Gazeta Shqiptare

Zgjedhjet, PS shpenzoi 100 mln lekë, LSI 88 dhe PD 58 mln lekë

KQZ nxjerr shifrat, partitë shpenzuan afro 250 mln lekë për 25 qershorin Kërkesa e Zgurit: KQZ, fonde shtesë për monitorimi­n

- Valentina Madani

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi dje raportet financiare të secilës prej partive për fushatën zgjedhore 2017. Partitë politike pjesëmarrë­se në zgjedhjet e 25 qershorit kanë shpenzuar në fushatë rreth në fushatë rreth 250 milionë lekë. Në raportet financiare të publikuara nga KQZ rezulton se Partia Socialiste ka shpenzuar më shumë nga të gjitha forcat e tjera politike, plot 108 milionë lekë. Në të dhënat e detajuara vihet re se pjesa më e madhe e shpenzimev­e lidhet me reklamat në media, shpenzimet për mitingje dhe materialet promociona­le. Nga tabela financiare, Partia Socialiste rezulton të ketë të ardhura rreth 98.8 milionë lekë, prej të cilave, 56 milionë lekë të ardhura të krijuara nga vetë subjekti politik, 28 milionë lekë fonde publike dhe 9 milionë lekë donacione nga persona fizik. Përsa u përket shpenzimev­e, e dyta në listë renditet Lëvizja Socialiste për Integrim, me 88 milionë lekë të hedhura për fushatë. Sipas të dhënave, rezulton se kjo forcë politike të ardhura për fushatën zgjedhore të vitit 2017 ka grumbullua­r rreth 75 milion lekë, prej të cilave 23 milionë lekë të ardhura nga fondet publike, rreth 37 milionë lekë donacione nga persona fizikë dhe juridikë dhe 13 milionë lekë të ardhura të krijuara nga vetë subjekti politik. E treta në listë përsa i përket shumës së shpenzuar në fushatë renditet Partia Demokratik­e me rreth 58 milionë lekë të reja, nga rreth 88 milionë lekë që ka në total të ardhura. Ashtu sikurse LSI dhe PS, pjesa më e madhe e shpenzimev­e lidhen me reklama në mediat, qira për zyra elektorale, apo shpenzimet për mitingje e tubime dhe materialet promociona­le. Ndërkaq, nga deklarimi i tyre në KQZ, partitë e vogla kanë shpenzuar shuma simbolike. Në formularin e dorëzuar nga partia e Ben Blushit, LIBRA, rezulton se forca politike ka shpenzuar vetëm 730 mijë lekë, ndërsa republikan­ët e Fatmir Mediut, edhe pse pjesë e listës së PD- së kanë shpenzuar 2.5 milionë lekë. Kryetari i KQZ, z. Klement Zguri në mbledhjen e djeshme bëri të ditur se KQZ ka publikuar raportet financiare të fushatës zgjedhore të partive politike. Zoti Zguri tha se raportet e depozituar­a nga partitë politike në KQZ tashmë janë të aksesueshm­e nga publiku, gazetarët, organizata­t që operojnë në fushën e zgjedhjeve, pasi ato janë të publikuara në faqen zyrtare të internetit. Kryetari i KQZ- së u shpreh se moduli i financimit të partive politike në faqen zyrtare të internetit Pak kohë më parë, KQZ i kërkoi qeverisë fonde shtesë për të realizuar monitorime­t e partive gjatë fushatës së zgjedhjeve. Mbikëqyrja e mënyrës se si përdoren fondet në fushatë kërkon më tepër burimeve njerëzore dhe për këtë, KQZ i kërkoi publikisht qeverisë që të japë fonde të tjera.

të KQZ- së, www. cec. org. al, ku janë të publikuara raportet, është duke u zhvilluar dhe duke u pasuruar me elementë të rinj, të cilët do të lehtësojnë përdorimin dhe aksesueshm­ërinë e publikut. Zguri deklaroi se këtë muaj do të publikohen edhe raportet e monitorimi­t të fushatës zgjedhore nga ek-

spertët financiarë. Me ndryshimin e ligjit për "Partitë Politike", nga Kuvendi i Shqipërisë me ligjin nr. 90/ 2017, datë 22.05.2017, për herë të parë partitë politike pjesëmarrë­se në zgjedhje kanë detyrimin që 60 ditë nga shpallja e rezultatit të zgjedhjeve të dorëzojnë pranë KQZ- së raportin, që

përmban në mënyrë të saktë të ardhurat e përfituara apo që partia politike ka pasur në gjendje, të gjitha shpenzimet e kryera në mënyrë të detajuar, bilancin e pasurive apo detyrimet që ka partia politike, për periudhën nga caktimi i datës së zgjedhjeve deri në ditën e zgjedhjeve.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese
 ??  ?? Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania