Gazeta Shqiptare

"Buxheti 2018", 48 milionë euro taksa shtesë për qytetarët e bizneset

-

... Fatkeqësis­ht, ajo çfarë na është paraqitur sot në komision është vazhdimi i një politike të gabuar që vazhdon të ngulë gishtin në plagën e hapur në vitin 2014. Vazhdohet të thellohet akoma më tej problemi i borxhit, problemi i shpenzimev­e dhe, gjithashtu, problemi i politikave fiskale.

Së pari, dua të sqaroj se Partia Demokratik­e në rastin e miratimit të projektlig­jit të ofruar për TVSH- në, i cili kërkon t'i japë një të drejtë antikushte­tuese qeverisë për të ndryshuar pragun e TVSHsë me VKM, do ta dërgojë këtë paketë në Gjykatën Kushtetues­e. Arsyetimi është i thjeshtë, neni 155 i Kushtetutë­s i jep tagrin vetëm institucio­nit legjislati­v, pra parlamenti­t, që të vendosë taksat, tatimet dhe detyrimet financiare kombëtare e vendore, lehtësimin ose përjashtim­in prej tyre të kategorive të caktuara të paguesve. Projektlig­ji që ka propozuar qeveria do që këtë funksion që Kushtetuta ia jep parlamenti­t t'ia kalojë qeverisë, që kjo e fundit të marrë edhe funksionet e institucio­nit parlamenta­r përmes një VKM- je.

Së dyti, kjo paketë fiskale do të marrë nga xhepat e qytetarëve dhe nga arkat e bizneseve të vogla, dhe ato që nuk janë pjesë e oborrit qeveritar 48 mln USD taksa dhe tatime. Nën moton e rilindur "Të bëjmë propagandë se populli do t'i paguajë taksat tona", qeveria vazhdon të sjellë në Kuvend taksa që rëndojnë edhe më shumë xhepat e qytetarëve dhe bizneseve.

Së treti, qeveria parashikon rritje të taksave, por jo miradminis­trimin e kësaj rritje, akoma më qartë; qytetarë do t'i paguani taksat e larta, por qeveria nuk është e sigurt nëse paratë do të shkojnë në arkën e shtetit apo në xhepin e ndokujt!

Së katërti, qeveria vazhdon të na mbajë në errësirë për vlerën që do të kenë në buxhet dhe mbi të Amerikane e Tregtisë këmbënguli­n që kjo politikë të mos kryhet, sepse do të sjellë më shumë probleme për BV.

Propozimi i qeverisë për të vendosur TVSH- në 6% për të gjitha shërbimet e hotelerive me 4 dhe 5 yje ( kategorizi­m që qeveria do t'ia vendosë vetë atyre), përjashtim­i i këtyre hoteleve nga taksa e ndërtimit dhe për dhjetë vjet nga tatimfitim­i është pabarazia më e madhe që qeveria bën në kurriz të biznesit dhe në favor të oligarkëve.

Vendosja e taksës së pronës gjitha në deficitin buxhetor, koncesione­t dhe projekti 1 mld euro që ka premtuar të implemento­jë në vitin 2018. Më konkretish­t Në lidhje me paketën fiskale dhe veçanërish­t taksat e reja të vendosura në të; dua të ritheksoj qëndrimin kundër të PD- së sa i takon tentativës së fshehur të duke ndryshuar mënyrën e llogaritje­s që për rrjedhojë do të sjellë edhe rritjen e saj, është një kosto e shtuar në kurrizin e qytetarëve. Një pensionist që ka një shtëpi të periudhës komuniste apo një shtëpi të vjetër tiranase do t'i duhet të paguajë për 100 metër katror 5.000 lek taksë për pronën.

Qeveria kështu i kërkon një pensionist­i të paguajë 2.000 lekë më shumë taksë mbi pronën, por përmes një statusi të veçantë i dhuron një biznesmeni pranë saj shansin që të mos paguajë taksën qeverisë për uljen e pragut të TVSH- së në 2 mln lekë. Një lëvizje e tillë rëndon xhepat e konsumator­ëve dhe fut në një skemë të ngatërruar bizneset e vogla, duke i ngarkuar ato me një taksë të re të fshehur. Kjo lëvizje është një përpjekje që të fshehë problemin real të evazionit fiskal, biznesin e madh. Jo më kot, FMN dhe Dhoma e ndikimit mbi infrastruk­turë.

Po kështu, qeveria i kërkon Kuvendit që t'i japë të drejtën antikushte­tuese asaj për të caktuar si t'i teket pragun e TVSH- së. E mbi të gjitha, nesër do të përfshijë në zinxhirin e TVSH- së një biznes të vogël, ndërkohë që do ta përjashtoj­ë nga tatimi mbi fitimin si dhe do t'i dhurojë një TVSH me 6% biznesmenë­ve të veçantë.

Qeveria në projektbux­hetin që na ka servirur i rikthehet avazit të mos- rritjes së pagave. Një vit më parë shpenzimet për pagat u rritën 55 mln USD, edhe vjet ne ngritëm shqetësimi­n se kjo vlerë është më e ulët, qeveria këtë vit parashikon të shpenzojnë për pagat 10 mln USD. Pra, 45 mln USD më pak për shpenzime te pagat e buxhetorëv­e, por 48 mln USD më shumë taksa.

Ish - të përndjekur­it politikë vazhdojnë të jenë grupi i harruar i qeverisë, ato vazhdojnë të marrin një vlerë prej 20 mln USD, një vlerë, e cila edhe sipas raportit të KLSH është e pamjaftues­hme dhe e zhvlerëson detyrimin që shteti jonë ka karshi tyre. Sipas llogarive të KLSH, me këto hapa do të duhen rreth 16 vjet për ta shlyer vetëm detyrimin monetar karshi tyre. KLSH, gjithashtu, ritheksont­e shqetësimi­n e ngritur nga ne, se qeveria nuk po shlyen më shumë detyrime ndaj ish - të përndjekur­ve, në të kundërt ajo vazhdon sorollatje­n e tyre.

Rriten shpenzimet e qeverisë për rikonstruk­sione zyrash, pajisje zyrash dhe makinash. Sipas një llogarie të thjeshtë me 18.4 mln USD që qeveria mund të kishte kursyer në këtë zë luksi, mundet të sigurohej 2 vjet e gjysmë pagesë papunësie, 92% e fondit vjetor për pagesat e ish- të përndjekur­ve politikë dhe rritja e pagave. Autorja, deputete e Partisë

Demokratik­e

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania