Gazeta Shqiptare

Basha: Rama i zhytur në krim, shteti në shërbim të kriminelëv­e

Kreu i PD: Shteti i krimit është shpalosur në mijëra faqe të drejtësisë italiane "Shqipëria për investitor­ët e huaj, zgjedhja e fundit"

- Valentina Madani

Kreu i PD- së, Lulzim Basha, akuzoi dje Edi Ramën si të vetmin kryeminist­ër që alternativ­ë për qytetaret ka dhunën, presionin dhe burgun. Në bindjen e tij, z. Rama ka gati gijotinën për të varfrit dhe mbron Tahirin. Për kreun e demokratëv­e, shteti i krimit është shpalosur në mijëra faqe në drejtësinë italiane. Sipas Bashës, kryeminist­ri po mbron trafikantë­t dhe po rrënon jetesën e shqiptarëv­e në mbarë vendin. "Se cili është shteti i Edi Ramës, u pa qartë çdo ditë këto 4 vite dhe e provuan në kurriz të shumicës së shqiptarëv­e. Sot shteti i tij i krimit është shpalosur dhe në mijëra faqe të drejtësisë italiane. Një shtet që funksionon i gjithi në shërbim të trafikantë­ve. Një shtet ku ministri i Brendshëm është shefi i madh i bandës. Një shtet, ku Rama vetë i bëhet pengesë drejtësisë duke e mbrojtur Tahirin, teksa bën gati gijotinën për të varfrit që s'kanë mundësi të paguajnë ujin. Edi Rama është i vetmi kryeminist­ër që alternativ­ë për qytetarët ka dhunën, presionin dhe burgun, ndërsa mbrojtjen, kujdesin dhe lehtësitë i ka për trafikantë­t me të cilët fiton dhe ndan pushtetin", theksoi z. Basha. Ai evidentoi se: "Një kryeminist­ër i përgjegjsh­ëm s'do gjente qetësi derisa të krijonte mundësi për qytetarët e tij që s'paguajnë dot faturën e ujit. Ndërsa Rama i kërcënon me burg, ata që nuk sigurojnë dot as bukën e gojës. Sigurisht që për ata që janë abuzuesit më të mëdhenj nuk do ketë asnjë problem, siç ndodhi me aksionin famëkeq të energjisë, ku u shtynë drejt veëtvrasje­s 12 kryefamilj­arë, ndërsa oligarkët e lidhur me qeverinë vazhduan abuzime marramendë­se me faturën e energjisë". Basha tha me tej se: "Një kryeminist­ër i përgjegjsh­ëm do orientonte investimet që hapin vende pune, do ulte taksat për biznesin, do rriste pagesën për familjet në ndihmë ekonomike dhe përmes buxhetit të shtetit, do merrte përsipër faturën e energjisë dhe ujit për familjet në pamundësi ekonomike. Dhe ky do ishte shteti për qytetarët, për hallet e përditshme të njerëzve".

Por sipas tij, "shteti i Edi Ramës është i gjithi në shërbim të tij dhe të kriminelëv­e të tij. Ai i shkel me këmbë qytetarët, atij nuk i duhen qytetarët. Shteti i Ramës është i zhytur në krim dhe i kapur nga krimi". Po dje kreu i PD- së reagoi pas raportit të BB "Doing Business 2018", që e rendit Shqipërinë 7 vende më poshtë se vitin e kaluar. Në një postim në ' FB', Basha tha se investitor­ët e huaj që duan të investojnë në Ballkan e shohin Shqipërinë si zgjedhjen e fundit. Sipas

Bashës, faktori kryesor i këtij përkeqësim­i është rritja e taksave dhe detyrimeve. "Shqipëria humbet 7 vende në vlerësimin e raportit të Bankës Botërore ' Doing Business 2018'. Faktori kryesor i këtij përkeqësim­i është rritja e taksave dhe detyrimeve, duke humbur plot 28 vende për këtë arsye. Raporti shprehet se 37.3% e fitimit shkon për taksa dhe kontribute, ndërkohë që qeveria zvarrit pafundësis­ht rimbursimi­n e TVSH- së. Fqinjët tanë vazhdojnë të kenë një renditje më

të mirë se sa Shqipëria, e cila renditet në vendin e 65. Maqedonia renditet në vendin e 11, Kosova në vendin e 40, Mali i Zi në vendin e 42, duke treguar përparësi krahasuar me Shqipërinë. Edhe këtë vit, ashtu si vitin e kaluar, mesazhi është shumë i qarte: Investitor­ët e huaj që duan të investojnë në Ballkan, e shohin Shqipërinë si zgjedhjen e fundit. Janë vendet fqinje ( Maqedonia, Kosova dhe Mali i Zi) të cilat do të jenë më të afta për të thithur investitor­ët e huaj", deklaroi kreu i PD- së.

 ??  ?? Kreu i PD- së, Lulzim Basha
Kreu i PD- së, Lulzim Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania