Gazeta Shqiptare

Debate për borxhin/ Arben Ahmetaj: Tendenca në ulje. Opozita: Po e rrisni

Ministri: Synohet ulja e borxhit me 2.8% në 2018, prioritet investimet publike Deficiti për vitin 2018 planifikoh­et të jetë në nivelin 2.0% të PBB

-

Qeveria do të ulë borx hin me 2.8 për qind vitin e ardhshëm. Deficiti buxhetor do të jetë në nivelin 2.0% të PBB. Shifrat u bënë të ditura nga ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, i pranishëm në seancë, ku prezantoi parashikim­in e treguesve kryesorë për vitin që do të vijë. Sipas ministrit Ahmetaj, do të synohet ulja e borxhit deri në 2021 me 60%. "Objektivi i qeverisë është të ulet borxhi me 2.8 për qind vitin e ardhshëm", - tha ministri. "Prej tri vitesh qeveria ka deklaruar se balanca primare tregon se qeveria nuk ka akumuluar borxh të ri publik. Balanca korrente 3.3 për qind pozitive", - ka bërë me dije Ahmetaj, i cili shtoi se prioritet i kësaj qeverie janë investimet publike. "Kemi reduktuar borxhin publik, por njëkohësis­ht kemi parashikua­r se niveli i investimev­e publike do të jetë në nivelin 5 për qind të PBB- së, duke respektuar dhe rregullin e artë fiskal të raportit investimev­e publike me huamarrjen. Huamarrja e brendshme do të vijojë të jetë burimi kryesor i financimit", - deklaroi Ahmetaj. Tri rreziqet që prezantoi ministri ishin rreziku nga financimi, normat e interesit dhe nga kursi i këmbimit. Për t'u mbrojtur nga rreziku i fundit, ministri tha se do të menaxhohet duke mbajtur borxhin në valutë në nivele optimale, jo më shumë se 55% e totalit të borxhit. Diskutimet për deficitin, nivelin e borxhit dhe menaxhimin e fi- nancave publike janë shoqëruar me debate në Komisionin parlamenta­r të Ekonomisë dhe Financave. Gjatë prezantimi­t të zërit të borxhit dhe deficitit buxhetor, ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, u shpreh se balanca primare pritet të shoqërojë edhe buxhetin e vitit të ardhshëm, çka do të thotë që qeveria nuk do të krijojë borxh të ri, por nuk la pa përmendur edhe risqet. Këtë e kanë kundërshtu­ar deputetët e opozitës. Sipas Jorida Tabakut, qeveria ka dështuar në menaxhimin e financave publike, ku gjatë viteve të fundit nuk ka rritur investimet, por borxhin publik. Në draft- buxhetin e vitit të ardhshëm, deficiti buxhetor është parashikua­r në masën 32.3 miliardë lekë, ose 2 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto.

 ??  ?? Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, gjatë seancës
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, gjatë seancës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania