Gazeta Shqiptare

Ngjarja e 97- ës në Burrel, ja si i shpëtoi Gentian Doda akuzës ' Vrasje me paramendim'

Vendimet e dhëna ndaj ekzekutori­t nga Gjykata e Shkallës së Parë deri në Kushtetues­e Gjykata e Matit e dënoi me 8 vjet burg për plagosje të rëndë

- Klodiana Lala

Në shtator të vitit 2016, pas një përballje të gjatë me drejtësinë, Gentian Doda, i akuzuar për vrasjen e Gazmir Dedjas dhe Asllan Gjokës në tetor të vitit 1997 në Burrel, mori lajmin e mirë nga gjykata e Matit, pasi iu hap rruga për të lënë qelitë e burgut. "News24" dhe "GSH" ka siguruar dje vendimin e plotë të dhënë ndaj tij nga gjykata e Matit. Një treshe gjykuese e kryesuar nga Ali Koleci firmosi për rrëzimin e akuzës së vrasjes me paramendim që rëndonte mbi supet e Dodës dhe dënoi atë me 8 vjet burgim për plagosje të rëndë me pasojë vdekjen.

ARGUMENTET E GJYKATËS

Së pari gjykata bën një rindërtim të ngjarjes së ndodhur tetorin e vitit të mbrapshtë të ' 97- ës, ku ndër të tjera thekson se Gazmir Dedja u qëllua me armë zjarri në afërsi të tunelit që të çon te ndërmarrja Elektriku. Ai mbeti i plagosur rëndë, por dy ditë më vonë ndërroi jetë në spital. Pak

MAT - Një vit më parë, kohë kur kishte nisur rigjykimi i çështjes së Gentian Dodës në gjykatën e Matit, nëna e Gazmir Dedjas i ka dërguar një letër Prokurorit të Përgjithsh­ëm, ministrit të Drejtësisë, prokuroris­ë së Matit dhe gjykatës së këtij rrethi, ku kërkon drejtësi për djalin e vrarë. Xhevrie Dedja akuzon familjen Doda, konkretish­t Admir dhe Gentjan Doda për vrasjen edhe të dy djemve të tjerë dhe bashkëshor­tit. "Unë Xhevrije Dedja, banuese në Mat jam bashkëshor­tja e të ndjerit Fehmi Dedja dhe nëna e tre djemve të ndjerë: Gëzim, Halit dhe Gazmir Dedja, të gjithë këta tashmë të vrarë për hakmarrje, xhelozi dhe inate nga dora dhe urdhrat e kësaj bande kriminale të përbërë nga vëllezërit Admir dhe Gentjan Doda si dhe bashkëpunë­torët e të rekrutuar prej tyre",- shkruante 76- vjeçarja duke kërkuar drejtësi për djemtë e saj të vrarë, duke minuta përpara atentatit Gazmir Dedja, ishte takuar me të vëllain e tij, Halitin, i cili e kishte këshilluar të kishte kujdes, pasi një makinë e zezë tip "Benz" me targa të Durrësit, po vinte vërdallë. Nuk vonoi dhe dikush e thërret viktimën: "O Gaz, o Gaz" dhe një person që ndodhej në makinë qëlloi në drejtim të tij me kallashnik­ov. Në këtë moment- arsyeton gjykata- Gazmir Dedja thërret "Më vranë o Halit"!. I vëllai e dërgon drejt spitalit dhe duke qenë se ishte në gjendje, Gazmiri iu tregon të gjithë të afërmve, babait, nënës, dhe gruas se ndaj tij qëlloi Gentian Doda.

Pasi pranon këto fakte, gjykata arsyeton se sipas aktit të ekspertimi­t mjeko- ligjor nr. 62 datë 27.10.1997 thuhet se dëmtimet e konstatuar­a tek viktima Gazmir Dedja, hyjnë në kategorinë e plagosjes së rëndë. Për Asllan Gjokën, ekspertët mjeko- ligjorë kanë arritur në konkluzion­in se te viktima vërehen dëmtime/ plagë të shkaktuara me armë zjarri, por shkaku i vdekjes është shoku i rëndë traumatik e hemoragjik. Në këto kushtethuh­et në vendim- gjykata çmon se ndodhemi përpara veprës penale të "Plagosjes së rëndë me dashje", me pasojë vdekjen, kjo edhe për faktin se në asnjë nga deklarimet e dëshmitarë­ve të afërm të Dedjas, nuk provohet që midis të pandehurit dhe viktimës të ketë pasur konflikte para kësaj ngjarje, ç'ka do të çonte në akuzën e vrasjes me paramendim. Veprimet e të pandehurit plotësojnë elementet e veprës penale të "plagosjes së rëndë" me pasojë vdekjen, ashtu siç është përcaktuar në aktin e ekspertimi­t mjeko- ligjor, ku përcaktohe­t se dëmtimet e konstatuar­a tek Gazmir Dedja hyjnë në kategorinë e plagosjes së rëndë. Dhe për këtë vepër i pandehuri Gentian Doda duhet të deklarohet fajtor dhe të dënohet. Sa i përket akuzës së armëmbajtj­es pa leje, i pande-

huri nuk duhet të dënohet, pasi autoritete­t amerikane të drejtësisë kanë komunikuar miratimin e ekstradimi­t të Dodës vetëm për akuzën e "vrasjes me paramendim".

Ky vendim i gjykatës së Matit u la në fuqi edhe nga

treshja gjykuese e Apelit e kryesuar nga Shkëlqim Miri, i cili ka përfunduar tashmë në pranga pas dyshimeve për korrupsion. Në të dyja shkallët e gjyqësorit prokuroria ka kërkuar dënimin e 39- vjeçarit me 20 vite burgim.

 ??  ??
 ??  ?? Gentian Doda
Gentian Doda

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania