Gazeta Shqiptare

Vrasja e avokatit, shqiptari: Doja vetëm ta trembja

Autori u gjet i fshehur në një kamp rom. Urdhri për ekzekutimi­n e viktimës u dha nga burgu i Koridhalos­ë Policia greke: 32- vjeçari mori 3000 euro parapagesë për krimin

- Egla Xhemali

Unë nuk doja ta vrisja avokatin Mihal Zafiropoul­os, doja vetëm ta trembja". Kështu ka deklaruar dje gjatë marrjes në pyetje nga policia greke shqiptari 32- vjeçar, i cili dyshohet të jetë autori për vrasjen e avokatit të njohur më 12 tetor. Por, pavarësish­t kësaj deklarate, mediat greke kanë nxjerrë dje detaje të reja në lidhje me krimin. Burime për "Gazeta Shqiptare" bënë me dije se shqiptarët e marrë në pyetje janë Albert Bako, Olti Dulçe dhe një tjetër me emrin Klodian. Ditën e djeshme u raportua se autori i vrasjes është një 32- vjeçar i arratisur nga burgu i Kasandrës. Mësohet se shqiptari kishte ikur me leje nga burgu, por nuk ishte kthyer më, duke kryer edhe krimin. Ndërkaq, thuhet se urdhri për vrasjen e avokatit grek ishte dhënë nga burgu i Koridhalos­ë. Po kështu, raportohet se shqiptari kishte marrë 3000 euro parapagesë për vrasjen. Ai u gjet në një kamp rom, ku i fshihej policisë pas krimit. Vrasja e avokatit grek, Mixalis Zafeiropou­los më 12 tetor në mes të Athinës ka vënë në lëvizje policinë e vendit fqinj. Në kuadër të këtij hetimi, siç mëson "Gazeta Shqiptare" janë marrë në pyetje tre të dënuar shqiptarë në burgun e Koridhalos, pasi kanë qenë më herët të përfshirë në një tentativë vrasjeje ndaj një tjetër avokati grek, të quajtur George Antonopoul­os.

Pas rinisjes së hetimeve për vrasjen e avokatit grek, i ekzekutuar në mes të Athinës më 12 tetor, autoritete­t greke kanë vënë në pranga një 32vjeçar shqiptar, i cili dyshohet se është autori i vrasjes së avokatit Mixalis Zafeiropou­los. Sipas mediave greke, policia bastisi shtëpinë e shqiptarit pasditen e së dielës në lagjen "Kallitha", ku u gjetën armë zjarri. 32- vjeçari ishte përpjekur të arratisej në Itali e Shqipëri, por nuk ia doli dhe u arrestua në Patra. Policia greke është në kërkim të dy bashkëpunë­torëve të tjerë të shqiptarit, të cilët dyshohen se janë përfshirë në vrasjen e Mixalis Zafeiropou­los. Emri i shqiptarit të arrestuar nuk bëhet me dije, ndërsa mësohet se është emër i njohur për autoritete­t Helene. Mixalis Zafeiropou­los u vra në armën e tij ligjore më 12 tetor. Nga hetimet e deritanish­me dyshohet se autorët kanë dashur ta trembin avokatin dhe t'i përcillnin atij një mesazh, por debati ka degraduar duke e qëlluar atë për vdekje. Të hënën policia mori në pyetje edhe 3 shqiptarë të tjerë, të cilët vuajnë dënimin në burgun e Koridhalos, si persona që mund të kenë dijeni për vrasësit e avokatit.

 ??  ?? Avokati Mihal Zafiropoul­os
Avokati Mihal Zafiropoul­os
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania