Gazeta Shqiptare

Operacione në 3 qytete, 9 të arrestuar për drogë dhe vjedhje makinash

Automjetet e grabitura në Tiranë dërgoheshi­n në fshatin Blliçe, Peshkopi Policia e Shtetit: 4 aksione në Tiranë, Përmet dhe Dibër

-

Drejtori për Krimet në Drejtorinë e Përgjithsh­me të Policisë së Shtetit, Josif Shtëmbari, në një deklaratë për mediat njoftoi dje për 4 operacione të kryera në 3 qytete të vendit. Strukturat e Policisë së Shtetit gjatë aksioneve të kryera në Tiranë, Përmet dhe Dibër, kanë goditur disa grupe kriminale kryesisht për shpërndarj­e droge dhe vjedhje automjetes­h, duke vënë në pranga 9 persona. Sipas policisë 3 nga të arrestuari­t janë nga Kosova.

DEKLARATA E PLOTË

Strukturat e Policisë së Shtetit në Tiranë, Përmet e Dibër, kanë kryer 4 operacione ditën e djeshme për goditjen e trafikut të narkotikëv­e dhe një grupi me aktivitet të fortë kriminal në fushën e vjedhjes së automjetev­e. Gjatë deklaratës për mediat Drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë së Shtetit, Josif Shtëmbari, bëri me dije se në Tapizë, Tiranë në bazë të informacio­neve të marra në rrugë operative është bërë kontrolli e më pas arrestimi i shtetasit Astrit Voca, 19 vjeç, lindur dhe banues në Kosovë. Voca ra në pranga pasi nga kontrolli i ushtruar iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale 4.1 kg Cannabis Sativa. Droga ishte e presuar në katër pako. Gjithashtu, 19- vjeëarit iu gjet edhe një kartë identiteti e falsifikua­r. Nga hetimet e kryera u identifiku­an dhe arrestuan bashkëpunë­torët e tij Burim B., 34 vjeç dhe Shukri S., 23 vjeç, lindur dhe banues në Kosovë. Mësohet se këta dy shtetas kishin marrë me qira një automjet të markës "Volkswagen", me targa të Kosovës dhe po ndiq-

nin shtetasin Astrit Voca, për t'i krijuar siguri gjatë kohës që do udhëtonte me autobus për në Kosovë. Gjatë një aksioni tjetër policor në Tiranë, u arrestua në flagrancë shtetasi Erald Beta, 30 vjeç. Nga kontrolli fizik iu gjet dhe sekuestrua 2.8 gramë lëndë e dyshuar kokainë. Në banesë iu gjet edhe një armë zjarri pistoletë, Zaztava.

Josif Shtëmbari gjatë deklaratës bëri me dije se në një aksion tjetër policor, të zhvilluar në Përmet ra në pranga shtetasi Veis Pipa. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e Pipas, në fshatin Panarit u gjet një qese me lëndë të dyshuar Cannabis Sativa. Në afërsi të banesës, në vendin e quajtur "Përroi i Gropëzit" u gjetën të hedhura në një ambient të hapur 4 thasë plastmase, me ngjyrë të zezë brenda të cilëve kishte cannabis. Pe-

sha totale e lëndës rezultoi 30 kg. Sakaq mësohet se arrestimi i shtetasit Veis Pipa, 33 vjeç, u krye në flagrancë nga specialist­ët e Hetimit të Narkotikëv­e.

GRABITËSIT E MAKINAVE

Në Tiranë dhe në Dibër, gjatë operacioni­t të koduar "Kamionçina", u godit një grup me veprimtari kriminale në fushën e vjedhjes së automjetev­e. Specialist­ët për Hetimin e Krimit në Komisariat­in e Policisë Nr. 4 Tiranë, si rezultat i një pune policore disa mujore zbuluan dhe dokumentua­n me prova ligjore veprimtari­në e grupit kriminal që vidhnin automjete dhe më pas i çmontonin për pjesë këmbimi. Mjetet vidheshin në Tiranë dhe më pas i dërgonin në një servis në fshatin Blliçe Peshkopi. Në bashkëpuni­m me policinë e Dibrës u arrestuan 4 persona dhe u shpall në

kërkim 1 tjetër. Ranë në pranga shtetasit Ferit Dauti, 44 vjeç, banues në Blliçe Dibër ( i dënuar më parë); Mehmet Dauti, 20 vjeç, banues në Blliçe Dibër; Ervis Dauti 19 vjeç, banues në Blliçe Dibër; Hasan Elezaj, 49 vjeç, banues në Tiranë ( i dënuar më parë ). U shpall në kërkim shtetasi L. Gj., 48 vjeç, banues në Tiranë. Në servisin e shtetasit Ferit Dauti, në fshatin Blliçe të Peshkopisë, u gjetën dhe u sekuestrua­n në cilësinë e provës materiale 3 mjete dhe pjesë të disa makinave të tjera. Në sajë të punës hetimore të mirorganiz­uar u dokumentua me prova ligjore se këta shtetas janë autor, të ngjarjes të ndodhur në 3 mars 2017, ku gjatë natës në rrugën "Sitki Çiço" kanë vjedhur mjetin tip "Benz"; ngjarjes të ndodhur në 13 gusht 2017, ku në rrugën "Arkitekt Sinani", është vjedhur mjetin tip "Benz"; ngjarjes të ndodhur 7 shtator 2017, ku në rrugën "Selman Riza", është vjedhur mjeti furgon tip "Benz"; ngjarjes të ndodhur në 23 tetor 2016, ku në rrugën "Myslym Keta", kanë vjedhur mjetin furgon tip "Benz" dhe ngjarjes të ndodhur në 23 tetor 2017, ku kanë vjedhur automjetin tip kamionçinë "Mercedes Benz". Policia e Shtetit po vijon punën për kontrollin e territorit, parandalim­in e ngjarjeve kriminale dhe goditjen e paligjshmë­risë.

 ??  ?? Drejtori për Krimet në Drejtorinë e Përgjithsh­me të Policisë së Shtetit, Josif Shtëmbari
Drejtori për Krimet në Drejtorinë e Përgjithsh­me të Policisë së Shtetit, Josif Shtëmbari
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania