Gazeta Shqiptare

PD braktis komisionet, Strazimiri: S'jemi në organizata­t e drogës

Debatet në Kuvend, LSI qëndron në mbledhje

-

ka vijuar me bojkotimin e komisionev­e parlamenta­re. Por, ndryshe nga një ditë më parë, opozita nuk ka qëndruar unike. Në mbledhjen e Komisionit parlamenta­r të Ligjeve, deputeti demokrat Gent Strazimiri ka akuzuar mazhorancë­n se është në mbrojtje të krimit. Pas kësaj, PDja bojkotoi komisionin. Në të kundërt, deputetët e LSI kanë vijuar të qëndrojnë në sallë për të qenë pjesë e diskutimev­e. "Ky është tempulli ku përfaqësoh­et populli, njerëzit e ndershëm, jo organizata­t e trafikut të drogës. Nuk është një vend për fshehur persona që i kërkon prokuroria me provat e Antimafies italiane", u shpreh Strazimiri. Ndërkohë, deputeti i LSI, Nasip Naço paraqiti vërejtjet e tij mbi marrëveshj­en me bankën gjermane për financimin e lidhjes së transmetim­it të energjisë 400 KW, mes Shqipërisë dhe Maqedonisë. "Sa ndikon kjo marrëveshj­e huaje në borxhin publik?", ka pyetur ai. Deputetët e PD kanë vazhduar me diskutimet edhe në Komisionin e Ekonomisë, të cilin e kanë braktisur pasi kanë shprehur vërejtjet e tyre. "Hashashin nuk e sjellin qytetarët e thjeshtë, atë e ka sjellë qeveria, e ka përfshirë ekonominë qeveria edhe e ka bërë biznes të ditës po qeveria. Nuk kemi për ta gjetur hashashin as te biznesi i vogël, as tek qytetarët që i ke rritur taksat", u shpreh Jorida Tabaku. Ndërsa, deputeti i LSI- së, Edmond Haxhinasto tha: "Qëndrimi i grupit tonë do të paraqitet edhe më pas, por ne jemi kundër këtij buxheti". Pas largimit, deputeti Anastas Angjeli kishte një propozim për opozitën: "Në fakt, dy gropa ka kaluar Shqipëria në 27 vjet, një në 1997 me skemat piramidale kur ish- ministri Bode deklaroi ' falimentim­in' e shtetit nga pikëpamja financiare dhe një në 2013- ën, ku po prapë i ra fati zotit Bode ta dorëzonte të falimentua­r këtë shtet".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania