Gazeta Shqiptare

Monika Kryemadhi: Qeveria “Rama”, zëri i krimit të organizuar jo e qytetarëve

LSI mbledh të dielën Konventën Kombëtare për aksionin politik

-

Socialiste për In tegrim do të mbledhë të dielën Konventën Kombëtare të saj. Këtë e vendosi dje, kryesia e kësaj partie, e cila u mblodh nën drejtimin e kryetares Monika Kryemadhi. Në fjalën e saj, Kryemadhi u shpreh se krimi dhe qeverisja tashmë janë bërë një.

"E kapur nga krimi mazhoranca e ka kthyer edhe parlamenti­n në mburojë të krimit dhe parlamenta­rizmin e ka zëvendësua­r me vasalizëm ndaj krimit duke veshur atë me mburojë politike, siç qe edhe rasti më i fundit i Sajmir Tahirit, rast i papreceden­t në të gjithë rajonin tonë ku një ministër i Brendshëm akuzohet si lidhje e bashkëpunë­tor i tafikantëv­e të drogës. Në çdo vend tjetër normal e demokratik një situatë e tillë do të çonte në dorëheqjen e qeverisë!",- deklaroi Kryemadhi. Sipas saj, "të kapur prej krimit Edi Rama dhe shpura e tij e korruptuar nuk kanë rrugë tjetër, veçse ta hedhin vallen sipas ritmeve që imponon orkestra e krimit!". Duke bërë një analizë të rezultatit që LSI arriti në zgjedhjet e 25 qershorit, Kryemadhi tha se me gjithë përpjekjet e qeverisë, LSI ka marrë më shumë vota dhe

PETRIT VASILI

Kryetari i grupit parlamenta­r të LSI- së u kërkoi dje, dy ambasadorë­ve të SHBA- së dhe BE- së që të reagojnë, pasi "Reforma në drejtësi u kap nga Rilindja, askush nuk beson më te ajo". "Edhe shqiptari më i fundit nuk ka harruar se u garantuan publikisht nga ambasadorë­t Lu dhe Vlahutin, se ligjet e reformës ne drejtësi do t'i bënin ekspertët dhe do të vinin për miratim pa ndryshime në parlament",shkroi Vasili.

vende në Parlament se asnjëherë më parë. "LSI e ka deklaruar vazhdimish­t se qeveria e Ramës nuk është qeveria e zërit të njerëzve, por zëri i krimit të organizuar", tha ajo. Ndërkohë pasdite, Kryemadhi ishte në Gjirokastë­r, ku pati një takim me qytetarët atje. Në këtë takim, kryemadhi tha: "Edi Rama zgjodhi të ishte zëri i krimit, ne zgjodhëm të ishim zëri i qytetarëve". "Sot kemi një qeveri që nuk punon, kemi një qeveri që përfaqëson 4 familjet mafioze, siç e ka thënë edhe ambasadori amerikan Lu, përfaqëson klanet kriminale, siç e ka thënë ambasadori Lu, por edhe shumë të tjerë. Të gjitha këto fjalë të LSI- së u vërtetuan me raportin që solli antimafia italiane",- tha Kryemadhi.

"Unë jam e bindur që me kriminelët, me mafiozët, me kryemafioz­in Edi Rama, i cili ka marrë peng këtë vend, ka marrë peng shqiptarët dhe shpresën e tyre për ta kthyer në shërbim të krimit të organizuar, është një betejë që do të fitojnë shqiptarët", tha Kryemadhi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania