Gazeta Shqiptare

Reportazhi i "Le Iene" për Bulqizën: Fëmijët lënë shkollën për mbledhjen e shitjen e kromit

"Miniera siguron 40 mln euro në vit, banorët s'kanë asgjë"

-

BULQIZË - Gazetarët e emisionit "Le Iene" kanë ardhur në Shqipëri, ku kanë realizuar një reportazh për kushtet e vështira në të cilat jetojnë banorët në Bulqizë, ndërsa në fokus është varfëria e kësaj zonë. Sipas "Le Iene", fëmijët 10- 13 vjeçarë lënë shkollën për të mbledhur krom dhe për të siguruar bukën e gojës. Frigorifer­ët bosh, infrastruk­tura që lë për të dëshiruar dhe fëmijët në kërkim të kromit janë ato që italianëve u bëjnë më së shumti përshtypje. E sigurisht, edhe fakti që vetëm nga miniera e Bulqizës nxirren çdo vit rreth 120 mijë tonë krom që kapin shifrën e 40 milionë eurove, por banorët e kësaj zone sërish jetojnë në skamje. "Fëmijët që po shikoni nuk janë duke luajtur, ata punojnë që të ndihmojnë familjet e tyre. Ata kërkojnë krom. Janë fëmijë të moshës 10 deri në 13 vjeç dhe në vend që të jenë duke studiuar si të gjithë moshatarët e tyre, ata e kalojnë kohën në këtë mënyrë". Këto janë fjalët e para të gazetares italiane për reportazhi­n e realizuar në qytetin e Bulqizës. "Të gjithë banorët e Bulqizës punojnë me kromin. Kjo grua është nënë e dy fëmijëve që punon në mbledhjen e kromit. Ajo na tregon kushtet në të cilat jeton. Shtëpia është gati duke rënë dhe ajo mezi ia del të ushqejë fëmijët. E vetmja gjë që ka në frigorifer janë disa bidonë ujë, pasi uji vjen vetëm 2 orë në ditë dhe disa perime të konservuar­a. Gesti në vend që të shkojë në shkollë, mbledh krom", vijon më tej rrëfimi. Duke u ndalur te familjet dhe frigorifer­ët bosh të tyre, gazetarja italiane ndalet për darkë në një prej tyre, madje ka gatuar për ta.

FËMIJËT

Timi tregon: "Unë kur të rritem dua të bëhem si babi. Ai i bën të gjitha, murator, elektricis­t. Ai do lumturohet shumë nëse bëhem si ai, e kam ëndërr. Në këtë qytet nuk ka shumë gjëra për të bërë, por ka edhe fëmijë që nuk shkojnë për krom. Atyre nuk u tregoj se shkoj për krom, por për të kaluar kohën. Po ta dinin do më thoshin ' i ky s'ka bukë për të ngrënë'". Timi është i lodhur, ndaj e lemë të shkojë për të fjetur, sepse nesër e pret ditë e rëndë. Është ora 7: 30 dhe Timi duhet të zgjohet, prindërit kanë shkuar në punë dhe për mëngjesin e tij mendon e motra, Mia. Vjen Blero dhe së bashku vendosin në cilin mal të shkojnë për të mbledhur krom. Ende pa mbaruar së ngrëni, veshin këpucët, marrin kovat dhe shkojnë të thërrasin mikun e tyre, Gestin. Ai vonon pak, por në fund vjen dhe djemtë nisen drejt malit. Janë fëmijë dhe e kalojnë ditën në kërkim të gurëve që shkëlqejnë më shumë, në kërkim të kromit. Duart e këtyre fëmijëve tregojnë punën që bëjnë këtu çdo ditë. Kur kovat nuk kanë më vend, ata e marrin kromin në bluza.

 ??  ?? Gazetarja e emisionit "Le Iene" , në Bulqizë
Gazetarja e emisionit "Le Iene" , në Bulqizë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania