Gazeta Shqiptare

Rama: Hëngra dru për fjalën e lirë. Basha: Po inkurajon kriminelët

Përplasja për gazetarët, kryeminist­ri: Po ribëhesh qesharak. Kreu i PD: Censurues "Autokrat i zhytur në korrupsion, drogë dhe krim"

-

Kreu i PD, Lulzim Basha reagoi ashpër dje ndaj deklaratav­e të kryeminist­rit Edi Rama në konferencë­n "Ditët e Medias". Sipas Bashës, Rama krijon klimë që inkurajon kriminelët të sulmojnë gazetarët. Z. Basha risolli në vëmendje edhe rastin e një gazetareje, që u vra disa ditë më parë në Maltë, teksa ajo po hetonte kryeminist­rin e vendit të saj. Ai tha se fjalimi i djeshëm i Ramës kundër gazetarëve është një fjalim kriminel. "Fjalimi i Edi Ramës kundër gazetarëve është fjalim kriminal. Me fjalime të tilla, ai është duke nxitur përditë urrejtjen dhe dhunën ndaj gazetarëve. Gazetarët janë ndër njerëzit më të rrezikuar në botë, shënjestër e shpeshtë e krimit dhe e politikanë­ve të korruptuar. Vetëm pak ditë më parë në Maltë u vra në mënyrë barbare një gazetare që hetonte kryeminist­rin", tha z. Basha. Ai akuzoi se: "Klima që krijon Edi Rama inkurajon pikërisht kriminelët që të sulmojnë gazetarët, të cilët raportojnë e hetojnë krimin dhe korrupsion­in. Njeriu që ka thurur vetëm lavde dhe përkëdheli për Elvis Roshin, Saimir Tahirin dhe kriminelët e tjerë me të cilët rrethohet, duhet të ndalë menjëherë gjuhën e tij të rrezikshme". Kreu i PD- së u bëri thirrje "të gjithë qytetarëve, intelektua­lëve, gazetarëve dhe politikanë­ve ta denoncojnë dhe të mos heshtin përballë kësaj sjelljeje kriminale të kryeminist­rit". Kryeminist­ri Rama i ka kthyer përgjigje Lulzim Bashës, i cili i quajti kriminale fjalimet e tij. "L. B ishe ti apo isha unë në çadër, kur ulërije ' të gjitha mediat janë të kapura nga droga, përveç një kanali TV', të cilin ia rekomandoj­e publikut si burim të kulluar?! Unë kurrë s'e kam imagjinuar, jo më ta them një veshëgjatl­lëk të tillë. Është thjesht shpifje! Prandaj kërkoju falje njëherë të gjitha mediave ( përveç njërës) që i kriminaliz­ove me baltën e çadrës për muaj të tërë, ditë për ditë, pastaj fol sa të duash për rrezikun që u vjen nga fjalët e mia. Po mos e harro, unë kam jetuar me ta, kam punuar me ta, kam ngrënë kopaçe kokës e më ka dalë edhe gjak për lirinë e fjalës bashkë me ta. Apo s'e mban mend?! Kështu që nga unë e nga fjalët e mia dje, sot e mot, atyre mund t'u dalë më shumë vrer nga goja kundër meje e qeverisë sime, po kurrë nuk u ka hyrë, nuk u hyn e nuk t'u hyjë një gjemb në këmbë. Kurrë! Por natyrisht, gojë s'kanë vetëm ata

dhe gojën time e kam pasur, e kam dhe do ta kem sa të kem frymë, për të vërtetat e mia, që nuk i negocioj e as i kyç në heshtjen hipokrite të me demek respektit për me-

dian!", shprehet z. Rama. Akuzave në distancë për debatin mbi mediat, kreu i PD- së u ktheu sërish përgjigje. Basha theksoi se Rama është censurues i "Njerëzit duhet të dëgjojnë edhe anën time e pastaj gjykojnë vetë ata, mos e ki merak. Sepse, mos e harro, ta kam thënë shpesh në publik, por edhe sy më sy se kush i merr shqiptarët për budallenj e pëson dhe sa më shumë t'i bëjë për budallenj, aq më keq e pëson! Çudi e madhe me ty o mik, që nuk mëson", tha z. Rama.

dobët, shtrembëro­n qëndrimet e tij. Kreu i PD- së e cilësoi kreun e qeverisë një autokrat të zhytur në korrupsion, drogë dhe krim. "Klima që krijon Rama inkurajon kriminelët që të sulmojnë gazetarët, të cilët raportojnë dhe hetojnë krimin dhe korrupsion­in. Rama si një censurues i dobët shtrembëro­n qëndrimet e mija për mediat. Ka pasur dhe do të ketë kritika për ata pronarë që s'lejojnë gazetarët të raportojnë të vërtetën", tha Basha.

 ??  ?? Komisioner­i i BE- së për Zgjerimin, Johanes Hahn, dje me kreun e opozitës Lulzim Basha
Komisioner­i i BE- së për Zgjerimin, Johanes Hahn, dje me kreun e opozitës Lulzim Basha
 ??  ?? Kryeminist­rit Edi Rama dhe kreu i opozitës, Lulzim Basha
Kryeminist­rit Edi Rama dhe kreu i opozitës, Lulzim Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania