatin e procesit zgjedhor me 15 ditë për të përmbushur sipas statutit, të gjitha kërkesat që lidhen me kryetarët e organizata­ve", tha Balla. Në përfundim të mbledhjes me krerët e 61 degëve, nënkryetar­ja e grupit të PS, Elisa Spiropali, tha se po bëhet analiza në bazë të rezultatev­e të 2013 për rizgjedhje­ve, moskandidi­min apo edhe njëherë konfirmimi­n e atyre që kanë pasur rezultate të mira. "Ne kemi nxjerrë një udhëzim, që ka qenë edhe publik, po bëhet analiza në bazë të rezultatev­e që kanë pasur në 2013 për rizgjedhje, moskandidi­m apo edhe njëherë konfirmim, atëherë kur kanë pasur rezultate të mira", tha Spiropali.

 ??  ?? Sekretari i përgjithsh­ëm i PS- së, Taulant Balla
Sekretari i përgjithsh­ëm i PS- së, Taulant Balla

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania