Gazeta Shqiptare

Si e mbaj mend Shqipërinë e 1999- ës dhe luftën e Kosovës

Rrëfimi i francezes që koordinon 25 organizata: Ka shqiptarë minorenë në Francë të ekspozuar dhe kaq vulnerabël ndaj shfrytëzim­it dhe trafikimit

- Fatmira Nikolli

Pat ardhur për herë të parë në Shqipëri kur kriza te refug jatët e Kosovës, kishte nevojë për ndihmë e asistencë nga jashtë. Genevieve Colas e kujton ende atë kohë, kur qytetet e veriut patën hapur dyert për të pritur të ikurit nga lufta. Pothuaj 20 vjet më vonë, gjen një Shqipëri tjetër, kur kriza nuk është më ajo, por nevoja për ndihmë e asistencë është sërish. Rrëfimi i saj, flet për Shqipërinë e djeshme e të sotme, kur mes përmirësim­eve gjen edhe situata të pandryshua­ra.

Genevieve Colas punon prej shumë vitesh në Caritas- in francez si përgjegjës­e për çështjet e Trafikimit të Qenieve Njerëzore dhe koordinato­re e një rrjeti kombëtar prej 25 organizata­ve joqeverita­re në Francë që punojnë së bashku për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore. Si pjesë e grupit ndërminist­erial, ku bashkë me rrjetin e NGO punojnë për të zbatuar Strategjin­ë Kombëtare të qeverisë franceze, e anëtare e platformës së BE për antitrafik­un dhe anëtare COATNET- rrjetit të organizata­ve të krishtera botërore, ajo punon dhe advokon në lidhje me këtë çështje.

- Si e mbani mend vitit 1999 në Shqipëri? Cilat janë kujtimet për Shqipërinë në luftën e Kosovës?

Viti 1999 ishte hera ime e parë në Shqipëri. Ishte muaji prill. Caritas- i francez u angazhua për të mbështetur Caritas- in shqiptar pas luftës së Kosovës. Erdhëm këtu bashkë me kolegë të tjerë dhe punuam në Tiranë, Lezhë dhe qytete të tjera. Në atë kohë lindi dhe një projekt kombëtar me të rinjtë, integruam në Shqipëri Animacioni­n Social dhe punuam që të zhvillonim kurrikulat për trajnimin e animatorëv­e social. Organizoni­m trajnime me të rinjtë në mëngjes dhe pasdite ata të rinjtë ishin animatorë për fëmijët në kampe. Në fillim isha vetëm në Shqipëri, sepse refugjatët kosovarë erdhën në Shqipëri atë kohë, në prill, më pas në gusht 1999, shkova edhe në Kosovë me shqiptar ë të Kosovës. Me ta organizuam aktivitete për rindërtimi­n e jetës atje. Në këtë moment, ne vazhduam të punonim me Caritas- in shqiptar , sepse në pamë që veçanërish­t në Laç, kishte shumë vështirësi, shumë varfëri dhe menduam se Caritas- i shqiptar kishte ndihmuar shumë njerëz nga Kosova gjatë qëndrimit në Shqipëri, por nga ana tjetër situata në Shqipëri ishte kaq e vështirë.

- Ndihma juaj nuk ishte vetëm financiare?

Në ishim pjesë e ndihmave emergjente, si në çdo krizë në botë. Në çdo kohë krize në jemi pjesë e grupit të koordinimi­t për të ndihmuar njerëzit që mund të jenë me probleme të ndryshme. Ne financojmë projekte që janë të fokusuara në zhvillimin njerëzor, drejtpërdr­ejt në nivelin lokal. Pro- jektet kishin në fokus fuqizimin e komuniteti­t në mënyrë që zgjidhjet të vijnë nga vete ai, që këto më pas të ndihmojnë njerëz të tjerë. Ka pasur edhe ndihmë materiale, por shumë pak. Më shumë jemi pozicionua­r në fuqizim kapacitete­sh dhe zhvillimin social.

- Ju keni lëvizur në vende të ndryshme, në kohë krizash. Si është të jetosh nëpër kriza? Si e përballoni nga ana emocionale?

Kam qenë në Çeçeni, në Ballkan, në Liban- në kufi, është ndryshe kudo, është vështirë kudo, por ajo çfarë është e rëndësishm­e për mua, është të ndihmoj njerëzit të bëjnë diçka që të mos jenë tërësisht të varur nga situata, tërësisht të mposhtur prej saj.

- Një prej projekteve tuaja, ka të bëjë me trafikimin e fëmijëve. Cila është situata e tyre?

Në fillim ne konstatuam se njerëzit në Francë mendojnë se trafikimi i qenieve njerëzore bëhet vetëm në vende të tjera të botës dhe se askush në Francë nuk mund të ishte viktime e trafikimit. Është e rëndësishm­e të kuptojmë se cilat janë mënyrat e trafikimit. Me 25 NGO e nën drejtimin e Caritas Francë, punuam për të përgatitur një dokument se cilat janë format e trafikimit: trafikimi për qellim shfrytëzim­i seksual, shfrytëzim­i për punë të detyrueshm­e, fëmijë të detyruar të lypin, apo fëmijë që iu është premtuar të jenë pjesë e skuadrave sportive, por përfundojn­ë në rrugë. Kemi bërë një film 15 minuta për këta fëmijë dhe ka shumë njerëz që kur e shohin, thonë: "Ah, po, kemi parë disa njerëz në këto situata". Pas kësaj, ne bëmë një film të dytë që në një farë mënyre tregon se si ne mund t'i ndihmojmë këta fëmijë, që janë viktima trafikimi. Është një ndihmë që ka të bëjë me edukimin kryesisht, riintegrim­in e tyre, që më pas të kenë një zanat për të siguruar jetën. Regjisori i filmit, është një italian që kur ka qenë fëmijë, është grabitur nga mafia italiane dhe është mbajtur për 5 javë e ishte vetëm 14 vjeç. Broshurat dhe librat tanë tregojnë se çfarë duhet të bëjmë me viktimat e trafikimit, se cilat janë problemet specifike. Ata kanë nevojë për ndihme fizike, psikologji­ke dhe edukim që të të mund të përballojn­ë vetë jetën, duke nisur edhe me një identitet për ta dhe më pas bashkëpuni­mi me drejtësinë, duke i bërë ata që të flasin. Ka piktura, përmes të cilave mund të kuptohet gjendja e fëmijëve. Ata nuk kanë besim te askush dhe shpesh historinë e tyre e tregojnë përmes vizatimeve, pra ka një art- terapi.

- Ku i prezantoni studimet tuaja dhe librat që tregojnë shumë për viktimat?

I prezantuam në qershor në Kombet e Bashkuara në Gjeneve në Këshillin e të Drejtave të Njeriut, gjate një eventi special mbi trafikimin dhe pornografi­në e abuzimin e fëmijëve. Është e rëndësishm­e të flitet për to, të kuptohet që kjo ndodh kudo.

- Ndërkaq, veç trafikimit të fëmijëve, po punohet edhe për identifiki­min e viktimave të trafikimit në zonat në konflikt.

Është një punë e bërë nga Caritas- et e disa shteteve si, Shqipëri, Bosnjë- Hercegovin­ë, Ukrainë, Turqi, Kosovë, Liban, Armeni etj. Kur filluam studimin kishte shumë konflikte. Ideja ishte për të parë situatën e trafikimit në kohë konfliktes­h, pse ky trafikim rritet në kohë lufte, cila është forma dhe pamë se çfarë mund të bëjnë Caritas- et për të ndihmuar njerëzit që janë në këto situata. Ne morëm disa shembuj nga disa vende të ndryshme. Pamë cilat janë kushtet e çdo shteti në kufij, si mund t'i identifiko­jnë viktimat e trafikimit, kur njerëz nga vendet e krizës kalojnë transit në shumë shtete- si mund të identifiko­hen e si mund të ndihmohen? Mbas kësaj ne japim disa rekomandim­e mbi identifiki­min dhe mbrojtjen e tyre.

- Si është bashkëpuni­mi juaj me Caritas- in shqiptar sa i takon trafikimit të qenieve njerëzore?

Ne jemi në Shqipëri këto ditë bashkë me përfaqësue­s të 12 Caritas- eve nga Europa dhe Mesdheu në kuadër të Ditës Europiane Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore për të punuar në fushën e mbrojtjes së fëmijëve nga trafikimi dhe forcimi i mekanizmav­e dhe instrument­eve mbrojtës në nivel institucio­nal dhe social, sepse Caritas- i shqiptar është motor në këtë projekt. Caritas- i sh- qiptar me mbështetje­n e Caritasit francez koordinon këtë projekt prej 6 vjetësh, që është një vazhdimësi e punës tonë në nivel ndërkombët­ar.

- Shqiptarë viktima të trafikimit në Europë, gra shqiptare a fëmijë shqiptarë e që janë trafikuar, a ka? A mundeni ju të jepni të dhëna për këtë?

Po, po. Mundem të them, sepse ka shqiptarë. Ka shumë minorenë në Francë aktualisht që janë shqiptarë. Këta janë krejt të ekspozuar dhe kaq vulnerabël ndaj shfrytëzim­it dhe trafikimit. Ka shumë vështirësi, sepse disa mund të kthehen në Shqipëri, por Konventa Ndërkombët­are e Fëmijëve në Francë e jo vetëm aty, kërkon që fëmijët që janë në Francë duhet të kenë mbrojtjen e shtetit francez deri në moshën 18 vjeç. Dimë që ka shumë fëmijë që shfrytëzoh­en ndër të tjera edhe për të lypur, por ndonjëherë ka edhe për shfrytëzim seksual. - Edhe seksual? Ah, po. Jo shumica, sepse shumica e të ardhurve në Francë janë nga Nigeria- Afrika, por ka edhe nga Shqipëria.

- Cili është rekomandim­i juaj, këshillat tuaja jo për Caritas- in mbase, por për Shqipërinë në këtë rast?

Ne mendojmë se parandalim­i është gjëja më e mirë, që mund të bëjmë. Duke punuar shumë në fushën e parandalim­it dhe informimit publik rreth fenomenit të trafikimit dhe formave të ndryshme do të ndërgjegjë­sojmë jo vetëm personat vulnerabël dhe në risk, ata që paguajnë për këtë shërbim ( klientët), trafikantë­t, por dhe institucio­net shtetërore që të hartojnë dhe të zbatojnë politika mbrojtëse. Gjithashtu duhet të ketë më shumë mbështetje për familjet, sepse fëmijët janë me shumë të prekur nga ky fenomen. Ne Francë mendojmë se duhet të punojmë me vendet e origjinës, sepse ndonjëherë ka fëmijë që kanë familje, që nuk e dinë situatën e fëmijës atje.

 ??  ??
 ??  ?? Në foto: Genevieve Colas
Në foto: Genevieve Colas

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania