Gazeta Shqiptare

Tentoi të vriste bashkëfsha­tarin në ' 98- ën, arrestohet shqiptari

Hashim Isufi, i dënuar me 18 vite

-

GREQI - Policia greke ka identifiku­ar shqiptarin e arrestuar në Greqi ditën e mërkurë, pasi ishte dënuar me 18 vite burg për një ngjarje të ndodhur në Shqipëri 19 vite më parë. Shtetasi Hashim Isufi, 55 vjeç, është arrestuar në Selanik më datën 31.10.2017, si rezultat i bashkëpuni­mit të Interpol Tiranës me Interpol Athinën. 55- vjeçari Hashim Isufi, banues në Ferraj, në Tiranë, ishte i shpallur në kërkim ndërkombët­ar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendim penal nr. 278 datë 04.05.1999 e ka dënuar këtë shtetas me 18 vjet burg për veprat penale "Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë" dhe "Armëmbajtj­e pa leje", të parashikua­ra nga nenet 78- 22 dhe 278/ 2 të Kodit Penal. Kapja dhe arrestimi i tij në Selanik u bë për qëllim ekstradimi në Shqipëri. Ngjarja për të cilën akuzohet Hashim Isufi ka ndodhur 19 vite më parë. Më datë 05.03.1998, rreth orës 17: 00, në fshatin Ferraj të Tiranës ka qëlluar tri herë me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit L. V., i cili si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur rëndë. Burime policore të asokohe bënë me dije se Hashim Isufi i është afruar shtetasit të plagosur dhe ka tentuar ta qëllojë përsëri, por i është bllokuar arma e zjarrit dhe më pas është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

DËNIMI

Hashim Isufi ishte i shpallur në kërkim ndërkombët­ar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendim penal nr. 278 datë 04.05.1999 e ka dënuar atë me 18 vjet burg për veprat penale "Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë" dhe "Armëmbajtj­e pa leje".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania