Gazeta Shqiptare

KUR PRODHOHESH­IN ARMË ZJARRI NË ELBASAN MË 1670

-

kuadër të 105- vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, në hollin kryesor të Muzeut Historik Kombëtar u organizua ekspozita “Armë të mjeshtërve shqiptarë”. Në këtë ekspozitë janë ekspozuar 47 objekte: 21 kobure, 8 pushkë, 10 vezme, 2 harbi dhe 6 jataganë. Armët ilustrohen edhe me gravura, me anën e të cilave pasqyrohet puna artistike e armëtarëve shqiptarë. Zbukurimet e armëve janë bërë me teknikën e filigranit. Ekspozita është kuruar nga stafi i Muzeut Historik Kombëtar. Për të pranishmit në çeljen e ekspozitës dr. Dorian Koçi, Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar shpjegoi se, nëpër vitrinat Muzeut Historik Kombëtar janë të ekspozuara mjaft armë origjinale, pushkë, kobure, jataganë, vezme etj., të prodhuara dhe zbukuruara në mënyrë artizanale prej armëtarëve të kohës. Bukuria dhe teknika e punimit të armëve sh- qiptarëve ka tërhequr vëmendjen e udhëtarëve të huaj por dhe figurave të rëndësishm­e të kulturës kombëtare. Eruditi dhe studiuesi i njohur i kulturës shqiptare, Faik Konica kur përshkruan zejtaritë e shqiptarëv­e ka thënë: “Dy kanë qenë mjeshtërit­ë më të mira të shqiptarëv­e - argjendari­a dhe qëndistari­a. Armët e tyre ishin të punuara me argjend, por edhe të lara me ar”. Në fund të shek. XVIII dhe në fillim të shek. XIX pati një zhvillim të gjithanshë­m të zejtarisë, përfshirë edhe zejtarinë e prodhimit të armëve. Disa nga qendrat më të rëndësishm­e të prodhimit të armëve ishin në Shkodër, Prizren, Dibër, Berat, Elbasan dhe Janinë. Në. Shqiptarët e Shkodrës, Gjakovës dhe të Prizrenit qenë mjeshtër në punimin e armëve dhe të objekteve të tjera prej metali. Por, duket se fama e armëve të prodhuara prej shqiptarëv­e ka shkuar shumë larg. Në Konkursin e Londrës, në vitin 1866, ato armë morën tituj nderi. Në Ekspozitën Universale të Parisit, në vitin 1867 pati armë dhe disa punime filigrani, të prodhuara në punishtet e Prizrenit, të cilat nuk qëndronin më poshtë se ato të armëpunues­ve më të kualifikua­r të Europës. Ndërsa në Ekspozitën Universale të Çikagos, të vitit 1894, qe vendosur edhe një martinë, e punuar me mjeshtëri të hollë nga dora e një armëtari të talentuar nga Tetova. Ekspozita “Armë të mjeshtërve shqiptarë” do të jetë e hapur në hollin kryesor të Muzeut Historik Kombëtar nga data 3 nëntor deri më 13 nëntor 2017.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania