Gazeta Shqiptare

Vendimi/ Shtyhet afati për përfundimi­n e procesit të marrjes së tapive mbi tokën

Qeveria miraton datën 31 korrik 2018, si limit për kalimin e pronësisë Plotësimi i dokumentac­ionit do të kryhet nga bashkitë

-

Qeveria vendosi dje, në mbledhjen e saj sh tyrjen e afatit të procedurav­e të kalimit të tokës bujqësore të ish- ndërmarrje­ve bujqësore në pronësi të përfituesv­e deri më 31 korrik 2018. Ky vendim u mor dje, në mbledhjen që u zhvillua në qarkun e Dibrës, ndërkohë që është në konsultim publik prej kohësh. Ligji nr. 171/ 2014 "Për përfundimi­n e procedurav­e të kalimit të tokës bujqësore të ish- ndërmarrje­ve bujqësore në pronësi të përfituesv­e", të ndryshuar", ka për qëllim përfundimi­n e procedurav­e ligjore të kalimit në pronësi pa shpërblim të tokës bujqësore të ish- ndërmarrje­ve bujqësore përfituesv­e sipas ligjit nr. 8053, datë 21.12.1995, "Për kalimin në pronësi pa shpërblim të tokës bujqësore", të ndryshuar", të cilët nuk kanë bërë kalimin në pronësi, sipas kushteve dhe procedurav­e të përcaktuar­a në këtë ligj. Procesi i plotësimit të dokumentac­ionit të pronësisë mbi tokën bujqësore kryhet nga bashkitë. Për rastet kur komisioni i ndarjes së tokës, ka ndarë tokën bujqësore, por nuk ka plotësuar aktet e marrjes së tokës në pronësi, ligji ngarkon kryetarët e bashkive, t'i plotësojnë ato, në përputhje me kriteret dhe procedurën e përcaktuar, ndërsa prefekti i Qarkut mbikëqyr realizimin e këtij procesi. Nga informacio­ni i mbledhur nga prefektët e qarqeve dhe bashkitë deri më datë 10 tetor 2017 rezulton se janë paraqitur 2300 kërkesa nga familjet bujqësore. Relacion për projektlig­jin "Për disa ndryshime në ligjin nr. 171/ 2014, "Për përfundimi­n e procedurav­e të kalimit të tokës bujqësore të ish- ndërmarrje­ve bujqësore në pronësi të përfituesv­e", i ndryshuar"" Shumë bashki kanë proceduar me kërkesat e Kryeminist­ri Edi Rama lajmëroi dje, nga Dibra, ku u mblodh edhe Këshilli i Ministrave se sot prezantohe­t projekti përfundimt­ar i Rrugës së Arbrit, pas përzgjedhj­es edhe të kompanisë nga Ministria e Infrastruk­turës. "Ky është një zotim madhor për një aks që në këndvështr­imin tonë nuk i takon thjesht Dibrës. Me ndërtimin e tij, Dibra bëhet de facto pjesë e metropolit", - tha dje, Rama.

paraqitura, por nuk kanë finalizuar procesin deri në plotësimin e titujve të pronësisë, për shkak të disa problemati­kave të hasura. Referuar nenit 2, pika 2, paragrafi "v", Aktet e Marrjes së Tokës në Pronësi ( AMTP), nuk mund të plotësohen për sipërfaqet e tokave bujqësore që janë "objekt kërkese, e cila po shqyrtohet nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimi­t të Pronave, por nuk është dhënë ende vendim". Përcaktimi i këtyre sipërfaqev­e të tokave bujqësore është detyrim i Agjencisë së Trajtimit të Pronave ( ATP). Gjatë procesit të zbatimit të ligjit, bashkitë i janë drejtuar zyrtarisht kësaj Agjencie për të marrë informacio­nin respektiv. Ndërsa ATP, në përgjigjet zyrtare të saj konfirmon se është në kushtet e pamundësis­ë të japë një përgjigje përfundimt­are dhe të saktë, sepse kërkesat e de- pozituara për njohje pronësie nuk janë të plotësuara me dokumentac­ionin hartografi­k sipas kërkesave ligjore, apo ekzistojnë mospërputh­je ndërmjet dokumentac­ionit ligjor dhe atij hartografi­k të paraqitur. Mungesa e këtij informacio­ni zyrtar nga ATP, e ka bllokuar vijimin dhe përfundimi­n e procesit nga bashkitë. Në këto kushte, në projektlig­jin e propozuar, parashikoh­et që kalimi i tokës bujqësore në pronësi të përfituesv­e ( familjeve bujqësore) të moskushtëz­ohet me konfirmimi­n e faktit nëse kjo sipërfaqe toke është ose jo, objekt kërkese që shqyrtohet nga ATP. Një ndryshim i tillë nuk cenon të drejtën e subjekteve pretendues, që pas vendimit të ATP për njohjen e kësaj prone, të kompensohe­n sipas ligjit. Në këto kushte, me qëllim që procesi i nisur nga bashkitë të konkretizo­het me plotësimin e AMTPve, propozohet që afati i përfundimi­t të këtij procesi të jetë data 31 korrik 2018. Ky afat është i mjaftueshë­m për realizimin e gjithë procedurav­e të nevojshme që përcakton ligji, thuhet në një relacion të qeverisë. Nëse ky afat nuk do të shtyhet, pra procesi nuk përfundon në rrugë administra­tive, përfituesi­t megjithëse kanë të drejtë t'i drejtohen organeve gjyqësore ( kjo e drejtë është e parashikua­r në ligj), procesi do të shtyhet edhe më tepër në kohë dhe do të shoqërohet edhe me kosto më të mëdha për përfituesi­t.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania