Gazeta Shqiptare

Sulmi me kamion në Nju Jork, autori nga Uzbekistan­i, i frymëzuar nga ISIS

Emigranti 29- vjeçar u plagos nga policia, ndodhet nën arrest Sayfullo Saipov u radikalizu­a përmes internetit

-

Historia amerikane e autorit të sulmit të Nju Jorkut fillon në vitin 2010, si ajo e mijëra emigrantëv­e të tjerë për ëndrrën amerikane. Personi që shkaktoi të paktën 8 të vdekur dhe 11 të plagosur zbriti para 7 vitesh në aeroportin "John Fitzgerald Kennedy" të Nju Jorkut. Sayfullo Saipov vendosi të shpërngule­j përgjithmo­në nga Tashkenti, kryeqyteti i Uzbekistan­it. Ishte vetëm 22 vjeç dhe i papunë. Ndalesa e tij e parë ishte në Ohio, duke vijuar më tej në Florida dhe së fundmi në qytetin Patërson të Nju Xhersit. Fillimi duket të ketë qenë i vështirë për agresorin, pasi fliste vetëm disa fjalë anglisht dhe pëlqente të flinte deri vonë, janë shprehur kështu disa të njohur të Saipov për mediat amerikane. Megjithatë, autori i sulmit gjen punë në Florida si shofer kamioni. Pas shpërngulj­es nga Florida, ai i bashkohet kompanisë se taksive ' Uber' në Nju Xhersi. Një aktiviste fetare dhe blogere uzbeke me bazë në SHBA tha për ' BB'C se Sayfullo Saipov u shndërrua në një person agresiv, pasi u radikalizu­a nëpërmjet internetit. Sipas blogeres, Saipov nuk ishte i arsimuar mirë dhe nuk kishte dijeni për Kuranin përpara se të arrinte në SHBA. Megjithatë, në këto raste dëshmitë e të njohurve dhe miqve të tij janë gjithmonë të njëjta: "Askush nuk vuri re ndonjë

gjë të çuditshme tek Sayfullo Saipov. Ai ishte një njeri i mirë". Kobijion Matkavor, 37 vjeç, gjithashtu nga Uzbekistan­i pasi e ka takuar në Florida deklaron për "New York Times": "Saipov pëlqe-

nte Shtetet e Bashkuara. Ai dukej shumë me fat dhe ishte gjithmonë njeri i lumtur. Edhe pse nuk e njihja në brendësi, ai nuk dukej kurrsesi si terrorist". "Ujku i vetmuar" është quajtur nga guvernator­i i Nju Jorkut, autori i sulmit terrorist. Andrew Como thanë një konferencë për shtyp se Saipov pritet të mbijetojë pas plagëve të marra nga të shtënat e policisë, kështu që hetuesit do të mund të zbardhin shkaqet e ngjarjes. Como shtoi më tej se ky është sulm i një personi të vetëm dhe nuk e cilësoi si komplot. Guvernator­i tha se autori është frymëzuar nga militantët e Shtetit Islamik, por nuk besohet të jetë udhëzuar drejtpërdr­ejtë nga ata.

Autoritete­t policore gjetën një shënim referuar ISIS- it në kamionin me të cilin u krye sulmi. Në dokumentet e agresorit, agjentët e policisë gjetën "Green Card", lejen e qëndrimit të përhershëm në SHBA, duke bërë autorin rezident të rregullt në SHBA dhe një shënim, ku sulmi adresohej në emër të ISIS. Burime të tjera thonë se Saipov bërtiti "Allahu Akbar" gjatë momentit të sulmit. Kohët e fundit duket se sulmet terroriste po behën me kamionë dhe automjete të rënda, ku disa vende janë goditur nga agresione të tilla në mënyrë të ngjashme. Në Nicë të Francës, gjatë një feste një tunizian shkaktoi 86 të vdekur dhe qindra të plagosur me kamionin e tij. Në Berlin, ISIS merr përsipër një sulm të një tjetër tuniziani, i cili shkaktoi 12 viktima dhe dhjetëra të plagosur me një kamion të vjedhur.

 ??  ?? Autori i sulmit, Sayfullo Saipov
Autori i sulmit, Sayfullo Saipov

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania