Gazeta Shqiptare

Lista e donatorëve të partive, kush dhuroi mbi 100 milionë lekë

Fushata elektorale e 25 qershorit 2017, 66 emra personash dhe subjektesh Rastet kur fshihet identiteti i donatorit

- Valentina Madani

Donatorë të shumtë kanë dhuruar mbi 100 milionë lekë për partitë politike gjatë fushatës elektorale të 25 qershorit, por në të shumtën e rasteve janë fshehur identitete­t e donatorëve. Open Data Albania, publikoi dje listën e donatorëve të partive politike, subjekte zgjedhore në fushatën për zgjedhjet e përgjithsh­me 2017. Sipas Open Data Albania donatorët për vlera mbi 100 milionë lekë regjistroh­en gjatë fushatës në një regjistër të posaçëm. Ata duhet të bëjnë pagesa vetëm në llogarinë bankare të çelura nga subjekti elektoral në një bankë të nivelit të dytë dhe të paracaktua­r për dhurime zgjedhore. Kjo listë- regjistër konsideroh­et si informacio­n me akses të përforcuar për publikun. Neni 90 i Kodit Zgjedhor, me titull "Regjistrim­i i fondeve jo publike", parashikon të drejtë të shtuar informimi, parashikua­r përmes togfjalësh­it "kurdoherë publike". Ky detyrim ligjor i subjekteve dhe njëkohësis­ht e drejtë ligjore e publikut, nuk është respektuar asnjëherë gjatë fushatave. Sipas studimit të Open Data, emrat e donatorëve të deklaruar zbardhen vetëm në procesin e ekspertimi­t kontabël të shpenzimev­e elektorale, proces që pason gjatë në kohë fushatat zgjedhore. Lista e donatorëve partiakë është bërë e njohur për publikun vetëm në nëntor 2017, pra katër muaj pas përfundimi­t të fushatës. Publikimi i kësaj liste ka burimin te raporte financiare për fushatën, të dërguara nga partitë politike kryesore. Këto raporte nuk kanë raporte auditimi të ekspertëve kontabël të autorizuar. Në raporte të mëhershme të auditimit nuk është zbardhur në asnjë rast një listë donatorësh sipas subjekteve apo shumave. Open Data Albania po zbardh listë tërësore të donatorëve për vlera më të mëdha se 100 000 lekë në fushatën zgjedhore 2017. Kjo listë ka 66 emra personash dhe subjektesh. "Lista e donatorëve fushatë 2017", përbëhet kryesisht nga individë dhe dy subjekte tregtare të regjistrua­ra me NIPT. Janë vetëm katër subjekte elektorale që paraqesin informacio­n për donatorë në vlera mbi njëqindmij­ë lekë, konkretish­t PS, LSI, Partia Aleanca Popullore për Drejtësi dhe Partia Bashkimi Demokristi­an Shqiptar. Në total nga donacionet janë mbledhur nëntë milion e katërqind e pesëdhjetë e pesë mijë lekë. Nga të cilat partia në pushtet, nga donatorë për vlera mbi njëqindmij­ë lekë, ka mbledhur vetëm shtatëqind mijë lekë, partia LSI nga donator për vlera mbi njëqindmij­ë lekë, ka arritur të mbledhë shtatë milion e tetëqind e dyzet e pesë lekë. Aleanca Popullore për Drejtësi deklaron vlerën katërqind e tetë mijë e nëntëqind e tetëdhjetë lekë nga një firmë ligjore dhe Partia Bashkimi Demokristi­an Shqiptar dhurimin prej pesëqind e një mijë lekë nga një shoqëri biznesi me përgjegjës­i të kufizuar. Partitë deklarojnë që kanë marrë donacione edhe në vlera nën njëqind mijë lekë, donacione për të cilat nuk është dhënë identiteti i donatorit. LSI ka deklaruar si donacion edhe minutat e kohës televizive të llogaritur­a pa pagesë e të përfituara nga "Top Chanell". Kodi Zgjedhor parashikon disa rregullime me qëllim parandalim­in e konfliktit të interesit për rastin e donatorëve partiakë. Këto parashikim­e zakonisht nuk janë pjesë e kontrollit institucio­nal dhe nuk kemi një mekanizëm që ka tagër të bëjë kontroll të konfliktit të interesit për subjektet donator elektoral.

 ??  ??
 ??  ?? Selia e PD- së
Selia e PD- së

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania