Gazeta Shqiptare

PD, Malltezi: Faktorët e humbjes më 25 qershor

-

PD

është angazhuar në proces- analizë dhe konsultë të gjerë me të gjitha strukturat e saj. Anëtari i kryesisë, Jamarbër Malltezi deklaroi dje për "News 24" se situata në bazë është e vështirë, por e mira është se shumë demokratë po mblidhen dhe po thonë hapur shqetësime­t e tyre. "Një ndër pesë problemet kryesore të humbjes së zgjedhjeve, fushata e PD, nuk ishte aty ku duhet të ishte. Përballë një kundërshta­ri që nuk mbajti asnjë premtim, fushata duhet të ishte shumë më shumë agresive. Rama s'ka mbajtur asnjë premtim, ai qeveris me krimin. Ne këto ia themi vetëm në konferenca për shtyp, gjë që nuk është e mjaftueshm­e. Unë jam për protesta të përditshme dhe kontakt të përditshëm me elektorati­n. Nuk është sekret që pesë faktorët kryesorë që na kanë dalë deri më tani nga analiza janë: 1. blerje votash, qoftë me para të thata dhe para shteti, 2kërcënimi me vende pune; 3. emigracion­i, 4. humbja e besimit ka dy nënkompone­ntë, lista e deputetëve dhe tjetra është çfarë do dilte nga marrëveshj­a PD dhe PS. S'di ta them në përqindje sesa ndikim dhe rëndësi ka pasur njëra apo tjetra. Më e rëndësishm­e ne na del blerja e votave. Në bazë nuk del lista e

DEKLARATA

"Rezultati ishte zhgënjyes dhe i pamerituar ndaj, duhet t'i lemë të gjithë të shprehen. Me këtë rezultat çdo demokrat ka të drejtë të shfryjë dhe të na i thotë të vërtetat në sy", tha Malltezi.

deputetëve, por humbja e besimit. A kanë humbur besimin se ata nuk panë figura që mund të kishin potencial të madh apo kanë humbur besimin se marrëveshj­a i krijoi iluzion të rremë të bashkëqeve­risjes, s'di ta them. 5. fushata nuk ishte e duhura, mungesat në fushatë ishin të patolerues­hme. Të mos sulmosh kundërshta­rin për premtime të pambajtura është lë për të dëshiruar", deklaroi z. Malltezi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania