Gazeta Shqiptare

"Habilajt", MD dorëzon te Krimet e Rënda 1800 faqe përgjime të përkthyera

Policia shqiptare u vu në ndjekje të Habilajve 50 ditë pas shkarkimit të Tahirit Në dosje, provat e mbledhura nga prokurorët e Katanias

- Ina Allkanjari

Prokuroria e Krimeve të Rënda tashmë zotëron 1800 faqe përgjime të Habilajve, të përkthyer në shqip. Dosja e ardhur nëpërmjet një letërporos­ie nga drejtësia italiane është përkthyer nga Ministria e Drejtësisë. Ndërkohë nga hetimet e kryera nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për çështjen "Habilaj" rezulton se ndjekja e grupit të Habilajve nga policia shqiptare filloi vetëm pas largimit të Saimir Tahirit nga posti i ministrit të Brendshëm.

DOSJA ME 1800 FAQE PËRGJIME

Përkthyes të certifikua­r të Ministrisë së Drejtësisë dorëzojnë pranë Prokuroris­ë për Krimet e Rënda dosjen me 1800 faqe përgjimesh ndaj anëtarëve të bandës së Habilajve, të përkthyer në shqip. Pritej ky material në gjuhën shqipe, që organi i akuzës të thërras për të pyetur ishministr­in Saimir Tahiri. Shkak për përkthimin e menjëhersh­ëm të përgjimeve mes Habilajve është bërë edhe ekstradimi i shtetasit Nazer

Seiti. Kjo, pasi ndaj Seitit ( një tjetër i kërkuar nga drejtësia italiane) është marrë vendimi i arrestit me afat 20- ditor, ndërkohë që për ekstradimi­n e tij është lënë gjithashtu 20 ditë kohë. Megjithatë, siç është shprehur avokati i Banka e Shqipërisë kërkon të realizojë objektin e prokurimit:

tij mbrojtës, Seiti preferon më tepër t'i dorëzohet Italisë se sa të gjykohet në Shqipëri. Ndërkohë, grupi i prokurorëv­e ka sekuestrua­r librin e takimeve nga viti 2013 deri në 2017. Bëhet fjalë për periudhën kur në krye të Minis- trisë së Brendshme ishte Saimir Tahiri, të cilit do t'i rishikohen edhe emrat e personave që ka pritur në zyrë. Ky veprim hetimor po kryhet për të verifikuar përgjimet e italianëve ndaj njërit prej të dyshuarve në grup, shtetasit Florian Habilaj. Në funksion të këtyre hetimeve u janë kërkuar gjithashtu kompanive celulare që të dorëzojnë komunikime­t telefonike të ishministr­it të Brendshëm dhe të tre vëllezërve Habilaj si edhe qelizat e telefonave të tyre.

DOSJA "HABILAJ"

Mësohet se vetëm një muaj pasi Saimir Tahiri u shkarkua si ministër i Brendshëm dhe drejtimin e këtij dikasteri e mori Fatmir Xhafaj, policia u vu në ndjekje të Habilajve. Ishin blutë e Vlorës, që në prill 2017, i çuan materialin e parë Prokuroris­ë për Krime të Rënda për vëllezërit Moisi e Florian Habilaj dhe disa persona të tjerë, të dyshuar si pjesëtarë të një grupi kriminal në fushën e trafikut të drogës. Në dosjen hetimore thuhet se në datë 29 prill 2017 prokuroria regjistroi procedimin penal me nr. 164 për veprën penale të trafikimit të narkotikëv­e në bashkëpuni­m, mbi bazën e informacio­neve referuese të shërbimeve të policisë gjyqësore të seksionit kundër narkotikëv­e në Drejtorinë Vendore të Policisë, Vlorë. Sipas këtyre informacio­neve rezulton se Nezar Seitaj, Moisi Habilaj, Florian Habilaj dhe shtetasi M. M. ushtronin aktivitet kriminal në fushën e trafikimit të narkotikëv­e. Por, nga ana tjetër, Prokuroria për Krime të Rënda po hetonte prej muajit maj të 2016 një grup kriminal të drejtuar nga Taulant Haxhiraj, që dyshohej për bashkëpuni­m me Habilajt. Në dosje thuhet se anëtarët e grupit kriminal në fjalë, pasi kishin siguruar sipërfaqe toke në pyll apo kullota, në pronësi të shtetit ose të personave privatë, kultivonin në to bimë narkotike në sasi nga 4500 deri në 5000 rrënjë për secilën parcelë. Sipas prokuroris­ë, grupi kriminal kishte vendosur lidhje me punonjës të policisë vendore, të cilët kundrejt përfitimev­e monetare u siguronin mbarëvajtj­en e aktiviteti­t të paligjshëm. Gjashtë muaj pas sinjalizim­it nga policia, Krimet e Rënda firmosën arrestimin e Armand Koçerrit, një prej njerëzve më të afërt të Habilajve, pasi në shtëpinë e tij në Babicë të Vogël u sekuestrua një sasi prej afro 4 tonë kanabis. Pas infermieri­t të Babicës, në pranga ra edhe një tjetër bashkëpunë­tor, Nezar Seitaj, i cili po kërkohej nga prokuroria e Katanias. Por, vetëm pas arrestimit të Moisi Habilajt në Itali, Prokuroria e Krimeve të Rënda çeli hetim ndaj ishministr­it të Brendshëm, Saimir Tahirit, me dyshimet për përfshirje në grupin e kushërinjv­e të tij.

 ??  ?? Gjatë një seance parlamenta­re
Gjatë një seance parlamenta­re
 ??  ?? Prokuroria e Krimeve të Rënda
Prokuroria e Krimeve të Rënda
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania