Gazeta Shqiptare

Rritet taksa e pastrimit në Shkodër, nga 4500 lekë arrin në 52.500 lekë

Reagojnë këshilltar­ët e majtë e të qendrës: Absurditet rritja e tarifës, rëndon qytetarët Bashkia: Shkak rritja e depozitimi­t të mbetjeve nga landfilli i Bushatit, nuk e përballojm­ë shpenzimin shtesë

-

Qytetarët e Shkodrës do të paguajnë 4500 lekë të vjetër më shumë për tarifën e pastrimit. Dy ditë më parë, Këshilli Bashkiak i Shkodrës miratoi rritjen e kësaj tarife nga 48 mijë lekë të vjetër që ishte, në 52 mijë e 500 lekë të vjetër. "Bashkia Shkodër depoziton mbetjet në landfillin e Bushatit. Landfilli nga 3800 lekë të vjetër që ishte çmimi i depozitimi­t, e rriti në 10 mijë lekë të vjetër për ton. Ngritja e tarifës së pastrimit erdhi për shkak të rritjes që bëri landfilli", tha gjatë mbledhjes së radhës, nënkryetar­i i bashkisë së qytetit verior, Dritan Meta. Vendimi i marrë do të rëndojë në xhepat e qytetarëve, ndërkohë që bashkia justifikoh­et se nuk mundet ta përballojë këtë shpenzim shtesë. Rritja e tarifës së pastrimit solli debate në këshillin bashkiak, pasi këshilltar­ët e majtë dhe të qendrës nuk e pranuan.

DEBATET NË KËSHILLIN BASHKIAK

"Përse vendosët vetëm për të rritur tarifën për depozitimi­n në landfillin e Bushatit dhe nuk përmirëson­i shërbimin në qytet? Si mund t'u thoni qytetarëve që është rritur tarifa, ndërsa nuk ka përmirësim të shërbimit për ju. Kjo është e papranuesh­me dhe nuk mund të tolerohet. Duhet që të gjeni forma të tjera", - tha këshilltar­ja e PS- së, Mirela Mataj. Në lidhje me rritjen e tarifës ka reaguar edhe Ali Tula, këshilltar i PS- së. "A është e parë e udhës që meqë landfilli e ka rritur çmimin në mënyrë të njëanshme, siç po thoni ju dhe meqë ka edhe një kontratë mes bashkisë dhe landfillit, ju të mos e pranoni dhe ta dërgoni çështjen në gjyq? Përse nuk e keni menduar një gjë të tillë, por sa herë kërkojnë ata të landfillit, vini këtu duke kërkuar para. Mendoj të dërgohet në gjyq çështja", u shpreh Tula.

"E para e punës, Bashkia Shkodër ka ndër tarifat më të larta përsa i përket pastrimit krahasuar me qytetet e tjera dhe këtu flasim me fakte, pasi kam me vete paketat fiskale të qyteteve të tjera dhe mund t'i shihni kush ka dyshime. E dyta, Shkodra nuk e ka shërbimin e pastrimit aq të mirë siç e kanë qytetet e tjera, ndërkohë që tarifa është më e lartë. Ju me këtë mënyrë godisni pjesën më të shëndoshë të qytetarëve, pikërisht ata pak qytetarë që paguajnë tarifat dhe taksat, sepse këto para do ua merrni atyre që paguajnë. Tani tarifën e pastrimit e mbledh si agjent Ujësjellës­i, sepse aty paguhet. Në fakt, faturën e Ujësjellës­it në Shkodër e paguajnë vetëm 26 mijë familje dhe këta paguajnë edhe tarifën e pastrimit, por realisht Shkodra ka 36 mijë familje. Këto 36 mijë të tjerat nuk kanë kontrata me Ujësjellës­in dhe për rrjedhojë nuk paguajnë as tarifën e pastrimit. Ju në vend që të bëni kontrata me këta apo t'u mblidhni këtyre tarifën, shkoni dhe bëni rritje të çmimit për këta që paguajnë rregullish­t. Kjo është absurde dhe e papranuesh­me, mjafton që gjithë qytetarëve t'u mblidhni tarifën dhe më pas të ardhurat do të jenë aq të mëdha sa për të përballuar edhe depozitimi­n në landfill, por edhe për të siguruar vetë bashkia të ardhura nga kjo. Kjo është një mungesë menaxhimi dhe paaftësi që e shfaqni qartazi", - pohoi Fatlum Nurja, këshilltar i FRD. Në emër të grupit të PDsë reagoi këshilltar­i Bujar Hoti. "Nuk i kuptoj kolegët që kundërshto­jnë. Si mund që të mos e rrisim këtë tarifë?! Është më mirë që ato para t'i heqim nga investimet apo ta rrisim tarifën me 4500 lekë të vjetër në vit, që është një shumë që mund ta paguajë kushdo. Nuk e kuptoj përse kundërshto­jnë apo kërkojnë ta shohin qytetin të papastruar apo edhe pa investime të ndryshme, sepse diku do merren ato para për të paguar rritjen që ka bërë land- filli i Bushatit për depozitimi­n e mbetjeve". E menjëhersh­me ka qenë përgjigja nga të majtët: "Ju nuk mundeni që atë që keni bërë vetë gjithë këto vite, të na e hidhni ne. Bashkia Shkodër është totalisht e paaftë në menaxhim dhe këtë e tregon çdo ditë. Ju keni drejtuar bashkinë gjithë këto vite dhe tani paaftësinë tuaj nuk mund t'ia delegoni opozitës këtu në këshillin bashkiak. Ju keni pasur gjithmonë votat dhe keni bërë si keni dashur të gjitha herët, tani s'mund të na thoni ne se jemi fajtorë, përkundraz­i jeni ju fajtorët. Ne nuk "Kjo është absurde dhe e papranuesh­me, mjafton që të gjithë qytetarëve t'u mblidhni tarifën dhe më pas të ardhurat do të jenë aq të mëdha sa për të përballuar edhe depozitimi­n në landfill, por edhe për të siguruar vetë bashkia të ardhura nga kjo. Kjo është një mungesë menaxhimi dhe paaftësi që e shfaqni qartazi", - pohoi Fatlum Nurja, këshilltar i FRD.

po themi se nuk duhet pastruar apo nuk duhet investuar, por bashkia duhet të dijë ta menaxhojë situatën dhe jo sa herë landfilli kërkon para, ne t'ia aprovojmë. Kjo nuk është e drejtë dhe tregon keqmenaxhi­min nga ana juaj", - tha Luan Heta, kryetar i grupit të PS- së në këshill. Pavarësish­t debateve, tarifa e pastrimit u miratua me 29 vota pro dhe tashmë qytetarët e Shkodrës do të jenë të detyruar të paguajnë më shumë nga xhepi i tyre, edhe pse shërbimi i pastrimit lë për të dëshiruar, ndërsa nuk ka një përmirësim të këtij shërbimi.

 ??  ?? Këshilli Bashkiak i Shkodrës
Këshilli Bashkiak i Shkodrës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania