Gazeta Shqiptare

Nis fushata kundër tërbimit te dhelprat, 560 mijë vaksina karrem në mbarë vendin

Ministria, apel qytetarëve: Mos i prekni, rrezikoni shëndetin

-

Sot

në mbarë vendin ka filluar vaksinimi i dhelprave kundër sëmundjes së tërbimit, ku avionë të vegjël hedhin në terren një lloj vaksine në gjendje të lëngët në mënyrë të kontrollua­r. Nga ky vaksinim janë përjashtua­r vetëm qendrat urbane dhe sipërfaqet ujore. Ky projekt i mbështetur nga Bashkimi Europian vjen në kuadër të planit të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, i cili po zbatohet për të tetin vit radhazi. Vaksinimi kryhet sipas një procedure moderne dhe që garanton vaksinimin e sigurt dhe në një normë të lartë te dhelprat e kuqe, që janë dhe buri-

PROCEDURA

Vaksinimi kryhet sipas një procedure moderne dhe që garanton vaksinimin e sigurt dhe në një normë të lartë te dhelprat e kuqe, që janë dhe burimi kryesor i shpërndarj­es së tërbimit. Gjatë këtij procesi do të shpërndahe­n rreth 560 mijë vaksina karrem në vend brenda vjeshtës së këtij viti përgjatë një periudhe 12- ditore.

mi kryesor i shpërndarj­es së tërbimit. Gjatë këtij procesi do të shpërndahe­n rreth 560 mijë vaksina karrem në vend brenda vjeshtës së këtij viti përgjatë një periudhe 12ditore. Ndërkohë, avionët e

vegjël, nëpërmjet makinerive speciale dhe hartave të sakta do të shpërndajn­ë në mënyrë të automatizu­ar dhe kontrollua­r 20 vaksina për kilometër katror. Vaksinimi kundër tërbimit bëhet te dhelprat, pasi këto kafshë janë burimi kryesor i kësaj sëmundjeje me pasoja fatale, që transmetoh­et te qentë dhe te njeriu. Bazuar në statistika­t e fundit, mënyra se si bëhet fushata e vaksinimit në Shqipëri ka rezultuar e suksesshme. Ndërkaq, avionët specialë që do të procedojnë në realizimin e procesit kanë siguruar lejet përkatëse dhe do të operojnë nga aeroporti i Kuçovës. Këta avionë janë të dallueshëm nga të tjerët, pasi në trupin e tyre mbajnë shenjat e regjistrim­it: Z3- DAK, Z3DAD, Z3- DAJ dhe Z3- DAH. Ministria bën thirrje për të gjithë personat që gjatë kësaj periudhe apo dhe më vonë mund të shikojnë vaksina karrem, që të mos i prekin, hapin apo t'ua japin kafshëve, pasi mund të rrezikojnë shëndetin e tyre. Procesi i vaksinimit kundër sëmundjes së tërbimit te dhelprat zhvillohet dy herë në vit, në pranverë dhe vjeshtë.

 ??  ?? Vaksinat karem
Vaksinat karem

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania