Gazeta Shqiptare

Bursa studimi në Amerikë, kriteret që ju kualifikoj­në

Ambasada: Programi ' Global UGRAD', çfarë përfitojnë fituesit Ja cilat janë afatet e fundit të aplikimit

- Voltiza Duro

Brenda dy muajsh të gjithë studentët e nivelit të parë kanë mundësi të aplikojnë për bursë për të ndjekur studimet për një semestër në universite­tet amerikane. Ky njoftim është përcjellë nga Ambasada amerikane në Tiranë, e cila ka bërë me dije se të interesuar­it duhet të aplikojnë fillimisht në programin "Global UGRAD". Ky i fundit është një program i financuar nga Departamen­ti i Shtetit Amerikan, i hapur për të gjitha fushat e studimit dhe nuk është diskriminu­es ndaj racës, ngjyrës, gjinisë, orientimit seksual, fesë, etnisë, ose paaftësisë fizike. "Bursa mbulon udhëtimin, shkollimin, dhomën, siguracion­in për aksidente apo sëmundje, një pagesë të vogël mujore dhe shpenzime për libra. Pjesëmarrë­sit jetojnë në konvikt me bashkëmosh­atarët e tyre amerikanë, ose në banesa me familje amerikane", - thuhet në faqen zyrtare të ambasadës.

Programi "Global UGRAD" është i hapur për të gjithë shtetasit shqiptarë rezidentë mbi 18 vjeç që kanë mbaruar vitin e parë universite­t. Këta kandidatë duhet të jenë të regjistrua­r si student në çdo "Bursa mbulon udhëtimin, shkollimin, dhomën, siguracion­in për aksidente apo sëmundje, një pagesë të vogël mujore dhe shpenzime për libra. Pjesëmarrë­sit jetojnë në konvikt me bashkëmosh­atarët e tyre amerikanë ose në banesa me familje amerikane", thuhet në faqen zyrtare të ambasadës.

universite­t të akredituar, publik ose privat dhe duhet të kenë të paktën një semestër për të kryer në vendin e tyre në përfundim të programit "Global UGRAD". Gjithashtu, njohuritë e mira në gjuhën angleze përbëjnë një ndër kriteret që duhet të plotësohen

për aplikim. Kandidatët duhet jenë të ligjshëm për t'u pajisur me vizën amerikane për studentë, ( J- 1) që nevojitet e të ndërgjegjs­hëm për t'u kthyer në vendin e tyre pas përfundimi­t të programit. Kandidatët duhet të jenë të kujdesshëm që aplikimi të përmbajë: një ese, kopjen e pasaportës biometrike ose kartën e identiteti­t, listën zyrtare të notave të universite­tit, dy letra reference në anglisht, ekuivalent­imin e notave sipas sistemit amerikan dhe normalisht, aplikimin e bërë nëpërmjet ' Google Chrome' apo ' Mozilla Firefox'. "Global UGRAD" është një program shkëmbimi i pavarur, i konceptuar për t'i ekspozuar studentët ndaj sistemit arsimor,

shoqëror dhe kulturor amerikan. Por, ambasada gjithashtu bën me dije se kandidatët që nuk plotësojnë kriteret, nuk do të mund të kualifikoh­en për t'u bërë pjesë e programit. Kështu, të gjithë ata që janë qytetarë amerikanë dhe banues të përhershëm në SHBA nuk përzgjidhe­n. Gjithashtu, nuk kualifikoh­en edhe personat që aktualisht studiojnë, jetojnë, ose punojnë jashtë vendit të tyre apo janë punonjës vendës të misioneve amerikane, të cilët punojnë për Departamen­tin e Shtetit dhe/ ose për Agjencinë Ndërkombët­are të Zhvillimit. Ambasada thekson se kandidatët kanë afat për të aplikuar deri më datën 31 dhjetor të këtij viti.

 ??  ?? Ambasada amerikane në Tiranë
Ambasada amerikane në Tiranë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania