Gazeta Shqiptare

I riu arratiset nga furgoni i policisë me pranga në duar, "blindohet" Saranda

Blutë, kontrolle antikanabi­s në banesat e 2 të rinjve dhe në Vlorë, 6 persona në pranga Ermir Idrisllari u kap me kushëririn për vjedhje, u largua nga automjeti i ndihmuar nga banorët

-

Një 26- vjeçar nga Sa randa është arrati sur nga furgoni i policisë me pranga në duar. Ermir Idrisllari u arrestua dy ditë më parë nga blutë e qytetit bregdetar së bashku me kushëririn e tij, Kosta Pashajn, pasi i grabitën me dhunë shtetasit F. M. shumën prej 30.000 lekësh. Në momentin që shoqërohes­hin në rajon me furgonin e policisë, Idrisllari ka hapur derën e automjetit dhe është larguar me vrap. Mësohet se ai është ndihmuar nga bashkëfsha­tarët e tij. Menjëherë blutë u vunë në kërkim të tij. Policia ka ushtruar kontroll në banesën e të riut ku u gjet dhe u sekuestrua një sasi prej 22 kg hashash. Pas sekuestrim­it të drogës, ka përfunduar në pranga edhe babai i 26- vjeçarit, Mustafa Idrisllari. Burime zyrtare nga Policia e Sarandës bënë dje me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Vrinë të këtij rrethi. Ndërsa, burime jozyrtare deklaruan për "GSH" se SHÇBA ka pezulluar 6 punonjës të Komisariat­it të Sarandës deri në hetimin e plotë të rrethanave të arratisjes së Ermir Idrisllari­t. Pas arratisë së Ermir Idrisllari­t, janë ushtruar kontrolle nga policia në Vlorë dhe Sarandë, ku janë sekuestrua­r në total 39 kg kanabis, ndërsa janë prangosur pesë persona.

ARRATISJA

Që prej dy ditësh, policia e Sarandës është vënë në alarm dhe po punon për kapjen e Ermir Idrisllari­t. Burimet e mësipërme pohuan se policia kishte shkuar për të shoqëruar Ermir Idrisllari­n dhe bashkëmosh­atarin dhe njëkohësis­ht kushëririn e tij, Kosta Pashajn. Kjo, për faktin se ndaj tyre kishte një denoncim nga shtetasi F. M., të cilit i kishin marrë me dhunë 30.000 lekë të reja. Pasi policia ka arritur t'i kapë dy të rinjtë, ka tentuar t'i shoqërojë me furgon drejt Sarandës. Pikërisht në këtë moment, Ermir Idrisllari ka Ermir Idrisllari ka mundur të largohet nga furgoni i policisë, edhe pse me pranga në duar. Mësohet se ai është ndihmuar nga disa banorë të zonës. Forca të shumta policie janë nisur me urgjencë drejt fshatit Vrinë, ndërkohë që është njoftuar edhe FNSH. Burime jo zyrtare deklaruan për "GSH" se SHÇBA ka pezulluar 6 punonjës të Komisariat­it të Sarandës deri në hetimin e plotë të rrethanave të arratisjes së Ermir Idrisllari­t.

mundur të largohet nga furgoni i policisë, edhe pse i prangosur dhe me ndihmën e disa banorëve të fshatit ka ikur në drejtim të paditur. Forca të shumta policie janë nisur me urgjencë drejt fshatit Vrinë, ndërkohë që është njoftuar edhe FNSH. Mësohet se policia ka kryer kontrolle në familjet Idrisllari dhe atë Pashaj, të cilat kanë lidhje krushqie. Kontrollet kanë vijuar me postblloqe tek Ura e Çukës dhe fshatrat Vrinë e Shëndelli dhe deri tek brezi kufitar, por pa rezultat. Gjithashtu, edhe policia e Vlorës ka ushtruar kontroll në fshatin Kotë.

AKSIONET ANTIKANABI­S

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën Mustafa dhe Ermir Idrisllari­t janë gjetur dhe sekuestrua­r 22 kg kanabis, ndërkohë që menjëherë është arrestuar Mustafai 56- vjeçar, babai i të arratisuri­t ( është shpallur në kërkim). Kontrolli ka vijuar tek banesa e Feti Idrisllari­t, 59- vjeç, ku ky i fundit ka kundërshtu­ar me dhunë policinë dhe është arrestuar. Gjithashtu, blutë kanë ushtruar kontroll edhe në banesën e tezes së Ermir Idrisllari­t, njëkohësis­ht nëna e Kosta Pashajt. Aty janë gje-

tur 3.4 kg kanabis, ndaj dhe është vënë në pranga 54vjeçarja Fiqirije Pashaj, e cila rezulton se ka ndihmuar nipin e saj gjatë arratisjes. Ndërkaq, në pranga ka rënë dhe bashkëshor­ti i saj, Asllan Pashaj, 57- vjeç, pasi bashkë me gruan kundërshtu­an policinë gjatë kontrollev­e. Policia ka prerë fletë- arresti dhe për 26- vjeçarin Kosta Pashaj për vjedhjen me dhunë dhe drogën e gjetur në shtëpi. Ndërkaq, policia e Vlorës ka arrestuar 33- vjeçarin Erjon Danaj, 33 vjeç, banues në Kotë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij ( në oborr) i janë gjetur dhe sekuestrua­r 2 thasë sintetikë me kanabis sativa, në total 9.7 kg.

 ??  ?? I arrestuari, Kosta Pashaj
I arrestuari, Kosta Pashaj
 ??  ?? I arratisuri, Ermir Idrisllari
I arratisuri, Ermir Idrisllari
 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania