Gazeta Shqiptare

Lideri i shkarkuar i Katalonjës nuk do të kthehet në Spanjë

Carles Puigdemont rrezikon 30 vite burgim

-

SPANJË - Pavarësish­t kërkesës së prokuroris­ë, ish- Presidenti i Katalonjës, Carles Puigdemont, nuk do të kthehet në Spanjë. Vendimi është konfirmuar nga avokati i liderit të shkarkuar katalanas, i cili deklaroi se klientit të tij i mungon garancia e një procesi të rregullt ligjor. Tashmë mbetet të shihet nëse prokurorët do të kërkojnë ekstradimi­n e Carles Puigdemont. Lideri i shkarkuar i Katalonjës, Carles Puigdemont, nuk do të kthehet në Spanjë për t'iu përgjigjur akuzave që rëndojnë ndaj tij nga prokuroria. Lajmi është përcjellë nga avokati belg i ish- presidenti­t, Pol Bekart, i cili tha se Puigdemont duhet të qëndrojë në Belgjikë dhe të merret në pyetje në këtë vend, për shkak të mungesë së garancisë së një procesi të rregullt ligjor. Mbi ish- presidenti­n dhe 13 zyrtarë të tjerë të lartë rëndojnë një sërë akuzash, përfshirë rebelimin ndaj autoritete­ve qendrore të Spanjës. Ai u thirr në një seancë pyetjesh ditën e mërkurë, por refuzoi që të merrte pjesë. Tashmë mbetet të shihet nëse prokurorët do të lëshojnë një urdhër arresti për Carles Puigdemont. Përfaqësue­si ligjor i ish- presidenti­t ka deklaruar gjithashtu se edhe në rast të një kërkese të tillë, ata janë të përgatitur për të kundërshtu­ar ekstradimi­n. Kryeprokur­ori i Spanjës bëri të ditur akuzat që rëndojnë mbi liderin e shkarkuar katalanas, ndërsa në rast se akuzat do të vërtetohen, Carles Puigdemont rrezikon deri në një maksimum prej 30 vitesh burgim. Ndërkohë, mbetet të shihet se çfarë masash do të ndërmerren ndaj zyrtarëve të tjerë. Puigdemont ndodhet në Belgjikë që prej ditës së hënë. Në prononcimi­n e tij për mediat, ai u shpreh se nuk ka udhëtuar në Bruksel për azil politik, por për të informuar liderët europianë mbi atë që po ndodh në rajonin e Katalonjës.

 ??  ?? Lideri i shkarkuar i Katalonjës, Carles Puigdemont
Lideri i shkarkuar i Katalonjës, Carles Puigdemont

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania