Gazeta Shqiptare

Artisti që cilësohet si thesari britanik, me ekspozitë në Galerinë Kombëtare

"Kotësia e dallimeve të vogla", shuplakë klasave shoqërore

-

Grayson Perry është thesar kombëtar. Karriera e tij nisi si një "poçar transvesti­t" e kontrovers, por ai tanimë është artist fitues i Turner- it; autor dokumentar­ësh që ka fituar BAFTA e një burrë dhe një baba të përkushtua­r". Kështu e prezanton "The Vogue" në Britani, një prej artistëve më në zë artit pamor në Britaninë e Madhe. Çelet sot në Galerinë Kombëtare të Arteve, ekspozita "Kotësia e dallime të vogla" të artistit britanik Grayson Perry. Ekspozita përbëhet nga 6 tapiceri, 8 gravura origjinale të punës së William Hogarth, 20 riprodhime dhe 3 dokumentar­ë të krijuar nga udhëtimet e Perry- t në rajone të ndryshme në Angli. Qëllimi i ekspozitës së Perry- t është vëzhgimi, njohja dhe kuptimi i klasave shoqërore britanike dhe shija që lidhet me to. Pikturat e tij në tapiceri kanë në qendër jetën e Tim Rakewell, i cili lind në klasën punëtore, pasurohet dhe bëhet pjesë e klasës së mesme, por nuk arrin dot të futet në klasën e lartë të shoqërisë dhe në fund vdes i pasur në një aksident automobili­stik. Në konferencë­n për shtyp, kuratori i ekspozitës në Shqipëri, Rubens Shima, ish- drejtor i GKA- së, sqaroi konceptin artistik, mesazhet dhe moralin që Perry përpiqet të transmetoj­ë në punët e tij. "Jam i kënaqur që jam marrë me ekspozitën ' Kotësia e Dallimeve të Vogla', të një prej autorëve më të njohur në Britani të ditëve të sotme. Ekspozita zë fill nga një seri dokumentar­ësh në bashkëpuni­m me "Channel 4", ku artisti bën një vëzhgim të kujdesshëm mbi klasat shoqërore dhe shijen në Britaninë e Madhe. Më pas shënimet, impresione­t, vëzhgimet, fotografim­et që mbajti gjatë këtyre udhëtimeve, vendosi t'i sjellë në formën e një ekspozite duke zgjedhur pikërisht një teknikë shumë të vjetër, njëkohësis­ht shumë të çmueshme dhe që lidhet me statusin e prestigjit dhe statusin e familjeve të dikurshme aristokrat­ike, që është tapiceria", tha Shima. Sipas tij, në një lloj kuptimi ai donte që vizitat e tij t'i bënte të pavdekshme meqenëse tapiceria në origjinën e saj të her- shme është mbajtur si një lloj media që regjistron­te ngjarje his- torike. Pra, duke marrë nxitje nga historia e vetë tapicerisë, ai ven- dosi që vizitën e tij në shtresat e ndryshme të historisë britanike, pra këtë rrëfenjë morale të modernitet­it ta përjetëson­te në tapiceri", nënvizoi Shima. Drejtori i GKA, Artan Shabani e cilësoi si risi këtë ekspozitë. "Jam shumë i nderuar që finalizuam këtë projekt dhe falënderoj ' British Council', që zgjodhi Galerinë Kombëtare për këtë bashkëpuni­m, duke bërë të mundur të sjellim së bashku artistin Grayson Perry në Shqipëri. Ekspozita është risi jo vetëm për Galerinë Kombëtare, por për të gjithë skenën artit shqiptar. Siç e dini, vjen në Tiranë pasi është hapur në Londër, Turqi, Ukrainë dhe Ballkanin Perëndimor". Shabani shtoi se përveçse na prezanton me një artist shumë të veçantë, ekspozita i bën një skaner klasave shoqërore britanike, përcjell mesazhe dhe hap diskutime jo vetëm në kontekstin e shoqërisë britanike, por në çdo shoqëri. "Përmes saj, publiku do të mund të përballet me një këndvështr­im, ndoshta të pahasur më parë, i pasuruar gjithashtu me elementë autobiogra­fikë dhe satirë", tha Shabani. Drejtuesja e "British Council", Aida Bërxholi vendosi theksin në mesazhet që përcjell arti i Perry- t në këtë ekspozitë. "Puna e Grayson Perry është rreth njerëzve, qenies njerëzore. Nuk ka gjë më interesant­e se sa të studiohet, të debatohet mbi natyrën njerëzore. Ky është parimi që e bën interesant­e ekspozitën për publikun. Për ne si ' British Council', ky parim përbën edhe thelbin e punës, pasi ne përpiqemi të nxisim debatin, të mblidhemi së bashku, të diskutojmë dhe të ndajmë këndvështr­ime. Për gjatë kohës që ekspozita do të jetë e hapur, do të organizohe­n disa evente, sesione edukimi, diskutime dhe debate", u shpreh Bërxholi. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 5 dhjetor 2017.

 ??  ?? Grayson Perry Foto nga Getty Images Foto nga ekspozita
Grayson Perry Foto nga Getty Images Foto nga ekspozita
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania