Gazeta Shqiptare

TVSH- ja për bizneset e vogla, opozita e çon në Kushtetues­e

Debatet në Komisionin e Ekonomisë, Tabaku e Spaho përplasen me Braçen Qeveria do të përfshijë në skemë bizneset me xhiro mbi 2 mln lekë

- Ornela Manjani

Përfshirja në skemën e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar edhe të bizneseve të vogla është kundërshtu­ar nga deputet e opozitës në Komisionin e Ekonomisë ku u diskutua projektlig­ji për "Buxhetin 2018". Në skemën e re pritet të hyjnë në TVSh bizneset me xhiro vjetore mbi 2 milionë lekë ndërsa aktualisht kufiri për përfshirje­n në skemë është qarkullimi vjetor mbi 5 milionë lekë. Megjithatë, sipas anëtares së opozitës Jorida Tabaku, ky vendim pritet që të shkojë për gjykim në Gjykatën Kushtetues­e. Sipas Tabakut, Buxheti 2018, do të rëndojë bizneset e vogla, ndërsa shtoi se edhe FMN- ja nuk e rekomandon vendosjen e TVSH- së. "Në cilin tregues e gjeni hashashin këtu. Ku? Te ndërtimi, tek eksportet, te shërbimet financiare? Te punësimi? Janë 649 mijë qytetarët të ndershëm që punojnë kontribuoj­në në ekonominë kombëtare dhe paguajnë taksa në buxhet",ka thënë ministri i Financave Arben Ahmetaj. Ai e shfrytëzoi prezantimi­n e parë të buxhetit për të hedhur poshtë një akuzë të hershme të opozitës; atë se ekonomia po rritet për shkak të parave të drogës. Por opozita këmbëngul në idenë e saj. "Mos e kërko hashashin te biznesi dhe të punësuarit. hashashi është biznes i qeverisë. Ky buxhet, ashtu si buxhetet e katër viteve më parë vazhdon varfëron shqiptarët",- tha deputetja e PD- së, Jorida Tabaku. Edhe për LSI si problem është varfëria më shumë se hashashi. Por qeveria thotë se në buxhet ka menduar edhe për shtresat në nevojë. "Meqë flisni për të varfrit vetëm 1 për qind e të pasurve sot paguajnë 17 për qind të të ardhurave që mblidhen nga tatimi mbi pagën. A ka politikë më të ndershme se kjo",u përgjigj Ahmetaj. Më herët qeveria kishte deklaruar se në skemën e TVSH- së do të

përfshihen të gjitha bizneset e vogla, duke mbyllur kështu zinxhirin e transaksio­neve. Mirëpo ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben

Ahmetaj, tha se pragu do të ulej nga 5 milionë në 2 milionë, duke lënë jashtë skemës fermerët, artizanët dhe një grup profesione­sh.

 ??  ?? Komisioni i Ekonomisë
Komisioni i Ekonomisë
 ??  ?? Mministri i Financave dhe i Ekonomisë, Arben Ahmetaj Komisioni i Ekonomisë
Mministri i Financave dhe i Ekonomisë, Arben Ahmetaj Komisioni i Ekonomisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania