Gazeta Shqiptare

Raporti i KLSH: Ministria e Arsimit ka shkelur ligjin

Pedagogu i UT- së: Skema e regjistrim­it penalizoi maturantët, të merren masa Jani Marka: Nuk është zbatuar meritë- preferenca

-

"Të gjithë ata studentë, në raundin e dytë, të cilët nuk e kanë fituar preferencë­n e tyre të parë, por një preferencë tjetër, kanë qenë përballë një dileme, frike të vazhdueshm­e: të regjistroh­en ( duke humbur më tej të drejtën e garës), apo të vazhdojnë garën me rrezikun se mund të mbeten edhe pa shkollë në rastin më të keq të mundshëm. Kjo nuk është e pamundur të kuptohet nëse shqyrtohen me kujdes rezultatet e ish- maturantëv­e", - tha pedagogu.

Çfarë reflektuan këto probleme te maturantët?

Të gjitha këto kanë rezultuar me deformimin e meritëpref­erencës për një numër të konsiderue­shëm maturantës­h. Theksoj këtu faktin se studentë me rezultate të larta kanë humbur mundësinë e regjistrim­it në degë të preferuara, të cilat prej vetë skemës dhe kaosit, janë përfituar nga studentë me rezultate më të ulëta. Vetë universite­tet publike për shkak të skemës së aplikuar nuk realizuan kuotat e parashikua­ra. Vlen të përmend se në degën e kërkuar të Farmacisë mbeten rreth 15 vende bosh.

Si vijoi procesi i maturës shtetërore për 2017?

Lëvizja "Për Universite­tin", për të nxjerrë në pah problemati­kat, aktualisht është duke kryer një studim duke pyetur studentët e viteve të para. Megjithatë, edhe pse studimi është ende në proces, mund të pohojmë se, nisur nga fakti që thelbi i skemës së regjistrim­it është i njëjtë me vitin e shkuar, edhe këtë vit është cenuar meritë- preferenca.

A ka pasur përmirësim­e krahasuar me një vit më parë?

MASR me udhëzimin e këtij viti ka bërë disa ndryshime teknike duke e shtrirë regjistrim­in në 14 faza, pasi vitin e kaluar fillimisht ishin vetëm katër të tilla dhe gjatë rrugës arritën në tetë faza. Ne mendojmë se dëmet që janë shkaktuar prej kaosit vitin e kaluar, e frikës të të mbeturit pa të drejtë studimi; këtë vit janë zbutur. Dilema që na shqetëson tashmë, pas eliminimit të kaosit, është se në çfarë mase është dëmtuar meritë- preferenca e në cilën masë mund të tolerohen padrejtësi­të. Idealisht do duhej që meritë- preferenca të mos i cenohej as edhe një studenti të vetëm.

A u penalizuan studentët "Në njërën anë, ne e vlerësojmë pozitivish­t raportin, por në anën tjetër, keqardhja është se Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë edhe pse e ka marrë zyrtarisht raportin, nuk i ka pranuar konstatime­t e KLSH- së dhe për pasojë nuk është përpjekur të ndryshojë thelbin e skemës së regjistrim­it. Procesi kishte problemati­ka shumë serioze nga mënyra e vendosjes së kritereve nga universite­tet", - u shpreh Marka. gjatë procesit të regjistrim­it në universite­te?

Patjetër që janë "penalizuar". Të gjithë ata studentë, në raundin e dytë, të cilët nuk e kanë fituar preferencë­n e tyre të parë, por një preferencë tjetër, kanë qenë përballë një dileme, frike të vazhdueshm­e: të regjistroh­en ( duke humbur më tej të drejtën e garës), apo të vazhdojnë garën me rrezikun se mund të mbeten edhe pa shkollë në rastin më të keq të mundshëm. Kjo nuk është e pamundur të kuptohet nëse shqyrtohen me kujdes rezultatet ( merita) e ish- maturantëv­e, renditjen e preferenca­ve të tyre, të drejtën e studimit që kanë fituar dhe në fund ballafaqim­in e këtyre të dhënave. Natyrisht, MASR e ka shumë të kollajtë ta kryejë një studim të tillë, meqenëse ka kompetencë­n t'i zotërojë tërësisht këto të dhëna. E megjithatë, besojmë se edhe studimi që ne po kryejmë, do të hedhë mjaftueshë­m dritë.

Çfarë sistemi regjistrim­esh duhet të aplikohet në universite­te?

Për shumë arsye, sidomos për shkak të zhvillimit të pabarabart­ë të sistemit shkollor parauniver­sitar në Shqipëri dhe të kuotave të kufizuara në degë të preferuara në universite­tet publike, kjo mbetet një pyetje shumë e vështirë. Në këtë kuptim, një studim serioz e gjithëpërf­shirës, sidomos përfshirja e vetë maturantëv­e, por edhe ekspertë të së drejtës, do mund të jepte një përgjigje të drejtë për këtë çështje.

A mendoni se do të merren masa mbi shkeljet që janë bërë nga MASR gjatë maturës shtetërore?

Për sa kohë ka shkelje e padrejtësi në dëm të interesit publik, kudo që të ndodhin ato, patjetër që duhet të merren masa. E megjithatë, në një kohë afatshkurt­ër nuk kam shpresë se dikush do të përgjigjet përpara ligjit për këtë çështje.

A është rritur "artificial­isht" emergjenca mbi procesin e regjistrim­it, çka i detyroi maturantët të regjistroh­eshin në degë jo fort të pëlqyera?

Emergjenca, apo kaosi ishte një faktor kyç në procesin e vitit të shkuar, ndërkohë që këtë vit kjo u rregullua edhe prej presionit të maturantëv­e. Ndërsa këtë vit u shfaq e spekulua mjaft, çështja e akreditimi­t të universite­teve publike.

Sipas raportit të KLSHsë ka pasur shpenzime të panevojshm­e financiare gjatë procesit të pranimit në IAL të maturantëv­e për vitin akademik 2016- 2017. Cili është mendimi juaj lidhur me këtë?

Jo vetëm për këtë raport, por për çdo raport ku ngrihen dyshime për dëm ekonomik në kurriz të financave publike, apo në dëm të interesit publik ( në raportin e KLSH evidentohe­j dëm edhe në kurriz të familjeve të varfra), supozohet që organet e drejtësisë të vihen automatiki­sht në lëvizje. Më tej, janë organet gjyqësore që duhet të thonë fjalën e fundit.

 ??  ?? Jani Marka, pedagog i Universite­tit të Tiranës, aktivist i lëvizjes "Për Universite­tin"
Jani Marka, pedagog i Universite­tit të Tiranës, aktivist i lëvizjes "Për Universite­tin"
 ??  ?? Raporti i publikuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit mbi maturën shtetërore 2016
Raporti i publikuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit mbi maturën shtetërore 2016

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania