Gazeta Shqiptare

Ristani: Doja të isha në sulm, Basha bëri gabim taktik

-

i përgjithsh­ëm i PD- së, Arben Ristani nuk e fsheh se kreu i PD- së, Basha gaboi me listën. "Këtu do ta ndaja pak përgjigjen ose do ta krahasoja me një ekip futbolli dhe do thosha që trajneri, në rastin konkret kryetari i partisë, për mua do të ishte më mirë të më kishte vendosur në sulm se sa në mbrojtje dhe ketë e shoh si një gabim në taktikë. Por, po të mendosh që ne luanim me ' kanatiere', siç luhet futboll dhe pala tjetër luante me ' skafandra dhe me shkopinj e robokop', këtu pastaj nuk vlen më të diskutohet taktika e zgjedhur nga trajneri", tha z. Ristani për "Vizion Plus". Por, edhe pse ka qëndruar i tërhequr në muajt e fundit, Ristani do të vazhdojë të jetë pjesë aktive e politikës dhe në përputhje me detyrat e sekretarit të përgjithsh­ëm do të merret kryesisht me çështjet e partisë. Në ditët e para pas zgjedhjeve Ristani shërbeu edhe si negociator mes Bashës dhe Patozit. Ndërsa në parti ka filluar analiza, Ristani deklaron se e vetmja rrugë që platforma e Patozit t'i nënshtrohe­t diskutimit është rruga institucio­nale. "Në rast se ka një ide, siç është rasti konkret, për të ecur në një rrugë tjetër, do të duhet patjetër që përsëri vendimmarr­ja të kalojë nga organet e PD, pra nga institucio­net e PD. Dhe për t'i mbledhur, statuti përcakton dhe një numër ¼ e kryesisë, e cila mund të kërkojë një mbledhje tjetër të kryesisë për të pasur vendimmarr­je të re", deklaroi z. Ristani. Lidhur me kërkesën e kundërshta­rëve të Bashës për rizgjedhje­n e kryetarit të partisë, Ristani është i prerë. "Kjo është një çështje e mbyllur për mendimin tim, por gjithsesi nëse do të ketë vendimmarr­je të reja, këto duhet t'i marrin organet statutore të PD", u shpreh z. Ristani.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania