Gazeta Shqiptare

Zgjaten procedurat për azilkërkue­sit në Gjermani, ja cilat janë arsyet

Mediat gjermane: Janë trajtuar vetëm 18 mijë raste

-

Ndryshimet

në person elin e Zyrës Federale për Migracioni­n dhe Refugjatët kanë bërë që kërkesat për azil të trajtohen me vonesë. Gazeta gjermane "Nürnberger Nachrichte­n" bën me dije se kjo zyrë emigracion­i, BAMF tashmë ka ulur rendimenti­n e punës dhe ka arritur të trajtojë vetëm 15- 18 mijë dosje azilkërkue­sish, nga 50 mijë raste që ka arritur të shqyrtojë më parë. Deri në fund të vitit kjo instancë duhet të trajtojë edhe 44.000 kërkesa për azil, por nga shtatori kësaj shifre i shtohen 52.000 kërkesa të mbetura nga e shkuara si edhe 48.000 kërkesa të reja për azil. Ishte parashikua­r

KERKESA

Në shtator arritën të gjenin një vend në kurset e integrimit 28 mijë persona, që përbëjnë vetëm gjysmën e kërkesave aktuale për kurse integrimi. Mesatarish­t azilantët duhet të presin gjashtë muaj për të gjetur një vend në kursin e integrimit.

që dosjet e muajit maj të 2016- ës do të kishin mbaruar së verifikuar­i brenda këtij viti, por ngadalësim­i në procesin e punës nuk e ka bërë të mundur të arrihen objektivat e paracaktua­ra. Por

edhe në ofrimin e kurseve të integrimit janë hasur probleme. Në shtator arritën të gjenin një vend në kurset e integrimit, 28 mijë persona, që përbën vetëm gjysmën e kërkesave aktuale për kurse integrimi. Mesatarish­t azilantët duhet të presin gjashtë muaj për të gjetur një vend në kursin e integrimit. Për herë të parë në dy vjet, numri i rasteve të hapura për azil në Zyrën Federale për Migracioni­n dhe Refugjatët ka rënë nën 100,000. Në fillim të shtatorit, kishte vetëm 99.334 kërkesa për azil të papërpunua­ra. Një vit më parë, shumë aplikime të papërpunua­ra ishin dorëzuar në tavolinat e autoritete­ve. Por në 2015 dhe 2016, BAMF kishte marrë kaq shumë aplikime saqë zyrtarët ishin gjithmonë në punë pas orarit. Portali gjerman "Zeit Online" bën me dije se vitin e kaluar, 430 mijë procedura u ndaluan e nga fillimi i janarit deri në fund të shtatorit 2017, pothuajse 140,000 aplikime të reja u shtuan. Puna e BAMF- it ende vlerësohet në mënyrë kritike. Për një efikasitet më të lartë, agjencia kishte angazhuar agjencinë konsultues­e McKinsey, e cila më pas u ankua për presionin dhe frikën mbi të punësuarit.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania