Gazeta Shqiptare

Kryemadhi në Dibër: Krimi dhe droga kanë pushtuar Shqipërinë

-

Kryetarja

e LSI, Moni ka Kryemadhi, zhvilloi dje takim me elektorati­n në Dibër. Kryemadhi hodhi akuza kundër qeverisë për krimin, korrupsion­in, qeverisjen e keqe, papunësinë dhe nivelin e ulët të ekonomisë. Më tej ajo deklaroi se, "nëse votoni LSI- në, vota juaj është një shpresë për të sjellë ndryshimin e Dibrës dhe gjithë Shqipërisë". "Ju do pyesni se pse po e bëjmë këtë konventë? Kjo bëhet për faktin se ne i vlerësojmë anëtarët e LSI- së, mendimet dhe idetë e tyre, janë të rëndësishm­e për ne, parti konsideroj­më bazën me anëtarët. Marrim vendime të rëndësishm­e në këtë situatë ku ndodhet Shqipëria. Ku krimi ka pushtuar çdo gjë. Ne duam ta zhvillojmë këtë shtet si evropian dhe jo si shtet narkotrafi­kant. Votat për Lëvizjen Socialiste për Integrim janë vota shprese. Njerëzit besojnë dhe dëshirojnë që ne të jemi pjesë e BEsë. Ekonomia është polarizuar, pagat nuk janë rritur, pensionet dhe pagat nuk janë rritur. Banka Botërore sapo konfirmoi se nuk kemi bërë progres, por kemi zbritur shtatë vende më poshtë. Maqedonia është në vendin e 11, ne jemi në vendin e 65. Pse? Sepse e shikojnë Sh- qipërinë si Kolumbi. Nëse nuk zhvillohet ekonomia, atëherë shqiptarët do të jenë të varfër, do detyrohen të punojnë në fushat e kanabisit si argatë. Kështu nuk do të kenë një të ardhme të sigurt, fëmijët do të kenë vështirësi për t'u arsimuar, për shkak të shtetit që ka mbjellë krimin në vend. Prandaj dua t'ju siguroj se LSI do të punojë për qytetarët", tha zj. Kryemadhi.

 ??  ?? Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania