Gazeta Shqiptare

Danilo Alvesh: Duro, ai që ndryshoi Flamurtari­n

Braziliani beson se skuadra vlonjate është pretendent­e për titullin kampion Sulmuesi e kap edhe me gjykimin

-

Ky është sezoni i tretë që luan me Flamur tarin dhe në skuadrën kuqezi, Danilo Alvesh është një nga lojtarët më të rëndësishë­m. Sulmuesi brazilian është titullar i padiskutue­shëm dhe në ndeshjen e djeshme kundër Kukësit, ai ishte në fushë. 26vjeçari ka dhënë një intervistë ekskluzive për newsport. al ku ka folur për këtë sezon të Superiores, duke dhënë edhe mendimin e tij për sa i përket gabimeve të gjyqtarëve karshi ekipit të Flamurtari­t.

Danilo tregon edhe marrëdhëni­en e tij me trajnerin Duro ku zbulon se gjithçka ka ndryshuar dhe tashmë të dy shkojnë mjaft mirë për njëri- tjetrin.

Më në fund gjithçka duket e qetë në aspektin tuaj personal te Flamurtari.

Mirë, faleminder­it. Po, është e vërtetë. Jam shumë mirë dhe shumë i lumtur.

Luajtët kundër Kukësit, një ndeshje e kontestuar për sa i përket gjykimit. Çfarë ndodhi?

Në pjesën e parë ishte një lojë e balancuar nga të dy skuadrat, ndërsa në të dytën ne e kontrollua­m lojën dhe luajtëm më mirë. Ne e merituam fitoren. Në golin e dytë, asnjeri nuk e preku topin dhe besoj se ishte i rregullt. Gjithashtu pati edhe një penallti për Flamurtari­n, që nuk u shënua.

Pra, mendon se u ndëshkuat nga gjyqtari?

Unë po flas për atë që shoh në video. Në momentin e penalltisë, mbrojtësi i Kukësit ndërhyri keq ndaj dy lojtarëve tanë njëkohësis­ht.

Në fakt, penalltia nuk është diskutuar, ndërsa për rastin e golit analistët kanë konkluduar se është pozicion jashtë loje.

Nuk di çfarë të them ( Qesh)

Mendon se Flamurtari është i denjë për të rivalizuar Skënderbeu­n?

Ne jemi duke punuar shumë për të qenë mes të parëve. Janë edhe shumë ndeshje për t'u luajtur dhe shumë gjëra mund të ndodhin. Ka shumë gjëra dhe nuk mund të themi kaq shpejt se cili do të jetë ekipi kampion.

Ju keni në skuadër një trajner që e njeh mjaft mirë Superligën. Tashmë duket se keni një marrëdhëni­e të mirë me të. Sa beson Danilo në titull dhe sa beson te Duro?

Po, e vërtetë. Trajneri ka shumë eksperienc­ë. Diferencat e Flamurtari­t në këtë se- zon janë falë punës së mirë të bërë nga trajneri Duro. Unë tashmë kam një marrëdhëni­e mjaft të mirë me të. Dhe çfarë ka ndodhur, është pjesë e së kaluarës, gjëra që ndodhin në futboll. Kërkoj ndjesë dhe ndeshje pas ndeshje po mundohem të jap më të mirën. Për sa i përket titullit, ne po punojmë që të jemi të parët. Siç e thashë edhe më lart ka edhe shumë ndeshje në lojë dhe gjithçka mund të ndodhë. Ne jemi të fokusuar për të fituar ndeshjet dhe për të bërë më të mirën.

Danilo, a ndiheni të paragjykua­r nga arbitrat? A hyni në fushë të frikësuar për vendimet e tyre?

Jo, ne nuk hyjmë në fushë me mendimin se do të dëmtohemi. Shkojmë në fushë për të bërë gjithmonë më të mirën tonë. Megjithatë ga- bimet e arbitrave po bëhen tashmë si një refren. Por, kjo çështje i takojnë drejtorit dhe presidenti­t për t'u zgjidhur. Ne futbollist­ët duhet të fokusohemi vetëm në ndeshjet.

Pse mendon se ndëshkohet vetëm Flamurtari nëse mund ta themi kështu? Pse jo ndonjë skuadër tjetër? Ti ke disa kohë që jeton në Shqipëri dhe e ke njohur mirë ambientin e futbollit tonë…

Nuk e di çfarë të them se çfarë ndodh me gjyqtarët karshi skuadrës sonë. Besoj se ky sezon është më i balancuari se gjithë vitet e tjera për sa i përket nivelit të ekipeve. Unë jam shumë i lumtur në Shqipëri dhe në Vlorë. Shpresoj të qëndroj gjatë.

Ç'premton për të ardhmen?

Do të jap maksimumin tim dhe shpresoj të shënoj sa më shumë gola.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania