Gazeta Shqiptare

BSH, memorandum bashkëpuni­mi me Bankën Qendrore turke

-

Banka

e Shqipërisë nënshkroi një memorandum bash këpunimi me Bankën Qendrore të Republikës së Turqisë. Memorandum­i u nënshkrua nga guvernator­ët Gent Sejko dhe Murat Çetinkaya. "Ky memorandum u shton një dimension të ri marrëdhëni­eve midis vendeve tona. Ai konfirmon vullnetin për të rritur më tej këtë bashkëpuni­m dhe për të konsolidua­r lidhjet midis dy vendeve, duke u krijuar të dyja institucio­neve hapësirën e nevojshme për intensifik­imin e shkëmbimit të ndërsjellë të informacio­nit dhe ekspertizë­s në fusha të ndryshme të bankingut qendror, si: mbikëqyrja, stabilitet­i financiar, puna kërkimore, edukimi financiar etj., si dhe të dialogut të rregullt në nivel teknik e politik. Ai përbën një hap të rëndësishë­m për të përfituar maksimalis­ht nga efektet pozitive të integrimit dhe për të minimizuar ato negative", tha në fjalën e rastit guvernator­i Sejko. Ai nënvizoi rëndësinë e memorandum­it në kontekstin ndërkombët­ar, stadin e marrëdhëni­eve dypalëshe dhe drejtimet kryesore të bashkëpuni­mit në të ardhmen. Pesha e Turqisë në ekonominë shqiptare është e fortë, si partneri i katërt tregtar me Shqipërinë dhe i gjashtë sa u përket investimev­e. Sejko nënvizoi gjithashtu se janë rreth 429 kompani të përbashkët­a dhe interesi i investitor­ëve turq është i madh. "Stoku i investimev­e të huaja direkte nga Turqia llogaritet në rreth 481 milionë euro, duke përfaqësua­r rreth 4.3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në fund të gjashtëmuj­orit të parë të këtij viti. Këto investime janë përqendrua­r kryesisht në fusha si: energjetik­a, përpunimi i metaleve, telekomuni­kimi dhe ajo financiare", deklaroi guvernator­i.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania