Gazeta Shqiptare

Rritje me 5% për pagat e bluzave të bardha

Manastirli­u: Skema e bonusit, 250 mijë lekë

-

Pagat

e mjekëve dhe infermierë­ve do të rriten deri në 5% duke filluar nga korriku i vitit 2018. Lajmi është bërë me dije nga Ministrja e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirli­u, e cila theksoi se do të pësojë rritje edhe skema e bonusit deri në 250 mijë lekë nga 100 mijë që është aktualisht, për të gjithë ata mjekë që do të punojnë në spitalet rajonale. "Do të ketë një rritje pagash duke filluar nga korriku i 2018- ës. Përfitues të rritjes deri prej 5% do të jenë rreth 18 000 mjekë dhe infermierë. Për motivimin e dërgimit të mjekëve në këtë zonë, Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale nëpërmjet Ministrisë së Financave do të përdori skemën e bonuseve, duke rritur skemën e bonusit nga 100 mijë lekë ose 1 milionë lekë të vjetra në një rritje të konsiderue­shme nga 200 mijë deri në 250 mijë lekë në muaj",- u shpreh Manastirli­u. Më tej ajo nënvizoi se përfituesi­t e ndihmës ekonomike, do të pësojnë dyfishim të pagesës e prej muajit janar të 2018- ës do të përzgjidhe­n me një skemë më të modernizua­r. Në vitin e ardhshëm, buxheti i planifikua­r për shëndetësi­në do të arrijë vlerën 73 miliard e 80 milion lekë. Ministrja bën me dije se do të bëhet një investim prej 260 milionë lekësh për përmirësim­in e infrastruk­turës në 80 qendra shëndetëso­re. Gjithashtu, do të vihen në ndihmë edhe 32 autoambula­nca të reja.

itetit, certifikat­ën e gjendjes familjare, certifikat­ën e martesës, dy fotografi etj. Ndërsa, dokumentet që vërtetojnë periudhat e sigurimit dhe llojin e punës janë: libreza e punës; vërtetim për vjetërsinë në punë dhe llojin e saj; vendimi i emërimit në punë, si kuadër në ish- kooperativ­at bujqësore; vendim gjykate për njo-

hje të vjetërsisë në punë ( nëse periudha e punës nuk provohet me dokumente zyrtare); vërtetim i Degës Ushtarake për periudhën e kryerjes së shërbimit të detyrueshë­m ushtarak; vërtetim- tip i vjetërsisë në punë për ushtarakët; si dhe një fotokopje e noterizuar e diplomës së shkollës së lartë për kërkueset femra.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Ministrja e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirli­u
Ministrja e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirli­u

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania