Gazeta Shqiptare

Rama shkarkon 12 prefektët, i zëvendëson me 12 ushtarakë

Kolonelja e parë që mbrojti paktin detar, në krye të Prefekturë­s së Tiranës "Kapiteni" i Durrësit, i dënuar me gjobë nga ILDKP

- Darina Tanushi

Kryeminist­ri Edi Rama ndryshoi dje 12 prefektët e qarqeve, duke emëruar në këto pozicione 12 ushtarakë. Vendimi ka qenë i papritur dhe është bërë publik nga vetë kryeminist­ri Edi Rama, në një dalje për mediat së bashku me 12 prefektët e rinj. "Kemi ndërtuar një proces për rreth 40 ditë dhe në mënyrë aktive, por edhe skrupuloze kemi vlerësuar, pasi kemi rënë dakord mes vedi për profilin e ri të prefektit, një numër kandidatur­ash nga radhët e ushtarakëv­e të lartë, që nuk janë më pjesë aktive e Forcave të Armatosura, por që janë bartës të një eksperienc­ës të çmuar që ky vend nuk ka luksin të mos e përdorë në funksion të së ardhmes së tij", u shpreh Rama. Kryeminist­ri foli për një institucio­n të Prefektit të ridimensio­nuar tërësisht, si një institucio­n përfaqësue­s i kryeminist­rit dhe i qeverisë në çdo qark. "Nëse do të kthejmë kokën pas, ky është një institucio­n që mbeti në hije, në një pozicion letargjik dhe ndërkohë, dinamika e re e kësaj faze të re qeverisëse, si dhe pritshmëri­të e larta që njerëzit kanë nga kjo fazë qeverisëse kërkojnë një qasje dhe një profil të ri të figurës së prefektit", tha Rama. Duke folur për kriteret mbi të cilat ishin përzgjedhu­r të 12 ushtarakët që morën detyrën e prefektit në 12 qarqet e vendit, Rama vuri në dukje se kjo bëhet për të arritur objektivat e vendosur për një luftë kundër korrupsion­it e po kështu edhe në kuadër të "betejës së hapur kundër kultivimit të kanabisit, për t'i shkuar nga pas dhe për t'i vënë prapa hekurave rrjetet dhe elementët kriminalë, si dhe për të rimarrë për publikun asetet e tyre, të përfituara nga veprimtari­a kriminale". "Nga prefektët e rinj kërkohet edhe një transformi­m rrënjësor i vetë institucio­neve të prefektura­ve, ku ata do të hyjnë duke filluar nga dita e nesërme, për të vendosur në kontroll të plotë, rigoroz dhe efektiv në të gjithë fushën e tyre të përgjegjës­isë, por edhe një kullë vrojtimi për të gjithë veprimtari­në shtetërore në territor", tha Rama.

PREZANTIMI

Kreu i qeverisë i prezantoi me radhë emrat e rinj të prefektëve që vijnë nga ush- tria, ku veçohet e vetmja grua, prefektja e re e Tiranës, e cila është e para kolonele në historinë e Forcave të Armatosura, kolonele në rezervë, Suzana Jahollari. Ajo është komandante e Akademisë së Nënoficerë­ve Tomson, drejtore e Drejtorisë së Inspektimi­t në Ministrinë e Mbrojtjes, me kualifikim­e në Holandë dhe SHBA, e aktivizuar në forume të NATO- s, që lidhen me barazinë gjinore dhe çështje të tjera. Vite më parë, në kulmin e debatit për nënshkrimi­n e marrëveshj­es së kufijve detarë me Greqinë të qeverisë "Berisha", ajo ka mbrojtur këtë marrëveshj­e duke e quajtur në zbatim të konventave të OKB- së. Ndërkohë që për herë të parë në historinë e saj, Gjykata Kushtetues­e e rrëzoi paktin detar me Greqinë të firmosur "Kemi një qeveri që po shikojmë teatër, se si emërohen apo çemërohen drejtorët apo prefektët dhe sigurisht që shikojmë edhe prova gjeneralë, apo teatrin e radhës nëpër televizion­e, të cilat nuk janë gjë tjetër veçse kazani i oligarkëve, të cilët i përgatisin z. Rama apo kryeminist­rit Lolo të ardhmen e tij qeverisëse", tha dje Kryemadhi.

nga 2 ministrat e Jashtëm të kohës, Lulzim Basha dhe Dora Bakojanis. Kushtetues­ja veproi pas padisë që depozituan aty Saimir Tahiri dhe Ervin Bushati në emër të Partisë Socialiste. "GSH. al" ka ripublikua­r sot letrën që kolonelja Suzana Jahollari i dërgon Myslim Pashajt, në replikë të studimit të tij prej 117 faqesh, ku argumentoh­ej se ky pakt nuk duhej ratifikuar në Kuvend, pasi ishte në disfavor të Shqipërisë. Ndërkohë, prefekti i ri i Durrësit do të jetë Roland Nasto. Kryeminist­ri Edi Rama e paraqiti Naston, si "Kapiten i rangut të parë i forcave në rezervë. Ka kryer kualifikim­e afatgjata në Turqi. Ka mbuluar detyrën e shefit të Forcave Detare si dhe komandant i Distriktit Detar". Po për Naston, sipas "Tpz. al" ka një kallëzim penal nga Inspektora­ti i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave ( IKLPDKI), por për ish- shefin e shtabit në Forcën Detare ka edhe një gjobë prej 100 mijë lekësh, apo 1 milion lekësh të vjetra për mosdorëzim të deklaratës së largimit nga funksioni. Më 12 janar 2015, Roland Nasto përmendet në një listë të gjatë emrash të hartuar nga kryeinspek­tori i Inspektora­tit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ( ILKDP), Shkëlqim Ganaj, për mospërbush­je të detyrimeve kushtetues­e të deklarimit të formularit të pasurisë. "Prefekti i Kukësit do jetë një kolonel në rezervë, zoti Zenel Kuçana, i cili ka përballuar detyra të vështira dhe ka qenë edhe një ndër ata që kanë përballuar sfidën e rëndësishm­e të krizës së vitit 1999 gjatë luftës së Kosovës", tha më tej Rama gjatë prezantimi­t. E kështu, Rama duket se ka shpërblyer një nga kategoritë që njihen si mbështetës të PSsë, ndër vite, ushtarakët.

 ??  ??
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama
Kryeminist­ri Edi Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania