Gazeta Shqiptare

Ilir Daja: Duam fitoren, uroj të mos kemi probleme

Trajneri i korçarëve ka gati planin anti- Partizan. Shpresat, te Gavazaj e Soue Skënderbeu synon pikë në Beograd

-

Në intervistë­n para ndeshjes me Partiza nin e Beogradit, trajneri Daja u shpreh se e di mirë se Partizani është më ekspert në këto kompeticio­ne, por ai ka besim se mund të marrë një rezultat pozitiv nga Beogradi.

Si e shihni përballjen me kundërshta­rin?

Duke iu referuar tri ndeshjeve të para, kemi njësoj pikë sa kundërshta­ri dhe thuajse të njëjtin golavarazh. Nisur nga ndeshja e fundit në Elbasan, pavarësish­t vlerave, vumë re që nuk ishim inferior nga ai. E dimë që është shumë e vështirë, por do të futemi për rezultat pozitiv në Beograd.

Si mendoni se do të ndikojë prania e tifozërisë serbe?

Duke pasur mbështetje­n e tifozëve të tyre, ata do të kërkojnë që patjetër ta fitojnë. Kjo bën që nga njëra anë t'iu shtohet doza e motivimit, por ana tjetër e medaljes është që ngarkesa kalon tek ekipi kundërshta­r. Ekipi që kërkon patjetër fitoren, ka ngarkesë emocionale. Duhet të jemi të kujdesshëm. Të bëjmë lojën tonë që kemi bërë edhe në kualifikue­se, apo edhe në tri ndeshjet e para. Kemi njohje për ekipin kundërshta­r. Ësh- të e vështirë, por nuk mendoj se është e pamundur që të menaxhojmë drejt emocionet.

Si do të luajë Skënderbeu në raport me ndeshjen e fundit?

Pa hyrë në detaje taktike, sepse sigurisht që janë pjesë të punës që nuk mund të prezantohe­n para ndeshjes. Përshtatja e ekipit kundërshta­r me ambientin është më e madhe, sepse luajnë në shtëpinë e tyre. Ndaj, ata do të kërkojnë që të jenë më agresivë, nëse mund ta them në aspektin sportiv. Uroj që të kemi zgjedhur elementet e duhur që të përballojm­ë presionin, që kundërshta­ri do ta shfrytëzoj­ë në këtë ndeshje duke qenë se është përballë publikut të tij.

Si është gjendja e skuadrës, a keni lojtarë në dyshim?

Kemi lojtarë që vijnë nga dëmtimi dhe që nuk kanë gjendje optimale. Kjo është diçka që i trembemi. Referuar dy ndeshjeve të fundit, kemi bërë ndërrime të detyruara që në fillim dhe kjo bën që menaxhimi i pjesës tjetër të ndeshjes, kërkon shumë më tepër kujdes. Për secilin prej këtyre lojtarëve që vijnë nga dëmtimi, kondicioni i tyre fizik nuk është në parametrat optimalë.

Ngjarjet e të shkuarës, mendoni se do të ndikojnë?

Do të fokusohemi tek aspekti sportiv, sepse kemi ardhur në Beograd për të fituar ndeshje futbolli dhe jo diçka tjetër. Shpresoj që të na kthejnë atë lloj qetësie që i kemi dhënë secilit kundërshta­r në Elbasan. Uroj që të flasë vetëm futbolli. Do të fokusohemi vetëm te ky aspekt, pasi pjesët e tjera nuk janë në të mirë as të ekipit tonë dhe as të kundërshta­rit.

Vështirësi për të bërë zgjedhje dhe sa besoni se

Soue dhe Gavazaj do të jenë vendimtarë?

Pothuajse i gjithë kontingjen­ti është në dispozicio­n, për herë të parë. Është anë pozitive, sepse kemi mundësi që të zgjedhim edhe në raport me cilësitë e kundërshta­rit. Pavarësish­t kësaj, ardhja nga dëmtimet, kondicioni i tyre nuk është maksimali. Mendoj se do të startojmë mirë, duke shpresuar që të mos na ndodhin probleme gjatë ecurisë së ndeshjes. Gavazaj dhe Soue? Besoj se deri në këto momente kemi bërë lojë në grup në të dyja fazat. Nëse duam suport nga pjesa tjetër, edhe këto dy duhet të jenë aktiv në fazën mbrojtëse për të mos na krijuar superiorit­et numerik në zonën tonë.

Do guxoni që të arrini fitore, ashtu si 30 vite më parë një ekip shqiptar u kualifikua në Beograd?

Po përgjigjem unë, meqë për të bërë krahasimin duhen disa faktorë edhe për faktin se Mici ka qenë… në projekt ( qesh…). Ka qenë përballje e vështirë edhe në atë kohë. Nuk ka ngjashmëri, pasi dinamika prej 30 vjetësh i bën të ndryshëm të dyja ekipet. Shpresoj që të na ndjekë ajo pjesë e fatit. Pse jo ta përsëritim. Ne jemi të ndërgjegjs­hëm dhe ndeshja është shumë e vështirë, edhe prej meritave të kundërshta­rit që është me gjithë mend shumë i fortë, sidomos në fushën e tij.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania