Gazeta Shqiptare

Berisha: Je bandit dhe polic. Ndreu: Nuk e njoh drogën

-

Ish-

kryeminist­ri Sali Berisha iu drejtua dje në Kuvend deputetit socialist, Ndreu: "Pjerin, nuk kam asnjë vërejte për familjen tendë, por ti je fatkeqësia e saj. Je edhe bandit, edhe polic". Por, deputeti Ndreu iu përgjigj akuzave të ishkryemin­istrit Sali Berisha lidhur me patentat e Tahirit për mjete lundrimi. "Nuk e njoh drogën dhe nuk jam marr me drogë. Unë kam kap ata që janë marrë me drogë dhe ti më ke përgëzuar edhe vetë. As unë dhe as familja deri në brez si nga mua, edhe nga gruaja nuk janë marrë me drogë. Vëllai im nuk ka asnjë lidhje me atë patentë që është e ligjshme. Dokumentet janë bërë në 2011. Ke talentin tënd të gënjeshtrë­s dhe të shkon, por mos e lësho në dorë të kalamajve se e kanë deformuar", tha deputeti Ndreu. Berisha akuzoi Paulin Ndreun, vëllain e deputetit, se ka lëshuar patentat për ishministr­in e Brendshëm. Por në replikë, Pjerin Ndreu tha se dokumentet janë lëshuar gjatë kohës së qeverisë "Berisha", ndërsa shtoi se vëllai

SPIROPALI

"Kur isha e vogël, në vitet ' 90-' 91, kishim simpati për Berishën. Ashtu e vogël, përpara ekranit edhe ngrija dy gishtat”, tha Spiropali. Ajo i këshilloi Berishës që në fund të karrierës së tij, energjitë, veprat të mos i kthejë në logje Kuvendi. ‘ Hiqni dorë nga këto dhe ndoshta do mbaheni mend për fillimet tuaja’, - tha ajo.

i tij nuk ka asnjë lidhje me akuzat e ish- kryeminist­rit. "Vëllai im nuk ka lidhje në lëshimin e patentave të Tahirit. Patentat e tij janë të ligjshme, po, po të ligjshme. Dokumentet janë bërë në kohën e qeverisjes tënde të famshme, në 2010- 2011", tha deputeti i PS.

 ??  ?? Deputeti i PS- së, Pjerin Ndreu
Deputeti i PS- së, Pjerin Ndreu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania