Gazeta Shqiptare

SAGA E PROCESEVE GJYQËSORE NDAJ DODËS

-

1.

Gentian Doda u hetua dhe dënua për vrasjen e Gazmir Dedja mesditën e 27 tetor të vitit 1997. Për këtë vrasje ai u dënua me 4 vite më pas më 26 janar 2001 me 20 vite burgim. Disa muaj më pas Doda apelon vendimin, por gjykata e apelit lë në fuqi 20 vitet e burgut duke mos pranuar ankimin e tij. Më 2 shkurt 2002 po e njëjta gjykatë, Apeli i Tiranës lë në fuqi dënimin me 20 vite burg në mungesë të dhënë nga gjykata e Matit Në vitin 2012, Gentian Doda ekstradohe­t nga SHBA- të, ku u arrestua në Kaliforni për llogari të drejtësisë shqiptare dhe kërkon rigjykim të çështjes. Në vitin 2013, Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën duke lënë në fuqi dënimin me 20 vite burg. Por, Doda nuk hoqi dorë, duke e çuar kërkesën në Gjykatën Kushtetues­e. Kjo e fundit e riktheu çështjen në Gjykatën e Lartë, e cila këtë herë pranoi kërkesën e autorit të dyshuar të dy vrasjeve për rishqyrtim të çështjes. Për më tepër Gjykata e Lartë urdhëroi rigjykim në Gjykatën e Matit në vitin 2015 me një tjetër trupë gjykuese nga e hera e parë për Dodën. Në shtator të vitit 2016, Gjykata e Matit dha vendimin me 8 vjet burg për Gentian Dodën, i cili sërish nuk ishte i kënaqur dhe apeloi vendimin. Gjykata e Apelit ndryshoi akuzën, në ' plagosje me dashje'. Por kjo gjë është kundërshtu­ar nga organi i akuzës. Më 10 korrik 2017, Prokuroria e Apelit bëri rekurs në Gjykatën e Lartë, duke kërkuar prishjen e 2 vendimeve të mëparshme përfshi vendimin e gjyqtarit Shkëlqim Miri dhe dënimin me 20 vjet burg për vrasje.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania