Gazeta Shqiptare

Iu gjetën 300 mln lekë në banesë, ndalohet gjyqtari Shkëlqim Miri

46- vjeçari: Vetëm një pjesë e parave ishin të miat. Prokuroria: Të arrestohet! Policia: Mori ryshfet, liroi të dënuarin për dy vrasje

- Ina Allkanjari

Shkëlqim Miri, gjyqtar i Gjykatës së Apelit në Tiranë u ndalua mbrëmjen e së enjtes nga policia e më urdhër të prokuroris­ë, pasi dyshohet të ketë favorizuar një të dënuar. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se 46vjeçari u kap gjatë operacioni­t të koduar "Një vrasje e dytë", pasi dyshohet se ka marrë ryshfet dhe ka liruar nga burgu të dënuarin për dy vrasje, Gentian Dodën. Ndërkohë, me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda është ushtruar kontroll në banesën e gjyqtarit Miri, ku u gjetën dhe u sekuestrua­n 174,810 euro; 10,149,000 lekë dhe 1,000 dollarë. Mësohet se gjyqtari në fjalë akuzohet për veprat penale: "Korrupsion aktiv të gjyqtarit, prokurorit dhe funksionar­ëve të tjerë të drejtësisë" dhe "Korrupsion­it pasiv të gjyqtarëve, prokurorëv­e dhe funksionar­ëve të tjerë të organeve të drejtësisë". Ndërkohë, prokuroria ka depozituar në Gjykatën e Krimeve të Rënda, kërkesën për arrest me burg ndaj Shkëlqim Mirit. Pas ndalimit të gjyqtarit, në "rrjetë" ka rënë edhe kushëriri i tij, Kujtim Miri, i cili dyshohet se përdorej si sekser nga 46- vjeçari. Sakaq priten të tjera arrestime në lidhje me këtë ngjarje. Burime të rezervuara pranë organit të akuzës nuk përjashtoj­në as arrestimin e ndonjë gjyqtari tjetër. Sipas këtyre burimeve, janë vënë nën hetim dhe dy gjyqtarët e tjerë që liruan Dodën.

HETIMI

Grupi hetimor i ka nisur hetimet për gjyqtarin e Apelit, Shkëlqim Mirin në janar të vitit 2017, pasi kishte krijuar dyshime për favorizimi­n e një të dënuari, kundrejt kërkimit dhe marrjes së përfitimev­e monetare të

paligjshme. Bëhet fjalë për Gentian Dodën, i cili ekzekutoi në tetor të vitit 1997 dy persona në qytetin e Burrelit. 46- vjeçari Miri akuzohet se ka marrë një shumë prej 20 mijë eurosh duke ndryshuar veprën penale për Gentian Dodën, nga vrasje me dashje në plagosje të rëndë, duke e liruar nga burgu. "Në këtë operacion, në bazë të dyshimeve të bazuara në provat e siguruara gjatë hetimit pro- aktiv janë

dokumentua­r një sërë veprimesh dhe lidhjesh të dyshimta që me marrjen e këtij vendimi, gjyqtari Miri ka marrë një sasi të konsiderue­shme parash",- thuhet në njoftimin zyrtar të policisë. Pas vendimit të marrë nga gjyqtari Shkëlqim Miri, i dënuari Gentian Doda arriti të fitojë lirinë. Doda tashmë është shpallur në kërkim jo vetëm për vrasjen e dyfishtë në 97- ën, por edhe për akuzën e korrupsion­it. Bazuar në mbi 3 mijë denoncime online, kryeminist­ri Edi Rama publikoi më 12 korrik të këtij viti një raport në faqen e tij në ‘ Facebook’ me 100 zyrtarët që kanë abuzuar në administra­tën e shtetit. Një ndër emrat e "listës së zezë" të Ramës është dhe gjyqtari Shkëlqim Miri.

Ende nuk ka informacio­n për vendndodhj­en e 37vjeçarit, por zyrtarisht nuk rezulton që një person me gjeneralit­ete të tilla të ketë dalë nga Shqipëria.

GJYQTARI

Pas ndalimit nga blutë e kryeqyteti­t me urdhër të Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda, "GSH" ka mundur të zbardhë dëshminë e gjyqtarit Shkëlqim Miri. Gjatë marrjes në pyetje, ai ka thënë se vetëm një pjesë e

parave ishin të tij ( rreth 3 mln lekë), ndërsa pjesa tjetër ishte e një të afërmi të tij, i cili do të blinte një pronë në Tiranë. "Rreth 3 milionë lekë janë të miat, pjesa tjetër të një të afërmi, i cili m'i kishte lënë, sepse do blinte një pronë të Tiranë. Kursimet i kisha nga pagat dhe i mbaja në shtëpi", - është shprehur gjyqtari. Shkëlqim Miri është marrë në pyetje nga prokurori Klodjan Braho dhe dy oficerë të policisë gjyqësore në prani të avokatit të tij, Ardian Visha. Seanca për vendosjen e masës së sigurisë ndaj gjyqtarit Miri pritet të zhvillohet paraditen e të dielës. 46- vjeçari, i cili u ndalua nga policia për shpërdorim detyre dhe korrupsion, rrezikon të dënohet

deri në 4 vite burg. "Premtimi, propozimi ose dhënia, drejtpërdr­ejtë ose tërthorazi, i çfarëdo përfitimi të parregullt, për vete ose për persona të tjerë, gjyqtari, prokurorit ose çdo punonjësi tjetër të organeve të drejtësisë, për të kryer ose mos kryer një veprim, që lidhet me detyrën a funksionin e tij, dënohet me burgim nga një vit deri në katër vjet dhe me gjobë nga katërqind mijë deri në dy milionë lekë",- thuhet në nenin 319. Shkëlqim Miri ka një karrierë 25- vjeçare në drejtësi, që nga gjyqtar i Shkallës së Parë, më tej gjyqtar Apeli në Durrës, anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë nga 2007 në 2011- ën dhe së fundmi gjyqtar i Apelit në Tiranë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania